Tema: Kuriozitete
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-09, 15:07   #3
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Kuriozitete

Britani, shpėrthen “iPod”-i, kėrkojnė dėmshpėrblim

Firma “Apple” u pėrgjigjet ne menyre te papritur: “Do t’u dėmshpėrblejmė, por vetėm nė kėmbim tė heshtjes” . Kur muajin e kaluar, Ken Stanbourough, baba 47-vjecar i familjes angleze, vėrejti se lexuesi muzikor “iPod Touch” i tė bijės Ellie bėnte njė zhurme tė cuditshme dhe nxehej nė mėnyrė tė pazakontė, fatmirėsisht arriti qė nė kohė ta hidhte nė kopėsht, pėrpara se dispozitivi tė shpėrthente nė ajėr. E me siguri qė nuk imagjinonte qė, kur t’i drejtohej prodhuesit pėr dėmshpėrblimin, do tė kishte marrė si pėrgjigje njė kėrkesė paksa tė pazakontė. E pėrditshmja angleze “The Times” tregon se pėrpara kėtij reklamimi tė Stanbourough, firma teknologjike duhet tė ketė replikuar duke kėrkuar njė farė “pakti heshtjeje”. Saktėsisht njė firmė mbi njė dokument, qė pak a shumė thoshte se “do t’iu dėmshpėrblejmė plotėsisht, nėse impenjoheni pėr tė mos e pėrhapur lajmin”. Ndėr tė tjera mėsohet se me kėtė dokument, “Apple” rezervonte aftėsinė pėr tė ndėrmarrė aksione ligjore, kundėr tė dėmtuarve, nė rast se termat e marrėveshjes do tė ishin zbuluar. Nė kėtė mėnyrė, “Apple” donte tė mbante gjithcka tė fshehtė, sigurisht, pėr tė mbrojtur reputacionin e vet, duke kėrcėnuar edhe pėr njė revansh nėse dėmshpėrblimi i ofruar do tė ishte pranuar dhe heshtja do dhunohej.
Babai i Ellie, i cili e ka pėrcaktuar propozimin e njė marrėveshjeje si “tė pahijshėm”, refuzoi tė firmoste dokumentin, duke e konsideruar si njė dėnim. “Cfarė do tė ndodhte nėse pranojnė dhe nė mėnyrė tė befasishme, njė ditė, do tė na shpėtonte ndonjė fjalė?”. Domethėnė, per Stanbourough ka qenė e pamundshme te behej nje pakt i tille, edhe pse ka dashur tė sqarojė se kėrkesa e tij kishte tė bėnte vetėm me rimbursimin e cmimit tė blerjes sė “iPOd”-it: “Ne donim thjesht tė kishim sėrish paratė tonė”, ka deklaruar ai./
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė