Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-08, 13:08   #25
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

GAFAT E RADHĖS TĖ LIDERSHIPIT TĖ KOSOVĖS

(ky shkrim ėshtė botuar nė tė pėrditshmen “Koha Ditore” nė Prishtinė mė 28 gusht 2008, f. 11)
Se vėrtet udhėheqja kosovare ka dėshtuar nėpolitikėn e jashtmepėr t’i bindur shtetet dhe qeveritė e vendeve tė huaj qė ta njohin Kosovėn, kjo tashmė nuk ėshtė njė ēėshtje e panjohur. Mirėpo ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė qeveritarėt kosovarė ende bėjnė politikė pėr konsum tė brendshėm tė udhėhequr nga interesa tė vogla e meskine, duke dėmtuar rėnd interesat strategjike tė Kosovės.
Kjo mė sė miri u pa edhe kėto ditė kur me iniciativėn e shoqėrisė civile nė Prishtinė u mbajt konferenca “Kosova dhe Bota Arabe”, ku intelektualė arab dhe shqiptarė diskutuan pėr raportet dhe marrėdhėniet nė mes shqiptarėve dhe shteteve arabe dhe pėr sensibilizimin e opinionit arab pėr njohjen e shtetėsisė sė Kosovės.
Ajo qė ra nė sy nė kėtė konferencė ėshtė sjellja e papėrgjegjshme dhe pa kurrfarė bontoni e lidershipit tė Kosovės, duke filluar qė nga presidenti Sejdiu, ministri i punėve tė jashtme Skėnder Hyseni dhe pėr tė pėrfunduar tek deklarata skandaloze e shefit tė ekzekutivit tė Kosovės –kryeministrit Hashim Thaēi, i cili madje nuk denjoi qė tė merrte pjesė fare nė kėtė konferencė.
Tė shohim radhazi:
Nė hapje tė konferencės sė sipėrpėrmendur qe i pranishėm edhe presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu i shoqėruar nga ministri i punėve tė jashtme Skėnder Hyseni, gjė kjo qė ėshtė pėr t’u vlerėsuar. Por ajo qė ėshtė shqetėsuese ėshtė paraqitja anemike dhe me njė fjalim tė zbehtė dhe jo adekuat me konferencėn qė mbahej e presidentit Sejdiu.
Ngjashėm si ai, po thuaj, u paraqit edhe ministri i jashtėm Skėnder Hyseni, por ajo qė ra nė sy nė paraqitje e dy liderėve tanė nė kėtė konferencė qe injorimi qė iu bė pjesėmarrėsve dhe panelistėve tė konferencės, kur me tė pėrfunduar fjalimet e tyre edhe presidenti e edhe ministri i jashtėm u larguan nga salla ku mbahej konferenca, pa treguar kurrfarė respekti pėr pjesėmarrėsit. Do tė ishte e udhės, tė paktėn pėr arsye kulturore dhe pėr shkak tė bontonit diplomatik qė presidenti dhe ministri i jashtėm tė dėgjonin, tė paktėn, njė nga panelistėt arab. Kėtė nuk e bėri as presidenti dhe as ministri i jashtėm i Kosovės. Sa kohė qė, pėr koincidencė, shtypi i Prishtinės nė tė njėjtėn ditė kishte botuar njė pjesė nga intervista e presidentit Sejdiu dhėnė tė pėrditshmes prestigjioze gjitharabe “Al-Hayat”, ku presidenti ynė shprehte zhgėnjimin e tij pėr mosnjohjen e Kosovės nga ana e shteteve arabe.
Mirėpo, kėtė sjellje injoruese dhe pa sens diplomatik, sikur e la nėn hije deklarata skandaloze dhe e papėrgjegjshme, tė cilėn njė ditė pas pėrfundimit tė konferencės e tha kryeministri i vendit, Hashim Thaēi, i cili, - mbase “i nxehur” nga temperaturat e larta tė betonit gjatė vėnies sė gurthemelit tė ndėrtesė sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe i pyetur nga gazetarėt pėr kritikat e publicistit Surroi nė adresė tė politikės sė jashtme, - nė mėnyrė tė pamatur dhe super emocionale vendet arabe, kryeministri ynė, i quajti “adresa tė dyshimta”.
Njė deklaratė e tillė nga shefi i ekzekutivit tė vendit ėshtė sa e papėrgjegjshme aq edhe e dėmshme, sepse ofendon dhe etiketon qeveritė legale dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht tė Botės Arabe, ndėrsa nė anėn tjetėr pret dhe kėrkon njohje nga ato qeveri.
Deklarata e kryeministrit Thaēi ėshtė shokuese, e pamatur dhe e dėmshme pėr imazhin e Kosovės dhe pėr diplomacinė e saj, andaj ėshtė nė tė mirė tė vet kryeministrit dhe tė qeverisė sė Kosovės qė tė sqaroj atė deklaratė para gazetarėve nė Prishtinė.
Kryeministri ynė duhet qė tė ketė kujdes se ēka deklaron, sepse ai tashmė ėshtė shef i ekzekutivit tė njė vendi tė pranuar nga 46 shtete dhe qė kėrkon dhe i duhen njohje edhe nga shtete tė tjera.
Kryeministri edhe mė herėt kishte bėrė gafe tė tilla, duke i ndarė shtetet nė kualitative dhe numerike.
I nderuari kryeministėr, duhet ta keni shumė tė qartė se disa qeveri e shtete qė ju i quani adresa tė dyshimta, janė aleate dhe mike tė ShBA-ve dhe botės perėndimore.
Zotni kryeministėr, ju dhe kėshilltarėt qė ju rrethojnė, a jeni tė vetėdijshėm se nuk kalon muaj e qė nė Xheda tė Arabisė Saudite, nė Kajro tė Egjiptit, nė Doha tė Emirateve, nė Kuvajt..., e qė tė mos zbresin udhėheqės tė lartė tė ShBA-ve dhe tė vendeve perėndimore.
Ne jemi shume tė vetėdijshme se Kosova vėrtet nuk ka kapacitet qė kanė shtetet si SHBA-tė, Anglia, Franca, por habitemi me idenė tuaj qė t’i ndani shtetet nė kualitative dhe numerike, dhe duam ta dimė se ku e mbėshtetni teorinė tuaj qė kėto qeveri legale e tė njohura ndėrkombėtarisht t’i quani “adresa tė dyshimta” dhe me ēfarė kuti i matni qeveritė nė “kualitative” dhe “jokaulitative” .
Zotni kryeministėr, a jeni nė dijeni se diplomacia amerikane, turke dhe ajo e Tiranės zyrtare janė duke lobuar nė shtetet e Konferencės Islamike pėr njohjen e Kosovės, dhe a mund tė na thoni ju, presidenti i vendit dhe ministri i punėve tė jashtme se ēfarė keni bėrė deri mė tash. Hiē kėtu njė letėr tė cilėn e keni dėrguar pas 17 shkurtit dhe me tė cilėn keni kėrkuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Por, a thua vallė, kjo ėshtė e mjaftueshme? !
Zotni kryeministėr, nuk e keni ju as fuqinė ekonomike, as politike, dhe as diplomatike qė tė ndani shtetet nė "kualitative” dhe “numerike”, ju dhe Kosova nuk e ka kėtė komoditet qė tė pėrcaktoni shtetet: “tė dyshimta” dhe “jo tė dyshimta” . Ne jemi shtet i vogėl dhe nė formim e sipėr, ndaj dhe sot mė shumė se kurrė na duhet njė diplomaci e mirėfilltė qė ndjekė me urtėsi e diplomaci interesat e Kosovės dhe aleateve tanė, para sė gjithash tė SHBA-ve, e jo tė bėjmė njė politik konfliktuoze e refuzuese me shtetet qė kanė tė gjitha potencialet qė shumė lehtė mund tė jenė pėrkrahėse dhe miq tanė.
Ėshtė me hile dhe krejt pėr konsum tė brendshėm e pėr kapricio personale, fshehja parapa emrave tė mėdhenj si Uashingtoni e Brukseli, kur dihet qė jo vetėm Kosova, por tė gjithė shqiptarėt e kanė ēėshtje kombėtare dhe parim numėr njė integrimin nė BE, NATO dhe miqėsinė e ngushtė me SHBA, por nė tė njėjtėn kohė nuk duhet lėnė anash as marrėdhėniet e mira me shtete e tjera.
Zotni kryeministėr, integrimin nė NATO dhe BE, qeveria juaj mund ta ketė prioritet numėr njė, madje dhe pėr kėtė ēėshtje mund tė themeloni ministrinė e integrimit, por, krahas kėsaj, duhet qė tė siguroni sa mė shumė njohje tė Kosovės nga shtet e tjera, qė tė krijoni sa mė shumė miq dhe lidhje politike e ekonomike pėr shtetin qė po e themelojmė pėr ēdo ditė me shumė mund e sakrifica.


vazhdon poshte...
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė