Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 20:42   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Felek”

Komentimi i kaptinės “El-Felek”

1. “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit!

2. Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi,

3. dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset,

4. dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura),

5. dhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.”

(El-Felek, 1-5)



Kaptina “El-Felek” ėshtė kaptinė mekase-medinase, e zbritur pas asaj “El-Fil” dhe ka gjithsej 5 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 113. Tė kėtij mendimi janė Hasen el Basriu, Atau dhe Ikrimja. Ky zaten ėshtė mendimi edhe i shumicės sė dijetarėve tė tjerė. Njė mendim tė tillė e pėrkrahin edhe komentatorėt e mėdhenj tė tefsirit, si Ibn Xherir et Taberiu, Muhamed Abduhu, Muhamed Reshid Ridaja, Sejjid Kutbi, Muhamed Ali Sabuni etj.

Nė anėn tjetėr, Ibn Abbasi, Katadeja dhe njė grup i konsiderueshėm i dijetarėve, pėrfshirė kėtu edhe Ibn Merdevijen, Fahru Rraziun, Ibn Kethirin, Ebu Bekr el Xhezairiun etj., mendojnė se kjo sure ėshtė medinase, njė mendim qė po ashtu pranohet nga njė numėr i madh i dijetarėve.



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė njihet me emėrtimin “El-Felek”, qė do tė thotė “kaptina e agimit”, sepse ajeti i parė i kėsaj sureje fillon me fjalėt: “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit!”.


Vlera e kėsaj kaptine
Pėr vlerėn e madhe tė kėsaj kaptine dhe tė asaj “En-Nas”, qė ndryshe quhen edhe “El-Muavvedhetejn”, ka dhėnė shenjė edhe i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., nė shumė hadithe, tė cilat janė shėnuar pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.

Ja disa prej kėtyre transmetimeve:

- Transmetojnė Muslimi nė Sahihun e tij si dhe Ahmedi, Tirmidhiu e Nesaiu nga Ukbe bin Amir el Xhuhenij tė ketė thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “A nuk di se si ajetet qė mė kanė zbritur sonte (nė kėtė natė), kurrė nuk kanė zbritur tė tilla mė parė: “(Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas).”

Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Ukbe bin Amiri tė ketė thėnė: ”Mė ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., qė t’i kėndoj dy “muavvedhetejnėt” pas ēdo namazi”.

-Transmeton Nesaiu nga Ebu Abdullah bin Aish el Xhuhenij tė ketė thėnė: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “O Ibn Aish! A tė tregoj pėr lutjet mė tė mira (mė tė vlefshme), me tė cilat kėrkohet mbrojtje tek Allahu?” Po, si jo, o i Dėrguar i Zotit, ia ktheva unė. Atėherė mė tha: “Lexoji kėto dy sure: (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…).”[1]

- Transmeton Nesaiu nga Xhabiri r.a. tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut njėherė mė tha: “Xhabir, thuaj (lexo)!” e unė e pyeta: Ē’duhet tė them (tė lexoj)? Ai u pėrgjigj: “Thuaj: (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…)”. Unė i lexova ato, e ai (i Dėrguari a.s.) tha: “Lexoji ato, sepse kurrė nuk do tė lexosh diēka tė barabartė me to”. [2]

- Nė njė hadith tė pėrcjellė nga Sudijj bin Ixhan, thuhet: “Mė ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “A t’i mėsoj tri sure, sikur tė cilat nuk kanė zbritur as nė Tevrat, as nė Zebur, as nė Inxhil e as nė Furkan (Kur’an)? Ato janė: (Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…).”



Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine

Nė lidhje me kėtė sure dhe atė “En-Nas”, nėse janė mekase ose medinase, siē theksuam mė parė, dijetarėt janė ndarė nė dy grype: Disa prej tyre mendojnė se kjo kaptinė ėshtė mekase, kurse disa tė tjerė se kjo ėshtė medinase.

Ėshtė fakt i pamohueshėm se qė tė dyja kėto mendime kanė mbėshtetje nė argumente dhe mund tė konsiderohen si tė sakta.

Fahru Rraziu nė tefsirin e tij cek mendimet e disa dijetarėve qė thonė se kjo sure ėshtė mekase, dhe si shkak tė zbritjes sė saj marrin njė hadith nė tė cilin ceket se Xhibrili a.s. e ka paralajmėruar Muhammedin a.s. se njė “ifrit” prej exhinėve ėshtė duke e pėrcjellė pėr t’i pėrgatitur njė kurthė (intrigė), dhe si mbrojtje nga dėmi i tij, Allahu xh.sh. i zbriti nė Mekė tė Dėrguarit tė Tij dy “muavvedhetejnėt”, me tė cilėt kėrkohet mbrojtje nga Allahu prej dėmit tė ēdo krijese, qofshin exhinė, njerėz apo egėrsira.

Fahru Rraziu sjell edhe njė thėnie qė transmetohet nga Seid bin Musejjebi, i cili ka thėnė se kėto dy sure kanė zbritur nė Mekė si mbrojtje nga mėsyshi dhe zilia e kurejshėve ndaj Muhammedit a.s., tė cilėt nuk mund tė pajtoheshin se ai njė ditė tė afėrt do t’ua shkatėrronte idhujt dhe pozitat e tyre privilegjuese.[3]

Mirėpo vetė Rraziu konsideron se kjo sure ėshtė medinase, dhe sjell si argument hadithin e gjatė qė transmetohet nga Aishja r.a., ku ceket ngjarja e magjisė ndaj Muhammedit a.s.; hadithi gjendet pothuaj nė tė gjitha koleksionet bazė tė hadithit.

Shumica prej atyre qė mendojnė se kjo sure dhe ajo “En-Nas” janė mekase, nuk e pėrmendin fare ngjarjen e magjisė sė ēifutit Lebid ibn A’ėsam ndaj Resulullahut s.a.v.s., madje shumė prej tyre edhe mohojnė kategorikisht njė gjė tė tillė. Prej dijetarėve bashkėkohorė, mė tė zėshmit nė kėtė drejtim janė Muhammed Abduhuja, Muhammed Reshid Ridaja e nė njė mėnyrė edhe Sejid Kutbi, i cili ndėr tė tjera, nė lidhje me kėtė, thotė: “Janė cekur transmetime, disa prej tyre tė vėrteta (autentike), por jo edhe mutevatir (tė pėrcjella nga shumė transmetues nga ashabėt), se Lebid ibn A’ėsam, njė ēifut nga Medina i kishte bėrė magji dhe e kishte hipnotizuar Pejgamberin a.s. pėr disa ditė apo muaj… dhe se me zbritjen e kėtyre dy sureve, i ėshtė larguar ajo magji e lidhur nė nyja…mirėpo ėshtė e sigurtė se kėto rrėfime e kundėrshtojnė idenė e tė mbrojturit tė Pejgamberit a.s. nė fjalė dhe nė vepra… Qė kėtu ne i heqim nga mendja tė gjitha kėto rrėfime, nė bazė tė asaj se Kur’ani ėshtė arbitri pėrfundimtar dhe se hadithet e transmetuara individuale (ahad) lidhur me kėtė ngjarje, nuk kanė pasur mbėshtetje tė duhur dhe nuk mund tė merren pėr argumentim nė ēėshtje tė besimit. Ajo qė kėto rrėfime i bėn edhe mė tė paqėndrueshme, ėshtė fakti se qė tė dy suret - “El-Felek” dhe “En-Nas”, u shpallėn (zbritėn) nė Mekė, qė ėshtė mendim mė i pranuar i dijetarėve, prandaj transmetimet e tilla nė kėtė rast humbin nga pesha dhe konsiderohen si tė dobėta”.[4]



Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake
Meqenėse Allahu xh.sh. nė suren paraprake “El-Ihlas” sqaroi se Allahu ėshtė i pastėr nga ēdo gjė qė nuk pėrkon me Madhėrinė dhe cilėsitė e Tij, dhe se vetėm Atij i drejtohet ēdo krijesė pėr ēdo nevojė a kėrkesė, nė kėtė sure dhe nė atė pasuese “En-Nas”, sqarohet, se duke u mbėshtetur nė Allahun xh.sh., duhet tė kėrkojmė prej Tij qė tė na mbrojė prej dėmit tė krijesave, prej dėmit tė errėsirės sė natės sė ngrysur, prej sė keqes sė magjistarėve e tė ziliqarėve, prej dėmit tė vesveseve dhe intrigave tė shejtanit, dhe prej dėmit tė tėrė asaj qė Allahu ka krijuar nė pėrgjithėsi, pėrfshirė kėtu edhe dėmin e shkaktuar nga exhinėt dhe nga njerėzit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė tri suret e fundit nė Kur’an tė quhen “El-Muavvidhat”, ndėrsa du suret e fundit “El-Muavvedhetejn”.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė