Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-10, 21:22   #55
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė e Botės.

***


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
100 vjetori i Nėnė Terezės


FORMALIZMI, HUMANIZMI DHE SERVILIZMI


Citim:
100 vjetori i Nėnė Terezės, kryengjarja e kėtij viti
Ky vit, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės.


Kryeministri Berisha


Citim:
“…Ka kaq shumė njerėz nė botė qė vdesin prej urisė, por akoma mė shumė ka njerėz qė vdesin nga mungesa e dashurisė”

-Nėna Tereze



Citim:
“Ju them kėtė qė askush tė mos ju gėnjejė
me fjalė joshėse. “-

Bibla, Kolosianėve, 2:4


Gonxhe Bojaxhiu, Nėna Tereze, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrė pothuajse tė gjitha mirėnjohjet mė tė larta ndėrkombėtare, deri edhe Shpėrblimin Nobel pėr Paqe.

Shpėrblimin Nobel pėr Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve tė kryetarit tė Komisionit Nobel, dr. John Sannes-it, nė Oslo, nė pranin e mbretit tė Norvegjisė, Ollavit V, tė shumė ministrave, diplomatėve, tė shumė personaliteteve fetare – kulturore nga e tėrė bota. Qe ky kurorėzim mė i lartė botėror pėr Nėnė Terezen.

Pas pranimit tė Shpėrblimit Nobel pėr Paqe, Nėna Tereze u bė e famėshme nė pėrmasa botėrore- ndėrkombėtare, kurse pėr shqiptarėt u bė krenari kombėtare…!




Formalizmi



Nė mėnyrė formale, qė nuk ėshtė aspak reale, personaliteti i Nėnė Terezės, tek njė pjesė e shqiptarėt, sidomos pas vdekjes (1997), u shėndrrue nė kult. Ajo tani nuk admirohet por adhurohet! Adhurohet, nė veēanti, nga disa politikuaj, disa intelektuaj, nga shumė shkrimtarė, gazetarė, poetė, prozatorė, aktorė, piktorė, kėngėtarė, kompozitorė, ajo atyre u shėrben si njė burim frymėzimi, si njė model pėr prototip tė personazhit qė pėrmban tipare eksluzive tė humanizmit.

“Kjo figurė e madhe e artit tė humanizmit” gjeti njė trajtim tė denjė artistik nė shkrimet shqipe. Pėr personalitetin e Nėnės Tereze, nė poezi e prozė, pikturė e skulpturė, zgjidhen fjalėt mė tė ėmbėla, mė joshėse, kinse pėr tė shprehur e dėshmuar dashurinė pėr Nėnėn Tereze, tė cilėn e quajnė: Figurė e madhe e artit tė humanizmit, humanistja

shqiptare mė e njohura e nė fytyrė tė tokės, nėna e gjithė botės…!

Kulmi i formalizmit arriti nė vitin 2010, sepse ky vit, siē u cilėsua, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės. 100 vjetori i Nėnė Terezės, do tė jetė kryengjarja e kėtij viti…

Fjalėt e ėmbėla, joshėse pėr humanizmin e Nėnės Tereze, nuk i pėrshtatėn asaj, ato nuk janė reale, janė sa pėr sy e faqe, nuk janė normale, por vetėm formale…

Pse? Sepse, siē shkruan nė Bibėl:

“Ju them kėte qė askush tė mos ju gėnjejė me fjalė joshėse”.

(Bibla, Kolosianėve, 2:4).

Sė pari mėsoni kuptimin e asaj qė do tė flisni, pastaj flisni, do tė thoshte Epikteri.


Humanizmi



Nė fillim, ē’ėshtė humanizmi?

Humanizmi ėshtė ajo pikėpamje pėr jetėn qė pėrqėndrohet nė mundėsit dhe arritjet e njerėzimit. Humanizmi modern hedh poshtė besimin tradicional te njė Zot individual dhe ngrehė lart besimin te natyra njerėzore.

Fjala “humanist” u krijua nė Evropė gjatė Rilindjes, nga shek. XIV deri nė shek. XVI. Nė kėtė kohė u hodhėn rrėnjėt e humanizmit shekullar modern.

Humanistėt mendojnė se kemi vetėm njė jetė, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ajo tė jetė sa mė e mirė. Humanizmi bazohet nė agnosticizėm dhe ateizėm.

Humanistėt e shohin arsyen njerėzore si forcė udhėheqėse nė jetė. Ata janė shekullar, kėrkojnė tė ēlirojnė shoqėrinė prej besimeve fetare, qė, sipas tyre, pengojnė pėrparimin shoqėror.

Humanistėt janė materialistė dhe nuk besojnė nė njė jetė, botė, spirituale, nė qėndrimin ndaj njohjes janė empiristė dhe mendojnė se njohja vjen pėrmes shqisave.

Ndryshe prej tė krishterėve, humanistėt nuk i japin vlerė tė veēant tė pasurit tė njė besimi, tė qenit tė pėrulur, bindjes ndaj porosive tė Zotit ose praktikimit tė vetėsakrificės. Morali humanist ėshtė kod i sjelljes tė njerėzve qė ėshtė ndėrtuar prej qenieve njerėzore pėr pėrfitime njerėzore. (Njė hyrje tek idetė, faqe:104-105) Nga Linda Smith dhe William Raeper, Oxford, 1991.



Servilizmi



Pėr ata politikuaj, intelektuaj, shkrimtarė, gazetarė, poetė, prozatorė, aktorė, piktorė, kėngėtarė, kompozitorė…, duke qenė ateistė, flasin, shkruajnė, kėndojnė, pikturojnė vetėm pėr pėrfitime njerėzore, ndėrsa shpirtin e kanė gropė, por krenohen me “humanisten shqiptare mė tė njohur nė botė”.

Nga formalizmi, humanizmi kalojnė nė servilizėm. Pse, sepse, pėrveē tjerash, ata mendojnė se janė dikushi e po bėjnė diēka! Nė tė vėrtetė nuk bėjnė asgjė, vetėm se gėnjejnė vetveten! Nė Bibėl shkruan:

“Po mendoi ndokush se ėshtė diēka – a nuk ėshtė asgjė – ai gėnjen vetveten. Secili le ta shqyrtojė vetė veprėn e vet e atėherė, po gjeti arsye pėr mburrje, le tė jenė nė krahasim me vetvete – e jo me tė tjerė.” (Bibla, Galatasve, 6:3-4).

A nuk ėshtė e servilizėm qė ateistėt tė flasin, shkruajnė, kėndojnė, pikturojnė vetėm pėr pėrfitime njerėzore, pra, tė pėrfitojnė nga diēka qė nuk besojnė? A ėshtė e arsyeshme qė ateistėt tė shkruajnė pėr atė qė nuk e njohin? A nuk ėshtė e servilizėm qė ateistėt, me shpirtin si gropė, tė mburren e krenohen me Nėnėn Tereze, “humanisten shqiptare mė tė njohur nė botė?” Mendoj, se kėtu, pėrveē servilizmit, ka vend shpifja! Shpifja ėshtė mėkat, siē janė mėkate mburrja e krenarija, sikurse thotė shkrimi shenjtė:

”Kush mburret, le tė mburret nė Zotin.” Nė Zotin mburrej Nėna Tereze, ishte plotėsisht nė shėrbim tė Tij, shėrbėtore e Zotit, sipas mėsimeve tė Kishės Katolike qė i takonte, asgjė tjetėr, mė tepėr...


...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė