Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-06, 13:59   #1
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Thumbs up Muhammed Ikbal , Prej Poezise Ne Filozofi

Akademik Enes Kariq[1]

Jeta, vepra dhe idetė e Muhammed Ikballit

Muhammed Ikballi ėshtė i lindur nė vitin 1877 nė Sial­kot, qytetin e tanishėm pakistanez pėrbri kufirit me In­dinė. U shkollua nė qytetin e lindjes, kurse arsimimin e tij universitar e arriti nė Lahorė, ku e studioi filozofinė para islamistit britanik T. W. Arnoldit.
Sipas shėnimeve dhe veprave biografike mbi Mu­ham­med Ikballin, ai nė vitin 1905 niset pėr nė Evropė ku nė studimet postdiplomike studion filozofinė para Mac Taggartit. Nė Munih doktoroi me tezėn The De­ve­lop­ment of Metaphysisc in Persia (Zhvillimi i me­ta­fi­zi­kės nė Persi), kurse pas kėsaj qėndron nė Londėr ku njė kohė tė shkurtėr studion shkencat juridike dhe punon nė fushėn e tė drejtės dhe tė avokaturės. Ikballi, nė vitin 1908 kthehet nė Lahorė ku merret me ligjėrata dhe dhė­nie mėsim nė kolegjin shtetėror, por kohė pas kohe me­rret edhe me punė juridike.
Nė vitin 1922 ėshtė dekoruar me kalorės (d.m.th. mori titullin Sir) pėr shkak tė kontributit tė tij, poezisė. (Faz­lur Rahman nė njė tekst tė tij mbi Ikballin pohon se 60 % tė poezisė sė tij Ikballi e ka shkruar nė gjuhėn per­sish­te, kurse 40 % nė gjuhėn urde). Nė vitin 1922 ai ėshtė zgjedhur nė Kuvendin Legjislativ tė Penxg[NI1]abit, kur nė vitin 1930 mbajti bisedėn historike, presidenciale, nė seancėn vjetore tė Ligės Muslimane nė qytetin Alla­ha­­bad, ku, sipas Fazlur Rahmanit, ka theksuar “se zonat me shumicė muslimane tė Indisė verio-perėndimore du­het pa tjetėr ta fitojnė autonominė nė mėnyrė qė mus­li­ma­­nėt tė mund tė qeverisin sipas normave islame, qė ėshtė ideja e cila mė vonė ka marrė formėn e Pakistanit.
Gjatė viteve tė vonshme tė jetės sė tij Ikballi u sė­mu­rė dhe nuk paraqitej nė publik pas muajit prill tė vitit 1936. Vdiq mė 21. prill 1938, kurse varrin e ka nė xha­mi­nė mbretėrore nė Lahorė.
Sot Muhammed Ikballi para sė gjithash mėsohet si poet islam, filozof islam, mendimtar i bashkėkohėsisė mus­­limane dhe pėrkrahės i “mendimit dhe kėndimit tė ēli­­rimit” mysliman.


ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante