Tema: Religjionet
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 15:10   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Religjionet

vijimi


Ēfarė janė religjionet Shfaqėse/Zbuluese
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Gjithashtu e pėrshkruar edhe si Religjion Ligjdhėnės, Religjionet Shfaqėse janė ato qė gjejnė qendrėn simbolike nė disa vija zbuluese nga zoti ose zotėrat. Kėto zbulime normalisht mbahen nė shkrimet e shenjta qė na janė transmetuar neve nga profet tė nderuar tė zotit ose zotėrave.

Sidoqoftė, shkrimet e shenjta nuk janė forma e vemte e shfaqjes qė mund t’i jepet njerėzimit nga Zoti. Njė formė tjetėr e shfaqjes mund tė pėrfshijė edhe mrekullitė qė komunikojnė vullnetin ose dėshirėn e Zotit.

Pėr shkak tė kėsaj, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se dallimi mes religjionit shfaqės dhe atij natyror nuk ėshtė gjithmonė i pastėr – nuk do tė mund tė ishte e ēuditshme pėr besimtarėt ta konsiderojnė natyrėn se ėshtė njė shfaqje e Zotit pėr njerėzimin.

Religjionet shfaqėse kryesisht janė tė varura nė idenė e njė zoti apo zotėrave aktiv – duke u dhėnė shfaqje njerėzimit i bėnė ata aktiv nė jetėn dhe fatin e tyre. Njė aktivitet i kėtillė priret tė marrė formėn e mrekullisė ose duke shfaqur drejtėpėrdrejtė nga njė zot ose pėrmes profetit tė zotit apo pėrfaqėsuesit.

Religjionet shfaqėse nė mėnyrė tipike kanė strukturė hierarkike, si nė udhėheqje ashtu edhe nė marrėdhėniet nė mes anėtarėve. Meqė fokusi ėshtė nė shfaqjen hyjnore, disa anėtarė janė tė caktuar si ndėrmjetėsues ndėrmjet njerėzve dhe hyjnores; kėta ndėrmjetėsues shėrbejnė ose si kanal pėr vazhdimsi tė shfaqjes hyjnore ose si interpretues autoritativ tė shfaqjeve tė kaluara.

Pėr shkak tė natyrės sė strukturuar tė adhurimit shoqėror, religjionet shfaqėse ndėrtojnė ndėrtesa tė pėrhershme pėr tė shėrbyer si hapsira tė shenjta dhe si pika kryesore pėr shėrbime fetare.

Nė religjionet shfaqėse, detyra primare e njerėzve priret pėr tė qenė tė devotshėm dhe tė dėgjueshėm pėr Zotin.

Pas gjithė kėsaj, shfaqjet nga Zoti nuk janė tė bėra pa arsye tė mira: mė tepėr, ajo bėhet me qėllim qė t’u komunikohen njerėzve gjėrat qė ata duhet t’i besojnė, gjėrat qė duhet t’i bėjnė, dhe qėllimet e Zotit pėr botėn. Disa herė kėto udhėzime mund tė jenė tė paqarta dhe disa herė tortura tė veēanta. Atė qė tė gjithė e ndajnė ėshtė sidoqoftė kėrkesė qė duhet tė jetė e zbatuar.

Ēėshtja e urdhėrave morale gjatė kohė ka qenė pikė e mosmarrveshjes mes adhuruesve tė religjionit shfaqės dhe atij natyror. Pėrgjatė historisė, e veēanėrisht gjatė shekujve XVIII dhe XIX adhuruesit e religjionit natyror ashpėr kanė kritikuar ata tė atij shfaqės pėr kodet e udhėheqjes sė rreptė dhe tė palėkundshme, qė sipas tyre i ēoi ata nė ligėsi dhe dhunė.

Adhuruesit e religjionit shfaqės u pėrgjigjen duke argumentuar se vetėm shfaqjet hyjnore mund tė sigurojnė pėr njerėzimin udhėzime autoritative dhe tė sigurta tė bazuar nė atė se ēfar zoti apo zotėrat kėrkojnė nga ne.

Cilido zot i denjė pėr emrin duhet tė jetė i aftė pėr shfaqjen dhe do tė ishte e papranueshme tė konkludojmė se shfaqja nuk ėshtė e dėshirueshme. Prandaj, ėshtė e argumentuar, se do tė ishte gabim tė mos pranosh shfaqjet si rezultate tė shkėlqyeshme e bile edhe mė qesharake tė nėnvleftėsosh shfaqjet e qarta pėrpara neve.

Religjionet shfaqėse kryesore nė botė sot pėrfshijnė Judaizmin, Krishterimin, Islamin dhe Sikizmin. Traditat e kėtyre religjioneve mbėshteten nė pėrmbledhjet e veēanta tė shkrimeve tė shenjta qė janė si shfaqje autoritative tė burimit hyjnor.

Hinduizmi nė fillim u pėrshkrua si religjion shfaqės pėr shkak tė vendit tė mirėnjohur tė Veda-s, por duket se kjoėshtė gabim. Hinduizmi, u pėrshkrua nga adhuruesit e vet si njė “religjion i ēliruar” (i nxjerrur) dhe arsyeshmėrisht cekin se “Veda” thjesht don tė thot “dituri e shquar nga parashikuesit

Ēka janė Religjionet e Shpėtimit
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Kategoria e Religjionit tė Shpėtimit duket tė jetė kryesisht njė krijim i Krishterimit pėr shkak tė theksit tė saj nė mėkat dhe shpėtim. Sidoqoftė, ėshtė njė kategori qė meriton vėmendje tė madhe.

Religjionet e shpėtimit janė kryesisht tė themeluara nga profet ose udhėheqės fetar qė forjmonė njė doktrinė qė u sqaron njerėzve se si shpėtimi mund tė arrihet. Legjitimiteti dhe autoriteti afatgjatė i kėtyre profetėve shpesh ėshtė i varur nė zotėrimin e njė shkalle tė lartė tė dhuntisė personale shpirtėrore (karizėm), dhe ndonjėherė mundėisne pėr tė bėrė mrekulli – si duket shenjė e njė pėrkrahje dhe miratimi hyjnor.

Pėrcjellėsit e rrethit mė tė ngushtė rreth profetit gjithashtu pranojnė njė shkallė tė lartė tė rrespektit dhe njė status tė rritur afėrsisht me fuqitė e tyre pėr fuqinė dhe profetin e perėndisė. Kjo shpesh ēon nė sistem hierarkik nė religjionet e shpėtimit. Shpesh hierarkia ėshtė shumė e formalizuar me trajnime dhe mesha tė veēanta; ndnjėherė hierarkia ėshtė e mvarur nė pėrvojėn dhe menēurine e demosntruar.

Nė religjionet e shpėtimit, ka kryesisht ndjenja tė forta tė paaftėsisė, vuajtje dhe/ose mėkatim prej tė cilave njerėzit duan tė lirohen. Religjioni u ofron pėrgjigjen: ndonjėherė mund tė na tregojė se ne duhet tė shpėtojmė pėrmes fuqisė dhe dashurisė sė Zotit, e ndonjėherė na tregon se shpėtimi mund tė arrihet pėrmes disa pėrpjekjeve tona.

Cilido rast qoftė, disa pėrpjekje ose disa veprime janė tė domosdoshme nga besimtari me qėllim qė tė arrijė shpėtim – kjo nuk ėshtė njė dhuratė plotėsisht e lirė, pėrndryshe nuk do tė kishte nevojė pėr profet qė t’u komunikojė njerėzimit mesazhin e shpėtimit.

Kėto pėrpjekje shpesh janė tė lidhura ngusht me rituale tė sistematizuara dhe ceremoni qė tregojnė zhvillimin afatgjatė tė individit ashtu qė ata lėvizin drejt shpėtimit tė tyre pėrfundimtar. Kjo ka pėr qėllim tė sistematizojė dhe tė racionalizojė strukturėn e tėrėsishme tė jetės sė personit dhe vėshtrimin e tyre mbi botėn.

Ky vėshtrim kryesisht pėrfshinė doktrinat qė kanė tė bėjnė me vėllazėrimin universal dhe dashurinė universale. Pėr dallim nga religjionet fisnore qė janė tė lidhura vetėm pėr anėtarėt e njė grupi, religjionet e shpėtimit janė tė pėrshtatshme pėr gjithė njerėzimin sepse mesazhi i shpėtimit dhe shpengimi mendohet pėr gjithė njerėzimin, madje edhe nėse ajo nė fillim i ishte dhėnė vetėm njė grupi tė vogėl.

Religjionet e shpėtimit kanė njė theks tė lart nė kapėrcimin e fiseve, racave, dhe kufijve etnik derisa gjithashtu nxitė prozelitizimin (kthyerjen nė fe) me qėllim qė tė sjellin sa mė shumė nga njerėzimi “nė tufė” nga ata qė do tė jenė tė ēliruar nga vuajtja dhe mėkati.

Njė pasojė e keqe nga ky fokusim mund tė jetė depersonalizimi i vetė dashurisė. Nė vend qė tė jesh i drejtuar drejt njė individi si individ, dashuria drejtohet drejt abstraksionit “njerėzor”, nga e cila njerėzit janė vetėm anėtarė tė rastėsishėm.

Kjo ka pėrparėsinė e kapėrcimit tė dallimeve tė rastėsishme nė mes njerėzve qė pėrndyrshe mundet tė ndalojė ndjenjat vėllazėrore, por ka mangėsinė e mundėsisė sė dobėsimit tė fuqisė sė kėtyre ndjenjave.

Krishterimi nuk ėshtė vetem religjion i shfaqjes, por edhe i shpėtimit pėr shkak tė shprehjes sė rolit tė Jezu Krishtit. Veē kėsaj, mund tė klasifikojmė edhe Budizmin si lloj tė religjionit tė shpėtimit pėr shkak tė fokusimit nė nevojėn e gjetjes sė lirimit nga rrethi i vdekjes dhe rilindja.

Me kėtė rast, sidoqoftė, shpėtimi nuk vjen nga asnjė zot as nga ndonjė fuqi supernatyrore; nė tė vėrtetė, shpėtimi arrihet pėrmes ndriēimit tonė tė mendjes pėr natyrėn e vėrtetė tė jetės dhe realitetit.

Ēka janė Religjionet Sakramente (shenjta)
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Fjala sakrament rrjedh nga latinishtja “sacramentum” qė do me thėnė “betim, gjė e shenjtė, mister”. Nė Romėn e vjetėr, koncepti i referohej njė betimi tė besnikėrisė nga ushtarėt Romak kur ata hynin nė ushtri. Pėrmbante njė ceremoni tė shenjtė e pėrcaktuar pėr tu bėrė pėrshtypje rekrutėve tė rinj pėr obligimin e tyre pėr Romėn.

Sot, njė sakrament ėshtė i shenjtė, ceremoni fetare qė supozohet tė sjell ca shenja tė dukshme tė prezencės sė njė zoti nė mesin e besimtarėve dhe qė ngulitė nė to obligimet e tyre si besimtarė.

Si rezultat, religjioni sakrament ėshtė njė qė thekson ose vė nė focus idenė se hyjnorja ėshtė prezente nė objekte fizike nė prezencė tė besimtarėve. Kontakti dhe komunikimi me hyjnoren ėshtė kryesisht pėrmes atyre objekteve dhe ceremonive.

Objektet mund tė jenė ikona fizike si statuja, ushqim si pėr shembull bukė dhe verė nė Eukaristat Krishtere (lidhjet shpirtėrore me Zotin), ose bile edhe sende tė gjalla si lopėt nė Hinduizėm. Objekti nė vetvete nuk trajtohet si hyjni; por ai ose ėshtė manifest i hyjnores ose bujtinė (e pėrkohshme) e hyjnores. Pėr shembull Ēifutėt e hershėm e ruanin Arkėn e Kontratės si vend banimi i fuqisė sė hyjnores pa e adhuruar atė si zot nė vete.

Meqė fokusi ėshtė objekte materiale, aktivitetet fetare nė religjionet sakramente pėrqėndrohen rreth ritualeve duke pėrdorur kėto objekte. Objektet e shenjta (reliktet, statujat, kryqet) qė ndonjėherė pėrdoren pėr tė bartur substanca tė shenjta (bukė, verė, dhe) janė tė trajtuara me njė nderim tė veēantė (nė mėnyrėn se si bartėn, nė mėnyrėn se si preken) derisa ritualet u shėrbejnė pėr transmetimin e fuqisė sė shenjtė ose mirėsinė besimtarėve present (shpesh pėrmes njė personi qė shėrben si mediator).

Meqė theksi ėshtė i vėnduar nė ceremony, ėshtė e zakonshme tė kenė specialist apo autoritete fetare. Kėta specialist mund tė kenė pozita tė pėrhershme tė krijuara nga kierarkia fetare (si prifti) ose mund tė kenė njė status tė pėrkohshėm qė ėshtė vetėm sa pėr zgjatjen e ceremonisė.

Specialistėt e pėrhershėm, sidoqoftė, janė mė tė pėrgjithshėm; nė tė vėrtetė ėshtė e argumentuar se krijimi i autoriteteve tė pėrhershme fetare ėshtė pjesėrisht rezultat i zhvillimit tė religjioneve sakramente dhe nevoja e tyre pėr persona tė aftė nė menaxhimin dhe administrimin e ritualeve sakramente.

Kėta mediatorė qėndrojnė edhe nė botėn e shenjtė edhe nė atė laike duke shėrbyer si mediatorė ndėrmjet njerėzimit dhe tė shenjtės.

Shumė forma tė Krishterimit janė shpesh tė trajtuara si shembuj tipik tė religjionit sakrament pėr shkak tė pėrdorimit tė objekteve dhe ritualeve qė kanė tė bėjnė me ato objekte. Sidoqoftė, kėtu hyjnė edhe shumė religjione primitive dhe natyrore.

Ishte e zakonshme nė njė kohė pėr njerėzit tė fokusohen nė rituale sakramente pėr tė siguruar vazhdimėsinė e tė reshurave tė dobishme dhe korrjeve tė mira. “Objektet” e shenjta mund tė jenė njė lum, njė arė, ose disa vendqėndrime tė tjera tė shenjta, ku prezenca e tė shenjtės do tė banonte gjatė njė ceremonie. Ritualet mund tė jenė ato qė theksojnė lidhjen ndėrmjet ciklit tė jetės njerėzore dhe ciklin e stinėve.

Qoftė funksioni i njė kierarkie formale ose i varur mbi ndryshimet e stinėve, ritualet kryesisht shėrbejnė pėr t’u ndihmuar tė lidhin personin me grupin shoqėror dhe me sistemin fetar. Si pasojė, fokusimi nė kungatat dhe ritualet sakramente ndihmojnė tė pėrforcojnė fuqinė e autoriteteve fetare bile edhe kur statusi i tyre ėshtė i njė natyre tė pėrkohshme.

Njė nga rreziqet potenciale nė religjionet sakramente ėshtė fokusimi i tyre nė objektet e shenjta ku prezenca e tė shenjtės mund tė lejojė njė zhvillim tė “idhujtarisė” nėse njerėzit besojnė se ato objekte janė tė shenjta nė vetvete. Njė rrezik tjetėr ėshtė e kundėrta e kėsaj kur njerėzit beosjnė se objektet e shenjta janė “simbole tė thjeshta”, fuqi e mangėt ose thjesht domethėnie fetare.

Ēka janė Religjionet Profetike?
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Religjioni Profetikėshtė fort i lidhur me Religjionin e Shpallur dhe ka momente kur kėto dy terme mund tė pėrdoren kėmbyeshėm, por nuk janė saktėsisht tė njėjtė.

Nė religjionet profetike, nė shpalljet e shenjta roli i profetėve ėshtė nė njė statuts tė veēantė. Profetėt janė pėr tė udhėhequr dhe pėr tė kėshilluar shoqėrinė kur tė jetė nė ngecje – kėshtu, ata luajn rolin e vepruesit dhe rolin dinamik ku teksti statik i shpalljes nuk mund t’i arrijė lehtė.

Ka disa mospajtime nė pikėn e fundit. Disa shkollarė sugjerojnė se roli historik i profetėve ėshtė i mjaftueshėm pėr njė religjion ta kualifikojė atė si religjion profetik, bile edhe nėse nė tė nuk ka mė rol veprues pėr tė. Nga kjo, Judaizmi shpesh quhet religjion profetik edhe pse koha e profetėve ēifut ėshtė shumė e hershme.

Nė kuptimin mė tė ngushtė tė religjionit profetik, Judaizmi nuk do tė kualifikohej nė kėtė lloj. Shembull i kėtij religjioni ėshtė Mormonizmi. Anėtarėt e Kishės sė Jezu Krishtit tė Ditėve tė Fundit besojnė se udhėheqėsi i kishės sė tyre ėshtė njė profet aktiv i Zotit dhe ėshtė i aftė pėr pranimin e shpalljeve tė reja pėr atė se ēfar don Zoti nga njerėzimi.

Nė religjionet profetike, fokusimi qendror ėshtė shoqėria dhe veprimet njerėzore – ato qė manifestojnė dėshirėn dhe prezencėn e hyjnores. Kėshtu, njė person qė kėrkon hyjnoren do tė shikojė nė natyrėn e shoqėrisė dhe rrugėn e historisė sė njerėzimit – pėr shembull, ngritjen dhe rėnien e perandorive tė mėdha. Dėshira e hyjnores shihet nė ngjarje tė kėtilla, nė marrje tė asaj se gjėrat e mira nė historinė e njerėzimit reflektojnė lumturinė e hyjnores derisa ngjarjet e kėqija zemėrimin e hyjnores.

Kjo don tė thotė se njė vėmendje e afėrt drejt hyjnores ėshtė e domosdoshme sepse askush nuk don tė prodhojė zemėrim. Si pasojė, bindja pėr hyjnoren luan njė rol tė rėndėsishėm nė religjionet profetike – e qė zakonisht shpjegohet si Besim. Ky theks nė sjellje tė duhura ēon religjionet profetike tė vėnė mė shumė theks nė orthopraksė (orthopraxy – sjellje tė drejtė) sesa nė orthodoksi (besim i drejtė).

Kjo nuk don tė thotė se religjionet e kėtilla nuk kan dert se ēfar besojnė njerėzit. Besimet e drejta nuk janė tė mjaftueshme pėr njerėzit tė deklarohen se janė tė “mirė”. Nė tė vėrtetė, ata duhet qė drejtė tė mbėshteten nė pritjet e sjelljeve qė janė tė transmetuara nga Zoti pėrmes profetėve.

Nėse i kuptojmė religjionet profetike se janė cilido religjion ku profeti ka luajtur njė rol tė rėnėsishėm, madje nėse tani nuk ėshtė rasti pėr tė, ne gjithashtu do tė kuptojmė se religjionet profetike kanė njė profet tė vetėm, unik i cili ishte krijues i atij religjioni. Ky profet besohet tė ketė transmetuar shpallje unike dhe authoritative, shpesh duke krijuar njė religjion tė ri, jasht nga traditat e religjioneve paraekzistuese.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė