Tema: Penesti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-07, 14:02   #2
Penesti
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Postime: 379
Penesti me shokė shumePenesti me shokė shume
Gabim Agolli

I nderuar Agolli

Do isha i padrejt te fshehi ndjenjen e kenaqsise kur lezova konsideraten e juaj per qasjet e mia ndaj dukurive qe mberthejne boten shqiptare.Kujtoj se ju vertet keni lexuar qellimin e shkrimeve andaj ma do mendja se vlersimi i juaj ne kete njohje te rastit ( e rasti thone esht mbret i botes)i sherben inkurajimit shum fisnik per angazhimin tim ne kete drejtim.Me duhet te pranoj se konsiderata te tilla me bejne nder por akoma me shume me shtrengojne per nje perkushtim edhe me serioz ne prononcimet e ardhshme.I nderuar eshte korektesi te pranosh se ne rrjedhat e tanishme sidomos brenda dhe jasht gardhit shqiptar eshte teper e veshtire ndonje konstatim i akecilit prej nesh te mos "kapet " prej qellimkqijve dhe pastaj te terhiqet zvare deri ne pafundesi.E them kete per vet faktin se shoqeria shqiptare ne kete faze tranzicioni "tranimi" si debulese nga vuajtjet e sistemit qe ngulfati per gjysem shekulli mendesine shqiptare e tani pa nje kriter vlerash po pranon gjithfar ideologjish qe shfaqen si shpetimtare.
Per kete paranteze qe e hapa shpresoj te shtrojme debate me kuptimplota ne vijim nderkaq jam teresisht i bindur se ju z. Agolli operoni shkelqyeshem me deshifrimin e shkrimeve qe permbajne figurshem qellimet, andaj pershendet-ndarjen time po e perfundoj pa asnje fije dyshimi per ndonje hijezim te qiltersise suaj sado qe ne shkrimet e mia edhe mund te pervidhet pa dashje ndonje mangesi.
Miqesisht nga vendi ku bukes i thone buk e ujit uje.
Penesti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė