Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-08, 20:38   #2
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Monolog Kosovari Ne Momentin Palidhje

...jo, po fukarallėku po e qitke njeriun jashtė vetvetes, he , a mendon more kush pėr kėtė popull, po populli vetė athua mendon pėr vetėn e vet ? Jam ndie shumė keq njė ditė nė pazar, ndryshova rrugė veē tė mos e takoja ish profesorin tim, s’doja ta vėna nė pozitė tė keqe, ishte duke shitur fidanė specash dhe lakrash dhe po shtyhej pėr myshterinjtė pėr ēmimin, tė shkretit i ishte pjekur fytyra nga dielli e I ishte bėrė si bujashkė ahu, po ai e ka vendin nė kabinet more, me bė hulumtime e studime shkencore e jo nė pazar, po do tė shet i shkreti ,do tė shet fidanė specash se paga qė merr si profesor nuk i mjafton as me bler letėr higjienike, bėj gjer sa tė duash se qeveria s’gjen dot kohė as me taku arsimtarėt se mos tė flasim pėr ngritje pagash….hahaha…..he Kosovė, Kosovė ta hangsha zemrėn...

...edhe kėtyre tė parave tanė si shumė i ka hyrė vetja nė hujė, kujtojnė se janė bėrė perendei, kujtojnė se janė tė pazėvendėsueshėm e me ba me na lanė ata merr fund dynjaja! Veq punėt e tyre shohin, vila e kerre tė mira kanė ba , e populli !? Duron ai duron ! Ani njė ditė ma ka plas barkun nėri prej atyre tė parėve, i tregonte nė televizion popullit barkėuritur e zemėrplasur pėr pushimet e tij nė plazhet spanjolle e nė bjeshkėt zvicerane dhe tregonte preferencat dhe shijet e tij pėr ushqimin italianė dhe atė kinez, he zhuga e thiftė, deri para pak kohėsh nuk i dilte kohė as me shku te daja se s’kishte kush me ia ru lopėrt e rrallė herė e ka ngi barkun murriza e kulumria e tash i ka harruar ato kohėra e edhe ata qė vuajnė, ah Shekspirė, Shekspirė po fjalė ke pas lanė “edhe mbret nėse je mos harro kush ishe dje “ thoshe nė kohėn tėnde , po tash po harrojnė njerėzit shpejtė, na ka sulmua skleroza kolektivisht...
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė