Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-01-19, 19:25   #1
power8
 
Anėtarėsuar: 22-08-13
Vendndodhja: Republika e Kosoves
Postime: 292
power8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėmpower8 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Haradinaj: SHBA-ja kėrkoi heqjen e taksės, por ne nuk e heqim

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė kėrkuar zyrtarisht heqjen e vendimit pėr taksėn ndaj produkteve serbe. Por kreu i ekzekutivit thotė se vendimi pėr taksėn nuk do tė hiqet derisa tė arrihet njė marrėveshje pėr njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga Serbia
Nė njė konferencė pėr media, Haradinaj ka thėnė se njė kėrkesė e tillė i ka ardhur pėrmes ambasadorit tė SHBA-sė nė Prishtinė, Philip Kosnett.
“Qėndrimi i departamentit vjen tė unė pėrmes ambasadorit. Ambasadori ka shprehė qėndrimin e qeverisė amerikane pėr kėrkesėn pėr pezullim tė taksės nė mėnyrė qė me i hapė rrugė dialogut. Ėshtė kėrkesė e tyre zyrtare. Mirėpo, ata duhet ta thonė vetė se nuk kemi fort tė drejtė me i komentu qėndrimet e tyre. Po pėr hir tė opinionit po”, ka thėnė Haradinaj para gazetarėve pas mbledhjes sė Qeverisė.
Megjithatė, kreu i Qeverisė thotė se taksa do tė qėndrojė, derisa tė ketė ndonjė marrėveshje gjithėpėrfshirėse qė si rezultat do tė kishte njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia.
Ai dialogun e tri viteve tė fundit nė Bruksel e ka quajtur si cirk, dhe ka thėnė se nuk ia vlen qė tė hiqet taksa pėr vazhdimin e njė dialogu tė tillė.
“Ėshtė kėrkesė e tyre zyrtare. Sot e kishim pezulluar, sikur ta kishim njė kontratė tė dakordume, e pezullojmė. Se nuk ėshtė vendos tarifa pėr me e pengu njė marrėveshje. Por para se tė kemi njė marrėveshje pėr njohje, pėr me e vazhdu njė cirk qė u quajt dialog si i kėtyre dy tri viteve tė fundit, nuk ka logjikė me u heq. Nėse shkruhet njė marrėveshje gjithėpėrfshirėse, ua jap mundėsinė e pezulloj, pėr aq ditė sa zgjat ajo mundėsia me u nėnshkru. Nuk ėshtė qėllimi qė na me taksė me e blloku marrėveshjen pėr njohje”, ka shtuar tutje Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Ai ka thėnė se do tė presin qė tė ketė njė marrėveshje Kosovė-Serbi deri nė vitin 2022, e nėse nuk do tė ketė njė marrėveshje pėr njohje, taksa do tė qėndrojė.
“Serbia mendon me shkue deri me 22-in me zvarritje tė proceseve, ne do ta mbajmė taksėn deri me tė 22-in. Nėse nuk ka marrėveshje, taksa rrin. BE-ja duhet me e ditė, qė nėse nuk hyjmė tė dyja vendet nė tė njėjtėn ditė nė BE, nuk ėshtė zgjidhė ēėshtja e Ballkanit”, ka potencuar Haradinaj. /GazetaExpress/
__________________________________________________ _________________________
https://www.gazetaexpress.com/lajme/...-heqim-616185/


__________________
Njeri pa firmė !
power8 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante