Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-07, 21:37   #14
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i Kaptines “En-Nebe’ė” -vazhdim

Pabesimtarėt mbesin tė hutuar e tė nemitur dhe sikur pyesin: Ku mbeti drejtėsia dhe mėshira e Allahut; pėrse ne tė mbesim pėrgjithmonė nė kėtė dėnim? Por ja qė pėrgjigjja e Allahu nuk vonon por pason menjėherė nga drejtėsia e Tij absolute me tė cilėn e ka mbushur tėrė kėtė ekzistencė. Allahu si kundėrpėrgjigje ndaj tyre thotė:



إِنَّهُمْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ حِسَابًا. وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا كِذَّابًا. وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ كِتَابًا

27. Ata ishin qė nuk pritnin se do tė japin llogari.

28. dhe argumentet Tona i pėrgėnjeshtruan me kėmbėngulje.

29. ndėrsa Ne ēdo send e kemi ruajtur me shkrim tė saktė.


Do tė thotė, ky ėshtė njė dėnim dhe ndėshkim vėrtet meritor pėr ta, sepse pas tė gjitha atyre argumenteve (librave) qė i shpalli Allahu xh.sh., dhe pas tė gjithė atyre pejgamberėve qė ua tėrhoqėn vėrejtjen pėr kėtė dėnim tė madh, kėta megjithatė insistuan nė mosbesimin e tyre. Nuk besuan nė fjalėt e tė dėrguarve pėr ringjalljen, madje edhe talleshin me ta.

A nuk u dėftoi Allahu xh.sh. shumė prej argumenteve tė Tij nė kėtė ekzistencė, kur thotė:

“Ne do t’ua mundėsojmė atyre (mohuesve) qė tė sodisin argumentet tona nė horizonte (tė hapėsirave qiellore), po edhe nė vetveten e tyre, derisa t’u bėhet e qartė se ky (Kur’an) ėshtė i vėrtetė (dhe i zbritur nga i Gjithėfuqishmi)” (Fussilet, 53)

Ėshtė shumė e vėrtetė se pabesimtarėt, para vetes patėn argumente tė qarta, por mohuan dhe pėrgėnjeshtruan me vetėdije tė plotė. Mirėpo llogaria e tyre nuk u doli e saktė. Ata menduan se ėshtė vetėm jeta dhe kėnaqėsia e kėsaj bote dhe se nuk do tė ketė ringjallje e as llogari pėr tė bėmat e tyre nė kėtė botė. Andaj, sa keq do tė ēuditen kur nesėr para Allahut xh.sh. do t’u paraqiten atyre kėto vepra tė shėmtuara.

Ata natyrisht do tė pėrpiqen tė mohojnė ato vepra, por ėshtė e pamundur. Ēdo imtėsi ėshtė shėnuar nė atė “pllakė-procesor”, dhe askujt nuk i bėhet e padrejta.

Pėrcjellės besnikė tė kėtyre veprave ishin melekėt e ngarkuar, pėr tė cilėt Allahu xh.sh. thotė:

“Kurse mbi ju vigjėlojnė pėrcjellėsit. Janė shkrues tė ndershėm tek Allahu. Ata e dinė se ēfarė punoni”. (El-Infitar, 10-12)

Pastaj ajetet:

“Secilit njeri ia kemi varur nė qafė fluturaken (shėnimin pėr veprimin) e tij, e nė Ditėn e Gjykimit Ne do t’i prezantojmė atij libėr tė hapur: “Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot llogaritės i vetvetes”. (Isra’ė, 13-14).

dhe: “Vėrtet, Ne i ngjallim tė vdekurit, i shėnojmė veprat (e tyre tė bėra) si dhe gjurmėt e tyre, dhe ēdo gjė e kemi regjistruar nė Librin e ruajtur (Levhi Mahfudh)”. (Jasin, 12).

Pabesimtarėt, po edhe besimtarėt, nė Ditėn e Llogarisė do tė habiten nga saktėsia e paparė e kėtyre shėnimeve. Ndodh qė njeriu gjatė jetės sė tij tė ketė bėrė ndonjė vepėr, qoftė tė mirė, qoftė tė keqe, dhe ta ketė harruar, sepse nuk i ka kushtuar ndonjė rėndėsi tė veēantė, por ja qė tash vjen momenti dhe e sheh atė vepėr tė tij:

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė, dhe thonė: “Tė mjerėt ne, ē’ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?” dhe atė qė vepruan, e gjejnė tė gatshme – tė pranishme, e Zoti yt nuk i bėn padrejt askujt. (El-Kehf, 49)

pastaj:

“E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grima, atė do ta gjejė, dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grima, atė do ta gjejė”. (Ez-Zelzele, 7-8)

Ne si besimtarė qė jetojmė nė kėta shekuj tė lulėzimit tė shkencės kompjuterike e tė teknologjisė moderne, mbase edhe nuk ēuditemi aq kur shohim se si sot me anė tė pllakave kompjuterike nga platina, mikroprocesorėve tė vegjėl, videokamerave tė ndryshme digjitale dhe arkivave filmike etj., ka mundėsi qė shėnimet nga njerėzit tė ruhen me shekuj e shekuj. Paramendoni se edhe sa e sa zbulime do tė bėhen nė kėtė fushė nė vitet dhe shekujt qė do tė pasojnė (deri nė momentin qė Allahu urdhėron qė kjo gjithėsi tė shkatėrrohet), andaj si mund tė ēuditemi pėr saktėsinė e shėnimeve tė Allahut xh.sh. – Krijuesit tonė !



. فَذُوقُوا فَلَنْ نَزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا
30. “E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojmė tjetėr veēse vuajtje”.

S’ka dyshim se ky ajet ėshtė njė nga ajetet mė tė ashpra kuranore kundėr pabesimtarėve.

Transmetohet nga Abdullah ibn Umeri tė ketė thėnė: “Nuk ka zbritur pėr banorėt e Xhehennemit ajet mė i ashpėr se ky”.

Dhe vėrtet ky ėshtė njė realitet i hidhur. Pėrjetimi i kėtyre ndėshkimeve ėshtė tmerri e ndėshkimi mė i madh, sepse Allahu xh.sh., tė tillėt nuk i shikon me mėshirėn e Vet, por mbi ta derdh tėrė pezmin dhe hidhėrimin e Tij, ngase gjatė jetės nė kėtė botė, ata pasuan intrigat e shejtanit, duke menduar se kjo botė ėshtė e tėra, dhe se nuk do tė ketė ballafaqim me ringjalljen e as me veprat e tyre tė liga.

Tė zhytur nė kėto mundime e ndytėsi, Allahu xh.sh. ua shton edhe mė ndėshkimin dhe ndytėsinė, kur thotė:

“Ndytėsisė sė tyre u shton ndytėsi”. (Et-Tevbe, 125).
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė