Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-08, 18:23   #21
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Reagimet kan qene te ndryshme per kete artikull te Haxhiut, por duhet ta kuptojme se ne demokraci duhet te ken et drejte te gjithe ta thone mendimin e vet, bile edhe analfabetet e jo ma intelektualet. Kete liri nuk e kan ne ato vende te cilat nuk po e njohein pavarsine e Kosove.Ja edhe nje reagim nga shume qe pat keto dite, kur te kam kohe u sjell edhe disa.



Liria, tjetri...

Arsim LĖKENI

E lexova me vėmendje shkrimin e Baton Haxhiut “Vdekja e entuziazmit”, tė botuar mė dt. 21.08.2008. Autori i shkrimit pėr bosht kishte pasur temėn e mosnjohjes sė shtetit tė Kosovės nga ana e shteteve arabe respektivisht atyre e me besim Islam. Megjithatė ai (B. Haxhiu) kishte rrahur edhe njė segment tjetėr tė shfaqjes apo paraqitjes sė “zhurmshme” tė thirrjes apo nė arabisht, apo ku ta di unė, ezanit nga minaret e xhamive tona. Nuk do ta trajtoja kėtė temė po tė mos mė cytnin dy reagime tė dt. 25.08.2008 nga Shkėlqim Ajdini dhe Aid Raēi tė cilėt ishin hidhėruar shumė me mendimet e Baton Haxhiut i cili po bėka “zhurmė mediale edhe nė rastet ku nuk i lypset opinioni i tij”, qė do tė thotė se njeriu nuk paska tė drejtė tė shprehė mendimin e tij, pa iu dhėnė ajo e drejtė nga dikush, ky dikush ėshtė i njohur nė sistemet njėpartiake apo totalitare. Shkėlqim Ajdinit kush e di kush i paska dhėnė tė drejtėn tė flasė, gjė qė mua nuk mė pengon, sepse si zėri i tij apo i reaguesit tjetėr Aid Raēi nuk po ma prish gjumin, nuk po me shqetėson pesė herė nė ditė duke u ējerrė “ezani i myezinit” (po e shti nėn thonjėza sepse ezani nuk ėshtė ējerrje) , apo turli bashibuzuku qė i afrohet mikrofonit dhe nuk bėn thirrje pėr “besimtarėt e
habitur pas punėve tė dynjallėkut” por ēirret dhe ezanin qė duhet tė jetė i ėmbėl, tė jetė kumbues, tė jetė i thekshėm, tė jetė i pranueshėm pėr veshin e njeriut e kthen nė ējerrje duke ia prishė kėshtu qėllimin e vėrtetė. Tek e fundit veshi e ka tė kufizuar madhėsinė e zėrit qė mund ta pėrballojė ose do tė shurdhohet, pastaj tė shurdhėr zor se do tė mund ta dėgjojmė thirrjen.



Unė i pėrkas atij 95 % -shi qė i pėrkasin besimit Islam dhe kujtoj se minaret e larta tė xhamive nuk shėrbejnė pėr tė vendosur altoparlantė qė prodhojnė ējerrje por myezin apo altoparlantė qė prodhojnė zė tė bukur dhe qė thėrrasin besimtarėt t`i luten zotit. Ka dhe xhami tė tilla. Megjithatė unė i ftoj Shkėlqim Ajdinin dhe Aid Raēin qė tė jetojnė nė qytetin e Prishtinės ku jeton B. Haxhiu dhe tė dėgjojnė ēdo ditė jave nga pesė herė nė ditė altoparlantėt e pasinkronizuar nė kohė tė xhamive dhe tė vėrtetojnė se ata nuk thėrrasin besimtarėt por ēirren dhe nuk i bėjnė nder as fesė Islame dhe as 95%-shit. Skėlqim Ajdinit ia pata “lakmi” edhe me sakėnaqėsi dhe afsh e thoshte fjalinė :”shteti fqinj Shqipėrinė”. Unė kėtė fjali do ta thosha me kėnaqėsi vetėm nė rastin kur kemi tė bėjmė me shtetin fqinj Serbinė. Unė them ulja zėrin altoparlantėve zgjidhni zėrat qė do thėrrasin ezanin mos e pėrdhosni fenė se Zoti nuk ėshtė macė me tė gėrvishtė.
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė