Aplikacioni i ri i Gmail vjen nė iOS
Google sapo ka lansuar versionin mė tė ri tė aplikacionit pėr shėrbimin e saj tė famshėm tė emailave, Gmail, i cili tani ėshtė nė dispozicion pėr platformėn mobile tė Apple, iOS.
I ri-krijuar tėrėsisht, versioni 2.0 i aplikacionit tė Gmail vjen me dizajn dhe pamje tė re, pėr tė cilėn Google shpreson se do ta shpejtojė shėrbimin e emailave pėr pėrdoruesit si dhe ta bėjė mė tė lehtė pėrdorimin e emailave nga pajisjet mobile.
Funksionet e reja nė aplikacion pėrfshijnė animacionet e reja, rrėshqitje tė pafundme tė emailave dhe listave, dhe fotografive nė mesazhe.
Aplikacioni i ri gjithashtu mundėson sugjerime tė plota gjatė kėrkimit, si dhe mundėson pėrgjigje nė ngjarjet nė Google Calendar, dhe pėlqimin e postimeve nė Google+ brenda aplikacionit.
Gmail nė iOS ėshtė nė dispozicion nė AppStore, dhe tani pėr shkak tė popullaritetit tejet tė madh, disa pėrdorues tashmė janė duke raportuar probleme nė shkarkim tė aplikacionit, ndėrsa Google sugjeron qė tė provohet mė vonė.