Skėnder Luarasi. Projekti pėr njė revistė tė re: Vepra
Skėnder Luarasi, Kujtime e dokumenta
Projekti pėr njė revistė tė re: Vepra
Nė pranverė tė vitit 1935 njė grup intelektualėsh pėrparimtarė: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli,Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza e Ahmet Ēaku menduan tė botonin nė Shkodėr njė revistė kulturore ku tė shpalosej fjala e lirė shqipe dhe pikėpamjet pėrparimtare.
Skėnder Luarasi ishte organizator shoqėror i veprimtarisė sė kėtyre mėsuesve, me tė cilėt u lidh njė shoqėri e miqėsi e vėrtetė, duke i vėnė edhe kėto ndjenja tė fuqishme nė funksion tė ēėshtjes kombėtare. (*)
(*) Iliaz Gogaj:Skėnder Luarasi shėmbėlltyrė e pėrkryer e mėsuesit atdhetar e demokratMėsuesi, 2 maj 1992, f
.)
Realizimi i kėtij qėllimi paraqiste vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak tė ligjit tė rreptė pėr shtypin dhe censurės qeveritare (*)
Nė ligjin pėr shtypin (tė botuar nė Gazetėn zyrtare mė 31 .1.1931) theksohej se dy kopje tė botimit duhej t'i dėrgoheshin Ministrisė sė Brendėshme dhe Prokurorisė, shitėsi i gazetėstė tė ishte i regjistruar, pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e gazetės do ta mbanin drejtori pėrgjegjės i botimit, shtypshkronjėsi dhe shitėsi.)
Takimi i intelektualėve u bė nė sallėn e shoqėrisė ''Vllaznia'. Nė mbledhje morėn pjesė anėtarė tė shoqėrisė ''Besa Shqiptare, anėtarė tė kolektivit mėsimor tė gjimnazit dhe drejtori i konviktit (Skėnder Luarasi) .
Nė procesverbalin e mbajtur mė 19.5.1935 nga Masar Bushati shėnohen emrat e pjesėmarrėsve me kėtė renditje: Skėnder Luarasi, Selim Shpuza, Gani Dizdari, Salo Halili, Millosh Nikolla, Teufik Gjyli, Rragip Gjylbegu, Malo Beci, Rrefik Shpuza, Ahmet Ēaku.
Ēėshtjet kryesore qė u diskutuan: ''mundėsia e nxjerrjes sė njė reviste nė Shkodėr'', ku secili nga pjesėmarrėsit tė paguante proporcional shpenzimet e shtypit
e tė zgjeronte qarkun e veprimit tue sjellė edhe tė tjerė shokė tė interesuem pajtimtarėve tė rinj ndėr kolegė, bashkėpunėtorė e studentė. Gjithashtu synohej qė tė kishte mė shumė krijuesish ''shpirtra tė rinj
dhe drejtime tė rinj''..
Sipas procesverbalit: Mė 20.5.1935, ditėn e hėnė ora 6,30 mb.dite ''nė mbledhje do tė diskutohej pėr emrin e revistės dhe pėrcaktimin e programit, tė pėrcaktohej drejtori pėrgjegjės dhe nxjerrja e lejes sė botimit.
Skėnder Luarasi propozonte qė revista tė quhej Koha Jonė, Gani Dizdari Drita, Millosh Nikolla (Migjeni) Sot, Teufik Gjyli Drita e Djelmėnisė, Rragip Gjylbegu Zgjimi Malo Beci Kultura, Refik Shpuza Erdhi Koha.
Nė mbledhjen e datės 29.5.1935 u vendos qė revista tė titullohej ''Vepra'' dhe tė kishte njė karakter kulturor e laik. Komisioni qė do tė hartonte programin e revistės ''Vepra'' u vendos tė pėrbėhej prej pesė vetėsh, tė kryesuar nga Skėnder Luarasi e Selim Shpuza. Nė procesverbal u shkrua se ''Komisioni mori pėrsipėr gatimin e programit tė revistės, nė vija tė shkoqituna, tue kėrkue njė afat prej njė javė ditėsh'' pėr nė mbledhjen e ardhshme mė 17.6.1935.
Por autoritetet e regjimit nuk e miratuan botimin e revistės ''Vepra''
|