Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:21   #11
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė”-vazhdim

أَلَمْ نَجْعَلِ الأَرْضَ مِهَادًا

وَالْجِبَالَ أَوْتَادًا

وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا

وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا

وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا
وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا


6. A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė),

7. Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?

8. Ne u krijuam juve nė ēifte.

9. dhe gjumin tuaj jua bėmė pėr pushim.

10. dhe natėn jua bėmė mbulesė (si rrobat).

11. ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim”.

(En-Nebe’ė, 6-11)

Nė vazhdim tė kaptinės, i Lartmadhėrishmi, pėr t’i bindur tė gjithė ata qė mohojnė momentin e kataklizmės dhe ringjalljen, d.t.th. “Lajmin e madh” pėr tė cilin kanė mendime tė ndryshme kundėrthėnėse, ua rikujton dhuntitė e Tij pėr njerėzimin. Tė gjitha kėto tė mira tė panumėrta, dėshmojnė qartė se pabesimtarėt–mohuesit janė nė humbje tė madhe, pėrderisa nuk besojnė se tė gjitha kėto argumente flasin pėr njė tė vėrtetė tė madhe qė do tė ndodhė.

Karakteristikė e veēantė e kėtyre ajeteve qė jemi duke i komentuar, ėshtė se ato flasin pėr argumente tė ndjeshme e tė prekshme, argumente lėndore, me tė cilat ndėrlidhet jeta jonė e pėrditshme. Kėto ajete janė njė shėti e shkurtėr nė kėtė ekzistencė me pamje e tablo tė ndryshme; janė ajete tė cilat nė formė pyetjesh flasin, dėftojnė dhe nė tė njėjtėn kohė argumentojnė; janė ajete qė zgjojnė ndėrgjegjen dhe zemrėn e fjetur nga intrigat e shejtanit; janė ajete qė rikthejnė freskinė nė arsyen e njerėzve qė tė kuptojnė se kush janė ata nė tė vėrtetė, pėrse janė nė kėtė botė, pėrse jetojnė, pėrse duhet tė vdesin? etj…



أَلَمْ نَجْعَلِ الأَرْضَ مِهَادًا
6. A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė).

Toka si njė ndėr nėntė planetėt e sistemit tonė diellor, megjithėse shumė e vogėl, nė krahasim me planetėt e tjerė nė kėtė gjithėsi, prapėseprapė ėshtė mė e dashura dhe mė tėrheqėsja pėr ne. A thua pėrse? Ē’rėndėsi ka ajo pėr ne?

Pėrgjigja e vetme ėshtė se toka ėshtė “nėna, shtėpia dhe foleja jonė”. Nga elementet e kėsaj toke u krijuam, nė kėtė tokė u lindėm, nė tė do tė vdesim dhe po nga kjo tokė do tė ringjallemi pėrsėri, siē thotė i Plotfuqishmi Allah nė Librin e Tij tė shenjtė:

“Ne prej saj (tokės) ju krijuam, nė tė do t’ju kthejmė pėrsėri, dhe prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė”. (Ta Ha, 55)

Nė kėtė tokė filloi jetėn e vet raca njerėzore, nė kėtė tokė Allahu xh.sh. dėrgoi shpalljet hyjnore nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij besnikė. Nė tė, pėr herė tė parė ra nė sexhde balli i njeriut-Ademi a.s., dhe, nė tė, do tė jehojė deri nė momentet e fundit tė kėsaj ekzistence–fjala “Allahu ekber, la ilahe il-lall-llah–Allahu ėshtė mė i Madhi, s’ka zot pėrveē Allahut”, sepse ky ėshtė Vullneti i Krijuesit tonė, i Lartėsuar dhe i zhveshur qoftė nga ēdo e metė.

Dhe, kėtė tokė Allahu e bėri tė pėrshtatshme pėr jetesėn tonė, e bėri tamam sikur djep nė tė cilin pushon dhe fle foshnja. Ky zatėn ėshtė edhe njėri prej kuptimeve tė kėtij ajeti. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. u drejtohet mohuesve nė formė pyetjeje: “A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė)”

Dihet se pozita e volitshme e tokės nė radhitjen planetare nė kuadėr tė sistemit diellor ka bėrė qė ajo vėrtet tė jetė e pėrshtatshme pėr jetesė. Nuk ėshtė as shumė afėr diellit nė mėnyrė qė nė tė tė mbretėrojnė temperatura tė larta tropike, tė cilat do ta bėnin avullimin e ujit nėpėr oqeane me se do tė pamundėsohej jeta nė tė, po nuk ėshtė as fort larg tij nė mėnyrė qė nga temperaturat e ulta, toka dhe oqeanėt tė shndėrroheshin nė akullnaja nė tė cilat kushte, jeta do tė ishte prapė e pamundshme. Por deshi i Madhi Zot qė toka tė jetė nė pjerrtėsinė vertikale prej 23,5 shkallėsh, e cila i mundėson jetėn dhe gjallėrinė e njė bote tė tėrė organike dhe inorganike, njė bote dhe njė natyre tė shumėllojshme tė florės dhe faunės, tė cilėn mund ta hasim nė ēdo hap nė kėtė tokė.

Pastaj Allahu xh.sh. thotė:



وَالْجِبَالَ أَوْتَادًا
7. Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?.

A thua ē‘synohet me kėtė ajet? Pėrse Allahu xh.sh. na sjell si shembull kodrat? Ē’rėndėsi kanė ato pėr ne dhe pėrgjithėsisht pėr tokėn si planet?

Tash, vetėm tash vonė, nė kėtė shekull, pasi njeriu arriti lartėsitė qiellore me anėn e fluturakeve tė ndryshme, raketave e satelitėve, arriti tė fotografojė dhe tė studiojė formėn dhe relievin e vėrtetė tė tokės. U vėrtetua me saktėsi e vėrteta e madhe kuranore edhe nga profesorėt mė eminentė tė gjeologjisė, se kodrat vėrtet janė njė element pėrforcues dhe ekuilibrues nė tokė. Ata vėrtetė u impresionuan nga kėto tė dhėna kuranore qė para 14 shekujsh.

Tė shohim se ē‘thotė Allahu xh.sh. pėr kodrat:

- “Kurse kodrat i pėrforcoi”. (En-Naziat, 32)

- “ Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)”. (En-Nebe’ė, 7)

- “Dhe Ai vuri kodra (tė forta) nė tokė, ashtu qė ajo tė mos lėkundet me ju” (En-Nahl, 15)

Kėto ajete, e tė tilla nė Kur’an ka tė shumtė, japin tė kuptojnė se njė prej mrekullive tė Allahut nė kėtė tokė, janė edhe kodrat dhe ndėrtimet e tyre tė jashtme e tė brendshme.

Meqė shkenca tash vėrtetoi se pothuaj nė tė njėjtėn masė sa jashtė secila kodėr ka rrėnjėt dhe bazamentin e vet mbėshtetės nėn dhe, del se fjalėt e Allahut vėrtet janė njė mrekulli e pėrjetshme. A thua deri para pak kohėsh, ka mundur kush tė pėrfytyronte se kodrat e mėdha qė i shohim nė formė gungash dhe nė forma tė tjera mbi sipėrfaqen e tokės, kanė pothuajse tė njejtėn shtrirje nė brendinė e tokės, tė cilėn shkencėtarėt e quajnė rrėnjė, kurse Kur’ani e quan shtyllė-bazament. Vetė Allahu xh.sh. nė mėnyrė shumė tė thjeshtė e praktike u sjell njerėzve argumente nga gjėrat qė janė nė kontakt me tė ēdo ditė. Fjala “veted-evtad” do tė thotė kunja-shtylla apo bazamanet qendror mbi tė cilin ngrihet tenda (ēadra), nė mėnyrė qė tė kuptohet mė lehtė nga njerėzit se edhe kodrat e kanė rolin e tyre ekuilibrues dhe tė baraspeshimit pėr tokėn, qofshin ato kodra kontinentale apo oqeanike.



وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا
8. Dhe Ne ju krijuam nė ēifte”

Kėto fjalė tė Allahut qė nė tė njėjtėn kohė dėftojnė pėr mrekullinė krijuese tė Tij, qė ēdo gjė nė kėtė ekzistencė ta krijojė nė ēift, janė tėrheqje e vėrejtjes ndaj mohuese tė Ditės sė Gjykimit, se Ai qė ju krijoi nė ēift pėr t’u shumėzuar pa qenė fare, Ai edhe ju vdes dhe e ju ringjall pėrsėri !!!

Allahu xh.sh. dėshiroi qė nė rregullin e gjithmbarshėm tė gjithėsisė tė mos ketė mangėsi dhe disharmoni, dėshiroi qė kjo gjithėsi tė jetė e denjė pėr Madhėshtinė, Forcėn dhe Kreativitetin e Krijuesit. Ky ėshtė njė manifestim i hapėt i fuqisė absolute tė Allahut xh.sh., nė ligjet e kėsaj ekzistence. Njė manifestim i tillė i kėsaj fuqie ėshtė edhe krijimi nė ēifte i ēdo gjėje, pėrveē melaikeve nė kėtė Univers.

Po tė marrim shembull edhe thėrmijėn mė tė vogėl tė atomit, si gjėnė mė tė imtė nė kėtė gjithėsi, tė cilėn tash pėr tash e njohim, do tė shohim se brenda vetė kėsaj thėrmije atomike ekzistojnė protonet dhe neutronet, pozitive e negative, tė cilat sė bashku formojnė tėrėsinė e atomit. Po i njėjti proces manifestohet nė botėn organike dhe atė inorganike, kurse krijimi i njeriut nė ēifte ėshtė njė prej mrekullive tė pėrkryera tė Allahut, i Cili bėri qė sipas “Ligjit tė Shkaqeve”, kontaktit intim midis burrit e gruas, me lejen dhe dėshirėn e Tij, nga njė bashkim i spermatozoideve tė mashkullit me farėn ė gruas, tė lind njė fryt i ri njerėzor, fryt qė deri nė formėsimin e plotė dhe daljen nė kėtė botė kalon nėpėr etapa tė ndryshme tė cilat Kur’ani i ka pėrshkruar me njė pėrpikėri tė paparė si p.sh. nė kaptinėn “El-Mu’minun”:

“Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajke - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!” (El-Mu’minun, 12-14)



وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا
9. Dhe gjumin tuaj jua bėmė pėr pushim.”

S’ka dyshim se gjumi ėshtė njė ndėr argumentet mė bindėse qė dėshmon ekzistimin e Zotit. Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė nė Kur’an:

“Nga argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi juaj natėn dhe ditėn, edhe pėrpjekja juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr popullin qė dėgjon”. (Er-Rrum, 23)

Dihet se gjumi ėshtė njė nevojė e domosdoshme pėr tė gjitha qeniet e gjalla. Nėse ndonjė njeri a krijesė privohet apo pengohet pėr gjumė, nuk mund tė pėrballojė dot ritmin e pandalshėm tė jetės.

Gjumi a tė fjeturit ėshtė pėrmendur disa herė nė Kur’an, nė mėnyrė qė tė vihemi nė dijeni se ai ėshtė argument dhe shenjė nga Allahu xh.sh. Fjala “subata”–“sebtun” nė gjuhėn arabe d.t.th. shkėputje, vdekje, ndėrprerje nga aktivitetet e ditės (jetės), pėr njė kohė tė caktuar, nė mėnyrė qė qelizat tona trupore tė kenė kohė tė mjaftueshme pėr rifreskim.

Me kėto kuptime ka ardhur nė disa vende nė Kur’an si:

- “Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri (qetėsim) pėr ju nga ana e Tij”. (El-Enfal, 11)

- “Mandej, pas asaj tronditjeje tė rėndė, Ai ju lėshoi sa pėr qetėsim, njė kotje (gjumi tė lehtė) qė i kaploi njė grup prej jush”. (Ali Imran, 54)

Dihet se gjumi ėshtė edhe njė vdekje e vogėl, e cila mund tė krahasohet me tė ashtuquajturėn “vdekje klinike” pėr se edhe i Gjithėmėshirshmi na njofton, kur thotė:

“Ai ėshtė qė ju vė nė gjumė natėn (ju vdes natėn ) dhe e di ē’keni vepruar ditėn, pastaj ju ngjall-zgjon nė tė (ditėn) deri nė afatin e caktuar (vdekje)”. (El-En’am, 60)

dhe:

“All-llahu i merr shpirtat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre), edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur, e atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon (tė kthehet) deri nė afatin e caktuar. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon.” (Ez-Zumer, 42)

Shikuar nga kėndvėshtrimi shkencor, shkencėtarėt ende nuk kanė arritur tė deshifrojnė saktėsisht fshehtėsinė hyjnore tė gjumit, por nė bazė tė shumė eksperimenteve nė laboratoriume shkencore, gjumin e kanė ndarė nė 5 etapa:

Etapa e parė – ėshtė etapa e hyrjes graduale nė gjumė dhe pėrfshin 2 deri nė 5 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e dytė – ėshtė etapa e gjumit tė lehtė – jo tė thellė, dhe pėrfshin rreth 50 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e tretė dhe e katėrt – janė etapat e gjumit tė ngadalshėm, tė thellė, tė qetė e tė zakonshėm. Kėto dy etapa tė gjumit prehės e qetėsues pėrfshijnė 20 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e pestė – ėshtė etapa e gjumit tė thellė, e shoqėruar me ėndrra dhe lėvizje, ose gjumė i ēudtishėm, sepse ai qė fle, gjatė etapės sė gjumit me ėndrra, edhe pse ėshtė nė gjumė tejet tė thellė, lėvizjet e frymėmarrjes, tė gjakut dhe tė syve i ka pothuajse si tė ishte zgjuar. Mbase i tillė do tė ketė qenė ndoshta edhe gjumi i banorėve tė shpellės (As’habul kehf).

"Do tė mendoje se ata janė tė zgjuar, e ata ishin nė gjumė" (El-Kehf, 18).

Kjo etapė e gjumit pėrfshinė 25 % tė gjumit.

Me njė fjalė, gjumi ėshtė dhunti e Allahut pėr njeriun, qė ai tė ē’lodhet fizikisht po edhe shpirtėrisht nga vėshtirėsitė e jetės.



وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا.وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا.
10. Dhe natėn jua bėmė mbulesė (si rrobat).

11. ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim.

S’ka dyshim se nga shenjat e mėdha tė Allahut nė kėtė tokė janė dita dhe nata. Pas njė dite tė kaluar nė punėt e zakonshme, ėshtė shumė e natyrshme qė njeriu tė lodhet, kėshtu qė trupi dhe mendja e tij kanė nevojė pėr ēlodhje. Nata e ka kėtė cilėsi, tė cilėn Allahu xh.sh. e krahason me mbulesė (libas), ku njeriu merr pjesėn e merituar tė pushimit dhe freskimit pėr tė vazhduar punėn e tij qysh me agimin e parė tė mėngjesit.

Kėtu duhet theksuar se, nėse njeriu nė kėtė botė punon e vepron sipas programit tė pėrkryer hyjnor, vėrtet do ta shijojė ėmbėlsinė e jetės, pushimin e natės dhe gjallėrinė e ditės.

Besimtari i vėrtetė qysh para lindjes sė diellit zgjohet nga gjumi, falėnderon Allahun i Cili e ringjalli nga vdekja e vogėl (gjumi), ashtu siē ka vepruar gjithmonė i Dėrguari i Allahut, kur thoshte: “Falėnderimi i qoftė Allahut, i Cili na ngjalli pasi nė bėri tė vdekur (nė gjumė) dhe vetėm tek Ai ėshtė ringjallja” (Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu).

Pastaj merr abdest dhe falė namazin e sabahut duke e lutur Allahun e Plotėfuqishėm qė t’i japė nga mirėsitė e Tij gjatė asaj dite. Dhe ai vazhdon punėn ditės, tregton, punon dhe i lutet prapė Allahut duke falur namazin e drekės. Pas njė rishikimi tė asaj qė ka punuar, vjen koha e ikindisė, qė njeriu tė falėnderojė Allahun edhe njė herė sepse i mundėsoi edhe njė ditė jete, pune e fitimi hallall. Dalngadalė nata shtrin flatrat e saj mbi tokė pėr t'i zėnė vendin ditės, dhe, pas tėrė kėsaj, Allahu dėshiroi qė nata tė jetė njė mbulesė dhe ē‘lodhje pėr njeriun: “Dhe natėn jua bėmė mbulesė (pėr ēlodhje)” , sepse dita qė shkoi, ishte gjallėri e punė e vazhdueshme, pėr tė cilėn Allahu xh.sh. thotė: “Dhe ditėn e bėmė pėr gjallėrim”.

Ky ėshtė sistemi i pėrkryer i orarit tė jetės sė njeriut nė kėtė tokė, tė cilėn Allahu e bėri tė pėrshtatshme e komode pėr jetė, me tė gjitha predispozitat dhe kushte e nevojshme.

Dhe, me gjithė kėto fakte e argumente, ka ende tė tillė qė nuk besojnė Allahun e as ringjalljen, veēse mrekullitė dhe argumentet e Allahut pėr t’i bindur mohuesit nuk kanė tė sosur…
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė