Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-03-05, 21:31   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kombetarja e SHQIPERISE ka pesuar edhe humbjen e trete ne eleminatoret per Kompionatin Boteror.

Shqiperia ka humbur nga Turqia, 0-2.



me poshte kam huazuar komentet e marrura nga Faqja Tifozat Kuq e Zi:

Ju falenderoj edhe njė herė pėr vėmendjen (62 spektatorėt e www.tifozatkuqezi.com). Mirupafshim nė ndeshjen e ardhshme.

Prapė se prapė, mendoj se nėse Shqipėria ia del tė fitojė 1 apo 3 pikė nė Greqi, atėherė mund t'ia falim tė gjitha rezultatet negative deri tani.

Unė mendoj qė Turqia nuk luajti aq mirė, por Shqipėria ia doli ta mund vetveten.

95' Pėrfundon ndeshja.

95' Si duket nuk do tė ketė as gol nderi pėr Shqipėrinė.

93' Qastet e fundit tė ndeshjes: Turqi 2 - Shqipėria 0 (lexo: Turqi 0 - Shqipėri minus 2)

92' Basturk godet rrezikshėm, por jasht porte.

91' Lika pret njė goditje nga Karadeniz. Lika mė i dalluari deri mė tani pėr mendimin tim.

90' Lika e ndėrpret njė krosim tė rrezikshėm nga Ozat.

89' Ende nuk vjen era gol pėr Shqipėrinė.

87' Loja ka rėnė tani nė tempo. E vetmja gjė qė mbizotėron ėshtė kėnga e publikut turk.

84' zėvendėsim pėr Turqinė: Toraman futet nė vend tė Emre

83' shqiptarėt protestojnė kundėr vendimit tė referit, por asgjė nuk ndryshon, pėrveē qė Aliaj merr karton tė verdhė pėr protestėn e tij.

82' Referi austriak nuk referon penallti tė pastėr pėr Shqipėrinė. Bushi u rrėzua duke dashur tė godas me kokė nė portėn turke. Nuk ėshtė hera e parė qė referi duket i dyshimtė gjatė kėsaj ndeshjeje.

81' Momentalisht, duke e shikuar angazhimin e Kombėtares sė Turqisė, duket se Turqia ėshtė nė disavantazh e jo Shqipėria.

80' Pozitė jasht loje e Basturk. Kohė pėr tė marrė frymė pak lojtarėt shqiptarė se deri mė tani kanė qenė nė presion tė madh nga turqit kėrcėnues.

79' Emre rivėn topin dy herė nga kėndi, nga tė dy anėt, por evitohet rreziku.

78' Sulmet turke janė gjithnjė e mė kėrcėnuese. Basturk godet i vetmuar nga 15 metra, por Lika mbron. Rivėnie nga kėndi.

76' Zėvendėsim pėr Turqinė: Altintop hyn nė lojė nė vend tė Karadeniz.

74' Mė falni qė po flas kėshtu, por nuk kam parė kėso mbrojtje tė dobėt qe kaherė: njė mbrojtės shqiptar (nuk e di cili ishte) e lėshon sulmuesin, tė cilin e mbronte pėr ta marrė topin tek njė lojtar tjetėr turk, por me kėtė e la tėrėsisht tė zbuluar anėn e majtė tė mbrojtjes shqiptare, gjė qė shfrytėzohet nga Turqia, por nė momentin e fundit, shqiptarėt ia dalin ta heqin topin.

72' Sulm i rrezikshėm i Turqisė, por Basturk nuk ia arrin ta parabolojė Liklėn nga ana e majtė thellė nė 16-shin shqiptarė. Rivėnie fundore.

71' Emre gati e befasoi Likėn, i cili me njėrėn dorė e dėrgon topin mbi portė.

70' Cana fiton kartonin e parė tė verdhė nė ndeshje - ndėrhyrje nga prapa.

69' Bogdani godet shtyllėn me kokė nga njė goditje e lirė nga krahu i majtė nga Skela.

Momentalish nuk mund tė komentojė ndeshjen se ka humbur sinjali nė RTK.

67' Ozat nė pozitė jashtė loje.

Nė anėn tjetėr: Greqia pėrfundimisht fiton tre pikė nga ndeshja e saj e sotme kundėr Gjeorgjisė.

65' Bogdani e godet njė krosim tė Aliajt me kokė. Topi pėrfundon mė pak se 2 metra anash portės turke.

64' Basturk tejkalon Dallkun dhe Canėn, si mos tė ishin fare nė fushė, por mbrojtėsi i tretė e hedh topin jashtė pėr rivėnie kėndore.

63' Haxhi kombinon dyfish me Taren, por nuk mund ta kontrrollojė topin, duke e dėrguar drejt nė duart e portierit kundėrshtar.

62' Rivėnia nga kėndi e Shqipėrisė del pėr rivėnie fundore, pa e prekur asnjė lojtar, pėrveē rivėnėsit nga kėndi.

61' Edhe Tare edhe Rustu ngriten nė kėmbė pas trajtimit mjekėshqiponj.

60' Skela e kishte mundur brenda nė 16-sh njė mbrojtės turk dhe kroson tek Tare. Tare e godet topin, i cili nga koka e Rustus del pranė porte.

60' Mundėsia mė e mirė deri mė tani pėr Shqipėrinė nuk realizohet nga Tare.

59' Shqiptarėt marrin topin.

58' Ates futet rrezikshėm nė zonė, por vetė ndėrhyrja e dytė nga mbrojtja shqiptare (Beqiri) e ndalon atė. Rivėnie nga kėndi pėr Turqinė.

57' Rivėnie nga kėndi pėr Shqipėrinė, por nuk ka kėrcėnim pėr portėn turke.

56' Dhjetė minuta lojė dhe tani Shqipėria fillon tė kthjellet pak.

Nė anėn tjetėr nė ndeshjen Danimarkė - Kazakstan 0-0. Sa ka filluar kjo ndeshje.

53' Falė zotit, pozitė jasht loje, se pėrndryshe, me ruletin rus, tė cilin ėshtė duke e luajtur mbrojtja shqiptare, goli i tretė nuk duket larg.

52' Duro rrėzohet afėr 16-shit kundėrshtar, por nuk ka ndėrhyrje tė palejueshme.

51' Shqipėria filloi ta shoh pak se si duket ta mbajė topin.

50' Mundėsi e mirė pėr tė shėnuar pėr Shqipėrinė, por Cana pason topin vonė tek Tare: pozitė jasht loje.

48' Gabime tė papara nė lojėn moderne tė futbollit nga mbrojtja shqiptare. Njė pas njė.

47' Mbrojtja shqiptare fillon lojėn mu sikur e bėri atė nė pjesėn e parė, por ende nuk kemi marrė gol.

46' Pjesa e dytė fillon me njė sulm tė pasuksesshėm tė Turqisė. Lika mban topin nga njė goditje nga larg.

46' Filloi edhe pjesa e dytė e ndeshjes.

Ndeshjet qė do tė zhvillohen sot, por mė vonė janė: Belgjikė - BeH; Itali - Skoci; dhe Francė - Zvicėrr.

dhe Turqi - Shqipėri 2-0

Rumani - Holandė 0-1

Izrael - Irlandė 0-1

Gjeorgji - Greqi 1-3

Ndeshjet qė janė ende duke u zhvilluar janė:

Poloni - Azerbeixhan 8-0

Kroaci - Islandė 4-0

Lihtenshtajn - Rusi 1-2

Estoni - Sllovaki 1-2

Uells - Austri 0-2 Bullgari - Suedi 0-3 Ēeki - Finlandė 4-3

Anglia - Irlanda V. 4-0

Armenia - Andorra 2-1

Rezultatet nga ndeshjet tjera qė janė luajtur sot dhe qė janė duke u luajtur tani janė si vijon:

63 vizitorė janė ende nė faqen e Tifozave Kuq e Zi, duke mė pėrfshirė aty edhemua. Nuk ka zbritur as shtuar numri qė nga fillimi i ndeshjes. Por qėndroni ende kėtu, pasi qė me evitimin e gabimeve nė mesfushė dhe me pak mė shumė fat e vendosshmėri, ndoshta edhe ia arrijmė tė shėnojmė ndonjė gol.

Tėrė pjesa e parė mund tė pėrmblidhet me shumė pak fjalė: pakujdesi dhe mungesė e mprehtėsisė nė sulm nga ana e Shqipėrisė.

46' Pėrfundon pjesa e parė: 2-0.

46' 1 minutė shtesė.

45' Komunikacion njėkahėsh nė 7 minutat e fundit tė pjesės sė parė. Mė sė shumti falė pakujdesisė sė lojtarėve tė Shqipėrisė.

44' Tanimė loja e Shqipėrisė ėshtė nėn nivelin e duhur pėr kėtė lloj ndeshjeje.

42' Situatė e rrezikshme nė 16-shin shqiptar, kur Lika nuk ia arrinė ta mbajė topin nė duel me Ates, pasi qė mbrojtja e Shqipėrisė u habit nga kurtha e pasuksesshme e ofsajdit.

40' Qe 2 minuta Turqia ka rimarrė iniciativėn. Shpresojmė qė nuk do tė ketė edhe ndonjė gol.

39' Korner i shkurtuar pėr Turqinė, por nuk ka sukses.

38' Kundėrsulm i rrezikshėm nga kombėtarja e Turqisė, por i ndėrprehet vrrulli nga mbrojtja shqiptare.

37' Asgjė nga rivėnia nga kėndi.

36' Goditje nė portėn e zbrazėt nga Cana, pas njė pasimi me kokė nga Tare, por mbrojtėsi turk ndėrpret shpresė shqiptare. Rivėnie nga kėndi.

35' E vetmja gjė inkurajuese deri mė tani ėshtė qė loja e Shqipėrisė ėshtė duke u pėrmirėsuar tėrė kohėn, por ende nuk duket e rrezikshme pėr portėn e Rustus

33' Goditje e lirė pėr Shqipėrinė nga Aliaj, por Rustu kap topin qė pėrshkoi njė trajektore tė ēuditshme.

32' Rivėnie nga kėndi pėr Shqipėrinė. Krosim nė 16-sh, por Dallku nuk ia del ta kontrrollojė topin - jasht porte.

31' Krosim nė qendėr nga krahu i majtė i Shqipėrisė, por Bogdani nuk vendoset si duhet.

30' Shqipėria e ka shumė tė vėshtirė pėr tė depėrtuar edhepse ka posedim tė topit nė pjesėn turke.

29' Pozitė jasht loje pėr Turqinė. Ates dhe Emre udhėheqin lojėn e Turqisė.

28' Turqia luan mu siq ka paralajmėruar pėrzgjedhėsi i kombėtarės turke: nuk i len shqiptarėt tė marrin frymė, duke bėrė presion tė madh nė lojtarėt tonė.

27' Pozitė jasht loje pas njė kundėrsulmi turk.

26' Klodian Duro ėshtė i shtrirė nga njė lėndim i paqartė. Nga repriza u duk se mban dorėn nė syrin e tij tė djathė.

25' Lojė nė mesfushė me humbje tė dyanshme tė topit.

24' Goditje e dobėt e Lalas nga 18 metra, pas disa pasimeve tė pandėrprera tė Shqipėrisė.

Nė anėn tjetėr, ka pėrfunduar gjysėmloja nė ndeshjen Gjeorgji - Greqi 1-2.

21' Shqipėria prapė humb topin pa nevojė. Por Turqia e humb gjithashtu afėr 16-shit shqiptar

21' edhe njė pozitė jasht loje pėr Turqinė

20' Duke filluar nga minuta e shtatė Shqipėria luan mė mirė se nė ndeshjet e kaluara, por fatkeqėsisht u deshėn tė pranohen dy gola pėr ta bėrė kėtė.

19' Lika grushton topin nga kėndi dhe mė vonė faulohet.

18' Topi i kthehet prapė Shqipėrisė. Lala kishte Bogdanin tė lirė nė 16-sh, por vendos tė godas. Topi godet mbrojtjen turke dhe tani Turqia nė kundėrsulm. Rivėnie nga kėndi.

17' Nė anėn tjetėr, Skela godet furishėm nga 20 metra, por mbi portė.

17' Emre pason deri tek Ates, por pozita jashtė loje e shpėton Shqipėrinė.

16' Mė duket se lojtarėt shqiptarė kanė humbur topin mė shpesh sesa qė ka minuta deri mė tani.

15' Tare vėn nėn presion mbrojtjen turke. Rivėnie anėshqiponje. Pas rivėnies humbet topi.

14' Lika kap topin nga rivėnia e dytė nga kėndi dhe menjėherė e dėrgon atė nė gjysėmfushėn turke.

14' Dy rivėnie nga kėndi pėr Turqinė nė kėtė minutė.

14' Pėr pak edhe njė penallti. Lika ndėrhyn kundėr Ates.

13' Tare shkakton faul nė sulm duke depėrtuar drejt golit kundėr njė mbrojtėsi turk.

12' Duro largon topin nga vija e 16-shit shqiptar pėr tė evituar njė situatė tė rrezikshme pėr Shqipėrinė

11' Tare luan me dorė duke e pranuar njė top tė gjatė tė rrezikshėm pranė 16-shit kundėrshtar

Nė lojėn tjetėr Gjeorgjia avanson me rezultat 1-0 kundėr Greqisė

9' Cana kroson rrezikshėm drejt portės turke, por portieri e grushton topin jashtė 16-shit, ku godet Lala, pak jashtė portės.

8' ka 2 minuta qė SHqipėria mban topin shumė mirė nė pjesėn turke

7' Shqipėria fillon lojėn tani, si duket me disa pasime tė mira nė gjysėmfushėn turke

6' Aliaj ekzekuton njė goditje dėnimi nga rreth 20 metra, por nuk ka asgjė.

5' Mė vjen keq tė them, por dy gabime tė Shqipėrisė brenda pesė minutave rezultojnė nė 2 gola

5' Autogol. 2-0

4' Krosim nga goditje dėnimi nga Skela afėr 16-shit tė Turqisė. Rrėmujė para golit tė Turqisė, por portieri turk e kap topin.

3' 1-0. Necati Artes shėnon nga pika e bardhė. Lika u hodh kah topi, por nuk ia arriti ta ndal atė.

3' Penallti pėr Kombėtaren e Turqisė

2' Rrėzohet Emre nė 16-shin tonė.

1' Filloi ndeshja. Me fat

-1' Shpresoj qė KEK-u nuk do tė na dėshpėrojė me ndėrprerje tė rrymės, se atėherė nuk do tė mund tė shkruaj derisa e ndezi agregatin (5-10minuta). Por nė anėn tjetėr edhe KEK-u si duket nuk ka faj, kur (sot e pashė nė njėrėn gazetė ditore tė Prishtinės) Rektori i Universitetit tė Prishtinės i ka 2.829,25 Euro borxh KEK-ut. Mė duhet ta pėrmend se mendimet e shprehura kėtu nuk janė qėndrime tė Tifozave Kuq e Zi, por vetėm qėndrime tė mia personale.

-7' Tek prognoza sportive Shqipėria e ka koeficientin 10.5 nėse e fiton lojėn, gjė qė nuk ėshtė shumė inkurajuese, por nėse fiton atėherė do t'u shpaguhet mirė atyre qė kanė pasur guximin t'i vėjnė tė hollat e tyre nė anėn e Shqipėrisė

-8' Pėrshėndetje tė gjithė 62 vizitorėve qė jeni tani tė kyēur nė faqen tifozat kuq e zi, nga Keka (Kreshniku)

Tė dashur tifozė, mirė se erdhėt te Kombėtarja Live!, te transmetimi i drejtpėrdrejtė me tekst i ndeshjeve tė Kombėtares sonė tė futbollit. Sonte prej orės 19:00 CET, djemtė tanė nė krye me trajnerin Briegel janė mysafirė tė Turqisė nė ndeshjen e gjashtė tė Grupit 2, e vlefshme pėr Eliminatorėt e Botėrorit 'Gjermani 2006'.

Edhe kėsaj here transmetimin e ka marrė pėrsipėr Kreshniku, i cili prej fillimit tė ndeshjes do t'ju njoftojė kėtu minut pas minuti me ngjarjet mė tė rėndėsishme nga stadiumi Inonu nė Stamboll.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė