Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-09, 00:40   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Leter drejtuar Presidentit Ibrahim Rugova….(I)

- Ēdo shtėpi e ka nga njė mashkull tė lig, do thoje Ty President Rugova…Fanitja e fytyrave tė njerėzve tė Presidencės e QIK-ut, padashtas tė zgjon nostalgji dhe frymė loti! Ai lot qė sot mund tė mos marr ngjyrė nė QIK sepse s’ėshtė Enveri. Apo sepse edhe QIK-u sot ėshtė si LDK. Tė dy subjekteve ju mungojnė Enveri, Xhema, Agani…sikur qė Kosovės i mungoni Ju, President i dashur! Dhe kur ju flas pėr punėn dhe besimin, njė gjamė e madhe qė s’tė lė as tė vdesėsh tė klithė nė ndėrgjegje. Si ndihen sot ata mija veprimtarė politikė a ushtarakė, sa reflekton ndjesi e jetė pafajėsia e mėkatit tė tyre! Ajo qė vjen nga sa vite pune tė atyre qė tė besuan. Ajo gjamė e kundėrshton gėnjeshtrėn, trathtinė e ndjesisė sė shenjtė, meskinitetin, maskarallėqet, korrupsionin moral e institucional. Madje edhe atė lloj korrupcioni qė ka nisė tė mbijė edhe nė familje, mėhallė, qytete a krahina tė Republikės qė Ty z. President e le me shqiponjė. Por ata tė tjerėt e bėnė me njė hartė qė nuk e kontrollojnė dhe 6 yje qė mjegullojnė identitetin kombėtar…”Shpejt ka me u que shqiponja e Dardanisė e ato yje me ua vu nė ballė atyne qė i vizatuan…”, mbase do thoshte miku juaj Mark Krasniqi, z. President! Tė kujtohet pse akademiku madhėshtor Krasniqi tė kėrkonte tė mos qeshje pranė kryeministrit aktual?! A nuk ta dha lajmin ogurzi Ai ndėrkaq qė refuzoje ndonjė konflikt brenda nė shtetin e lirė…?! E di, gurė tė nxehtė ke pėrbi gjatė gjithė kohės…Por duhej ndėrtuar shpia e nuk kishte kohė pėr pallavraxhinjt. As pėr hienat qė t’u sulėn kur mbete i vetmi qė u ktheve tė ndash fatin dhe fatkeqėsinė e popullit pas Konferencės sė Rambujesė…Lehtė ishte tė udhėhiqej nga hotel “Rogneri” dhe Tirana a Shkupi…Por Ty mbete nė Kosovė, sepse kur Ty ishe aty, qytetarėt ndjenin prezencėn e institucionit moral qė krijove… – Profesor Agani, Enver, o Xhemo, sa kanė tė drejtė ata qė mendojnė se LDK lider i tė cilės Rugova ka qenė praktikisht qysh nga themelimi, nuk ka ditur tė prodhojė njė trashėgimtar…Shenjtėt nuk mė flasin por vetėm buzėqeshin nė shenjtėrimin e tyre tė pėrjetshėm…por unė, sikur ata qindra mija bashkėveprimtarė anėekėnd Kosovės, e ndjejnė aq thellė kohėn. Kohėn e Prijėsit dhe Krijuesit. Koha jote po vjen z. President! Me ju ndiheshim mė tė sigurtė…Sot ndėrkaq, ideali nacional demokratik pėr shtetin e Kosovės si urė drejt bashkimit, ka mbetur duke vuajtur nėn strehė tė Parlamentit e Qeverisė…Kurse mes zyrash tė huaja tretet dinjitet i nėpėrkėmbur i udhėheqėsve tė korruptuar qė bėjnė vetėm ēka u thuhet. Ndryshe, nėse i pari bie pas grilave pėr korrupcion, krim tė organizuar apo kėrcėnim gazetarėsh e fjale tė lirė, atėherė vargu i gjatė i atyre qė do tė duhej “ta mėsonin pianon”, do tė zbrazte Qeverinė dhe Parlamentin, madje edhe kuvendet apo qeveritė komunale dhe Kosova e Republikės me 6 yje do tė mbeste nė kaos. (Sa prej qeveritarėve apo parlamentarėve do tė mund ta kenė lexuar Shokun Zylo, dėgjoj zėrin e Afrimit tė pyetė!?). Nuk di si tė tė shkruaj pėrveē se me gjuhėn qė nuk lėndon artin por jetėn e pėrpjeston me dhembjen pėr tragjedinė qė na pllakosi! Nuk ėshtė e habitshme qė, pėr shkak tė komunkimit me Ju z. President, apo siē mund tė komentohet: pėr shkak tė stilit naiv tė tė shkruarit, dikush nesėr tė mė shpallė trathtar, bashkėpunėtor tė atij e kėtij vendi…Por jam shumė i sigurtė qė tashmė ka kush merret edhe me “tipa psikopatologjikė” si ne. SHIK-u ka pėrpiluar listat qe mbi 10 vjet, vetėm se dikujt do tė mund ti jetė tėrhequr emri ngase bashkėqeverisin dhe mė interesi nuk ėshtė tjetėrkund pėrveē se aty ku jipen, kontrollohen dhe maksimalisht shfrytėzohen tenderėt dhe institucioni a funksioni! Njėzet vjet pas themelimit, LDK-ja do tė festojė ditėlindjen! Atė ditėlindje nė tė cilėn do tė mungojnė shumė veprimtarė qė e i besuan frymės sė Presidentit Rugova. A thua President i dashur, si do bėje TY sot?! Aq e nevojshme ėshtė tė ruhet ky koalicion i pėrqudshėm qeverisės?! …Dhashtė Zoti qė LDK tė hapė dyert pėr brezat e rinj, ata qė do tė mund ta kthenin shkėlqimin e Njeriut simbol dhe institucion! Sepse ne nuk e bėmė, sepse nuk e bėnė kryesia aktuale e LDK-sė!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė