Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 20:47   #5
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Felek”-vazhdim

Koment:

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَق

1. Thuaj: I mbėshtetem (kėrkoj mbrojtje prej) Zotit tė agimit!

Kjo sure fillon me urdhrin hyjnor “Kul”-“Thuaj”, ashtu si nė suren paraprake “El-Ihlas”, por tashti me njė ton mė tė butė e mė tė mėshirshėm, sesa nė “El-Ihlas”, qė ishte urdhėr i prerė.

Fjala “Thuaj” kėtu shpreh formėn e kėshillės hyjnore tė Krijuesit, i Cili e mėson tė Dėrguarin e Vet se kujt duhet t’i mbėshtetet pėr tė kėrkuar mbrojtje. E s’ka dyshim qė mė i merituari pėr tė kėrkuar mbrojtje e strehim ėshtė Vetė Allahu xh.sh., i cili ėshtė Krijues i botėve, Krijues i tėrė asaj qė e shohim dhe qė nuk e shohim, Krijues i dritės dhe i errėsirės, Krijues i ēdo gjėje.

Fjala “Eudhu”, nga aspekti gjuhėsor ka kuptimin: “kėrkoj mbrojtje, strehim, mbėshtetje me qėllim tė largimit tė dėmit material si dhe tė ligave e tė kėqijave tė tjera tė natyrės shpirtėrore.”[5]

Fjala “felek” nė aspektin etimologjik do tė thotė: ndarje, ēarje, por qėllimi i saj nė kontekst tė fjalisė do tė thotė agim i mėngjesit, proces ky qė simbolizon ndarjen e dritės nga errėsira me fillimin e dritės sė parė tė agimit. Fjala “felek” mund tė vijė edhe nė kuptim tė krijimit ose mė saktėsisht ēdo gjė qė shpėrthen nė jetė, si fjala vjen kur fara ēahet dhe bima del mbi tokė ose uji kur shpėrthen nga shkėmbinjtė, pastaj shiu kur bie e ndahet nga retė etj.

Nė lidhje me kėto kuptime do tė sjellim ajetet kuranore si: “S'ka dyshim, All-llahu ėshtė zbėrthyes i farės (i kokrrės sė saj) dhe i bėrthamės (sė pemės). Ai nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe Ai ėshtė nxjerrės i tė vdekurit nga i gjalli. Ky ėshtė All-llahu, e si shmangeni atėherė (nga besimi)? Ai ėshtė krijues i dritės sė mėngjesit. Natėn e bėri kohė pushimi, e Diellin dhe Hėnėn pėr llogaritje tė kohės. Ky (rregull) ėshtė caktim i tė plotfuqishmit, i tė gjithėdijshmit.“ (El-En’am, 95-96).

Edhe Ibn Tejmije ėshtė i mendimit se kuptimi i fjalės “felek” ka njė prej kėtyre dy domethėnieve: ose “Zot i agimit tė mėngjesit” ,ose “Zot i tėrė krijesave (d.t.th. i tėrė asaj qė ėshtė e krijuar)”, dhe hedh poshtė si tė pabaza tė gjitha mendimet e tjera, se fjala mund tė jetė pėr ndonjė luginė ose shtėpi nė Xhehennem, nė tė cilėn do tė ndėshkohen xhehennemlinjtė, sepse, sipas tij, kėto transmetime nuk janė tė vėrteta dhe nuk janė tė pėrcjella nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė nga i Dėrguari i Allahut.[6]

Pastaj rreth fjalės “felek” se ajo simbolizon agimin e mėngjesit, kemi argument edhe hadithin e Aishes r.a. pėr fillimin e shpalljes se “…i Dėrguari a.s. nė fillim nuk shihte ndonjė ėndėrr (ru’ja) e tė mos i dilte e qartė sikur agu i mėngjesit (ke feleki-s-subhi)….” etj.



مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

2. Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi.

Gjatė komentimit tė kėtij ajeti, dijetarėt kanė dhėnė mendime tė shumta se ē’mund tė pėrfshihet me fjalėt ”Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi”.

Dijetari i mirėnjohur Fahrudin Rraziu sjell tri mendime, kuptimet e tė cilave i synon ajeti nė fjalė. Sipas Rraziut, ajo qė ėshtė synuar nė “mbrojtjen prej dėmit tė ēdo krijese”, nė radhė tė parė aludohet tek dėmi nga Iblisi (shejtani i mallkuar). Dhe, meqenėse kjo sure flet edhe pėr faktin se duhet tė mbrohemi prej dėmit tė magjistarėve e ziliqarėve, ėshtė e arsyeshme qė nė fillim tė kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej dėmit tė shejtanit, i cili ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė me magjinė (sihrin). Ėshtė fakt se nuk ka krijesė mė tė dėmshme se shejtani, i cili gjithmonė rri nė pritė pėr ta larguar ēdo njeri nga rruga e drejtė. Kėtė mendim tė tij e mbėshtet nė njė komentim nga Ibn Abbasi i cili thotė se ajeti synon mbrojtjen prej dėmit tė Iblisit.[7]

Mendimi i dytė ėshtė se duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu prej dėmit tė Xhehennemit dhe tė ndėshkimeve qė gjenden nė tė, kurse mendimi i tretė i Rraziut pėrputhet me mendimin edhe tė dijetarėve tė tjerė, mendim tė cilit i bashkohem edhe unė, se duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu prej dėmit tė ēdo krijese qė Ai ka krijuar, qoftė prej njerėzve, exhinėve, shtazėve tė egra e tė rrezikshme tė tė gjitha llojeve, me njė fjalė prej dėmit tė tė gjitha atyre krijesave qė mund tė na bėjnė dėm. Nė kėtė lloj pėrfshihen edhe tė gjitha sėmundjet dhe dhimbjet e shkaktuara prej tyre, tė cilat nė tė njėjtėn kohė janė sprovim i besimit tonė.



وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

3. Dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset.

Fjala “gasik” do tė thotė natė e errėt, diēka qė zbrazet apo shpėrndahet me shpejtėsi, e nė kėtė rast aludohet errėsira e natės, e cila zbret shpejt nė tokė dhe mbulon gjysmėn e rruzullit tokėsor, kurse fjala “vekab” do tė thotė “ka hyrė (ėshtė shtrirė)”, dhe simbolizon shtrirjen e errėsirės nė tokė.[8]

Nė kuptim tė errėsirės sė natės fjala “gaseka” vjen edhe nė ajetin kuranor: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės…” (El-Isra’ė, 78).

Fjala “gasik” nė njė kuptim tjetėr nėnkupton edhe hėnėn nė tė sosur tė saj, nė fund tė muajit, sepse nė njė transmetim tė pėrcjellė nga Aishja r.a. thuhet qė i Dėrguari a.s. e kishte porositur atė me fjalėt: “Kėrko mbrojtje tek Allahu prej kėsaj (hėnės nė tė sosur), sepse kjo ėshtė “gasiku”- errėsira kur ngryset”.[9]

Nata ose errėsira nga vetė natyra e tyre janė trishtuese dhe tė frikshme. Ndoshta sepse nėn petkun e errėt tė natės mund tė fshihen shumė dėme e tė kėqija tė njerėzve kriminelė, exhinėve apo edhe tė shtazėve gjakpirėse, tė cilat presin prenė e tyre.

Nata ėshtė interval kohor kur njeriu duhet ta marrė pjesėn e merituar tė qetėsimit dhe pushimit, por jo tė gjithė njerėzit flenė e pushojnė. Ka prej tyre qė presin errėsirėn e natės pėr tė kryer veprat mė tė ndyra, pėr tė vrarė a plaēkitur, qė pastaj t’i fshehin mė lehtė gjurmat e krimit tė tyre.

Pastaj nata ėshtė njė hapėsirė kohore, kur edhe exhinėt e shtrijnė dėmin dhe ndikimin e tyre, kėshtu qė jemi tė obliguar tė mbėshtetemi pėr mbrojtje nga ēdo frikė tek Ai qė krijoi natėn dhe ditėn, Ai qė krijoi tėrė ekzistencėn dhe e mbikėqyr rrjedhėn e saj.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė