Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-08, 18:41   #261
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

A janė kėshilltarėt politikė profesionistė, apo njerėz tė partive nė pushtet ?

Kėshilltarėt politikė nėpėr institucionet e Kosovės, janė njerėz profesionist apo njerėz tė partive nė pushtet ? Zyrtarėt institucional, pretendojnė se stafi i kėshilltarėve ėshtė mė tepėr profesional, por kjo hedhet poshtė nga opozita dhe shoqėria civile, sipas tė cilėve pretendimet e Qeverisė janė tė paqėndrueshme pėr faktin se stafi i kėshilltarėve politikė nė masė tė madhe ėshtė i ndikuar nga partitė nė pushtet, ndėrsa ekspertiza profesionale nuk ėshtė marrė shumė parasysh.

Emrat e shumė zyrtarėve tė partive nė pushtet LDK-sė dhe PDK-sė, mund tė gjenden ne portalin e Qeverisė sė Kosovės, si kėshilltarė tė zyrtarėve tė lartė institucional. Kjo arsyetohet nga zyrtarėt e qeverisė me faktin se pėrveē qė janė njerėz tė partive, kėshilltarėt janė edhe ekspertė tė fushave tė ndryshme.

Zėvendėskryeministri, Hajredin Kuēi, thotė se qeveria aktuale mė shumė vėmendje i ka kushtuar profesionalizimit, se sa ndikimit partiak.

“Kėshilltarėt natyrisht duhet qė te kenė preferenca dhe tė bashkėpunojnė me individin, por dua tė them se nė institucione dominon beckgraundi profesional por edhe ai politik”, pohon Kuēi.

Nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, janė emrat e kėshilltarėve politik tė ministrit, Arsim Bajrami. Aty ndodhet emri i kryetarit tė degės sė PDK-sė nė Besianė, Muhamet Latifi i cili ka humbur zgjedhjet lokale. Emrat tjerė tė kėshilltarėve janė edhe bashkėpunėtorėt e ngushtė tė ministrit Bajrami, si ligjėrues nė UP, Visar Morina dhe Xhavit Shala.

Ministri Bajrami e arsyeton zgjedhjen e kėshilltarėve me faktin se ministrat janė tė lirė tė zgjedhin, pasi kėshilltarėt janė tė emėruar politik.

”Ministrat janė tė lirė qė tė zgjedhin stafin politik i cili e formon kabinetin e ministrit. Sa i pėrket Ministrisė sė Shėrbimeve Publike unė i kamė katėr kėshilltarė, tre nga tė cilėt janė pa parti politike, janė njerėz akademikė, njerėz me tituj shkencor. Njeri prej kėshilltarėve ėshtė anėtar i PDK-sė dhe ai udhėheq planet e ristrukturimit politik”, ka sqaruar ministri Bajrami.

Edhe nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Pushtetit Lokal, nė listėn e kėshilltarėve ndodhen dy emra qė pėr nga pėrgatitja profesionale nuk kanė tė bėjnė shumė me kėtė fushė.
Njėri prej tyre ėshtė Skėnder Zogaj, ish kryetar i Fushė Kosovės, qė nuk ishte rikandiduar nė kėtė post nga LDK-ja, ndėrsa me profesion ėshtė gjuhėtarė.
Emėr tjetėr ėshtė Murteza Berisha, me profesion jurist, ish drejtor i Departamentit tė arsimit nė Mitrovicė dhe shok i ministri Sadri Ferati.

Vetė ministri Ferati e pėrjashton ēdo mundėsi qė ndikimi partiak tė ketė qenė pėrcaktues pėr emėrimin e kėshilltarėve.

“Tek ata kam pa njė mundėsi qė tė mė ndihmojnė shumė nė punėn time dhe nėpėr lamitė qė unė kam konsideru se do tė kem mė tepėr nevojė pėr sferat e tyre“, thotė ministri Ferati.

Raste tė tilla tė emėrimeve tė kėshilltarėve sipas preferencave politike ka mjaft. Ekzistencėn e tyre e konfirmon edhe Lėvizja Ēohu.

“Nuk janė marrė parasysh kriteret profesionale tė fushės sė ekspertizės por janė marrė parasysh kryesisht preferencat politike, tė servilizmit dhe kjo ėshtė pėr keqardhje“, thotė Alban Bokshi pėrfaqėsues i kėsaj lėvizje.

Por sa ndikon kjo situatė nė kualitetin e qeverisjes ?

Kėsaj pyetje i jep pėrgjigje kryeredaktori i tė pėrditshmes Koha Ditore, Agron Bajrami.

“Kjo shihet nė realitet dhe tė gjitha problemet qė i kemi, nuk them se do tė ishin zgjidhur nė tėrėsi nėse do tė kishim pasur mė shumė ekspertė nė qeverisje, mirėpo besoj se problemet nuk do tė ishin kaq tė theksuara po tė kishim njerėz tė cilėt punojnė dhe mendojnė nė mėnyrė profesionale, se si tė zgjidhen ato probleme dhe nėse do tė kishin kualitete profesionale pėr tė gjetur zgjidhje profesionale pėr ato probleme”, thotė Bajrami.

Bajrami si shembull pėrmend mungesėn e njė strategjie tė qartė qeveritare pėr tė luftuar varfėrinė, e cila ėshtė shndėrruar nė problem serioz nė Kosovė.

“Edhe me tutje nuk kemi njė strategji qeveritare se si tė luftohet, si tė zbritet ai numėr i tmerrshėm prej gati gjysmės sė popullsisė, ndėrsa strategjitė janė ato qė ekspertėt duhet t’i punojnė. Kjo na bėnė tė mendojmė se nuk paska ekspertė tė mjaftueshėm, apo tė nivelit tė duhur pėr tė luftuar apo pėr tė hartuar njė strategji si tė luftohet ky fenomen negativ nė shoqėri“, vlerėson Bajrami.

Edhe partitė opozitare nė Kosovė jo rrallė herė i kanė kritikuar institucionet pėr mungesė profesionalizmi nė punė e tyre. Sipas opozitės kosovare kualiteti i qeverisjes aktuale nė Kosovė ėshtė i dobėt. Kjo edhe pėr faktin se pėrkatėsia politike nė shumė raste ka qenė pėrcaktues pėr emėrime nė pozita tė ndryshme. /e. bajrami & m. tahirukaj/

RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė