Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-07, 09:23   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zėrat pėrtej dyerve tė mbyllura


Nju Jork, 3 prill – Deri nė orėt e vona tė natės, sipas kohės sonė lokale, ka vazhduar seanca me dyer tė mbyllura tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Para anėtarėve tė kėtij Kėshilli, i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, mbrojti para anėtarėve tė KS-sė planin e tij pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės.

Nė takimin, siē quhej, konsultativ, jo formal, mori pjesė edhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica.

Siē u bė e ditur, pas njė debati tė gjatė dhe tė ashpėr, edhe pse ėshtė pritur shumė, presidentit Fatmir Sejdiu nuk iu dha fjala dhe nė vend tė tij, ashtu siē kishtė kėrkuar kryeministri Koshtunica, foli kryeadministratori Joakim Ryker, ndėrkohė qė nga pala serbe, foli dhe kryeministri serb.

Ndėr ēėshtjet mė tė nxehta nė kėtė seancė, ka qenė diskutimi rreth kėrkesės sė Rusisė pėr dėrgimin e njė delegacioni informues nė Kosovė, siē thuhet, pėr tė parė situatėn nė Kosovė, kėrkesė kjo qė qėllim mė vete ka zvarritjen sa mė tė gjatė tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe tė nxjerrjes sė njė rezolute tė re pėr Kosovėn sipas propozimit dhe dokumentit tė z. Ahtisaarit, tė cilin tashmė e ka nė duar tė veta Kėshilli i Sigurimit.

Njė gjė tė tillė, e ka konfirmuar edhe ambasadori frėng, De la Sabunje pėr ēka tha se “kjo ėshtė njė iniciativė qė nuk do tė zgjas shumė” dhe, sipas tij, “bėhet fjalė pėr disa ditė”.

Ryker flet nė vend tė Sejdiut

Pas disa orė bisedimesh dhe konsultimesh, ambasadorėt kanė vendosur, nė bazė tė kėrkesės kategorike tė Koshtunicės, qė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu tė mos flasė pėrpara vendeve anėtare tė KS-sė, por nė vendin e tij pėr Kosovėn tė flasė kryeadministratori, Joakim Ryker. Ky i fundit arriti nė Nju Jork pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrsa pėr Serbinė, ashtu siē dihej, foli kryeministri Koshtunica. Shefi i qeverisė serbe ka folur menjėherė pas shpjegimeve tė Martti Ahtisaarit pėr planin e statusit. Ajo e cila nuk lejoi qė presidenti Sejdiu tė flet zyrtarisht edhe nė sallėn e KS-sė, ishte Rusia, kjo pasi, siē tha ambasadori rus, Vitali Ēurkin “pėr tė mos vendosur pėrfaqėsuesin e njė shteti pranė atij tė njė province”.

Mustafaj: Me rėndėsi ėshtė qė Ban Ki Moon mbėshtet pavarėsinė
Tė hėnėn, nė Nju Jork ka qėndruar edhe ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj, i cili ka pasur takim me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. Mustafaj vlerėsoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qe Moon mbėshtet rekomandimet e presidentit Ahtisaari, pasi kjo tregon qė ai mbėshtet pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, e cila ėshtė e shprehur nė atė propozim.

“Ju e dini se nė rekomandimet e tij thuhet se njė pavarėsi e mbikėqyrur ėshtė opsioni mė i qėndrueshėm pėr tė ardhmen e Kosovės. Pėr mua kjo ka shume rėndėsi sepse faktori kryesor ndėrkombėtar, siē ėshtė Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara mbėshtet pavarėsinė e Kosovės”, tha Ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj.

Seanca e sė hėnės ka nisur debatin rreth planit tė Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės.

Gjithashtu, nga kjo seancė, pritet qė tė sqarohet kėrkesa e Rusisė pėr ta dėrguar njė delegacion nė Kosovė dhe Serbi, i cili do ta vlerėsojė situatėn.
Seanca e 3 prillit nė KS tė OKB-sė, konsiderohet ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishmet pėr Kosovėn, qysh nga pėrfundimi i luftės nė vitin 1999, pasi pikėrisht me kėtė datė, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė filloi diskutimi rreth pavarėsisė sė Kosovės.

Besnik RAMADANAJ, IliriaPost
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė