Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-13, 04:08   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Young fituese e ‘Miss World 2013″


Young fituese e ‘Miss World 2013″

9 hours ago in SHOWBIZ, Slider Home, VIP Leave a comment
Balli: Nėn masa tė ashpra tė sigurisė ngjarja botėrore nė tė cilėn cdo vit zgjedhet ‘Miss World’ (Mis Bota) u pėrmbyll me vendosjen e kurorės sė bukuroshes sė parė tė botės pėr vitin 2013. Megan Young nga Filipinet ėshtė fituese e titullit ‘Mis Bota 2013′, pėr tė cilin kanė garuar bukuroshet nga 127 shtete tė botės.
“Ju premtoj se do tė jem Bukuroshja e Botės ndėr mė tė mirat qė ka ekzistuar ndonjėherė” ka deklaruar fituesja e Festivalit botėror , tė 63-tit me radhė, 23 vjecarja Megan Young. Ajo pranoi kurorėn nga ish Misi i Botės, kinezja ėenxia YU e cila ishte ‘Mis bota 2012′.
Sivjet nė Bali tė Indonezisė pati tensione pėr shkak tė kėtij organizimi botėror. Mbrojtėsit e Frontit Islamik kanė dėrguar mesazhe kėrcėnuese se do ta ndėrprejnė ceremoninė ‘Mis Bota’ pėr shkak se ajo bie ndesh me vlerat e tyre fetare.
‘Pjesėmarrėset po shpalojnė pak si shumė lėkurėn dhe trupin e tyre’, kishin deklaruar kėrcėnuesit.
Info Globi ka raportuar se vetėm tri javė para fillimit tė manifestimit ‘Mis Bota 2013′, autoritetet indoneziane, kishin paralajmėruar se pėr shkaqe tė sigurisė do ta zhvendosin vendmbajtjen e tij nga periferia e kryeqytetit Jakarta nė ujėdhesėn indoneziane Bali, kurse mediat botėrore kanė raportuar qė tė paktėn tri shtete, Australia, SHBA-tė e Britania e Madhe kishin lėshuar vėrejtjen publike qė pėr tė gjithė ata qė planifikonin udhėtimin nė Bali, tė jenė mė tė vėmendshėm pėr aspektet e sigurisė.
“Pėr fat tė shtunėn nuk pati protesta dhe manifestimi kaloi nė atmosferė tė mirė”citohen tė kenė thėbė zyrtarėt policor nė Balli pak pas pėrfundimit tė manifestimit. Pjesėtarėt e ‘Mbrojtėsve tė Frontit Islamik’ janė mjaft aktiv nė Indonezi. Raportohet se gjatė vitit tė shkuar kėrcėnimet qė vinin nga radhėt e tyre bėnė qė edhe Lady Gaga tė anulojė koncertin e saj. Kurse para disa vitesh dyshohet se tė njejtit kanė realizuar sulmet me bomba nė Balli, sulme kėto qė kanė marrė rreth 200 jetė.
Si rezultat i pasigurisė dhe frikės nga incidentet, agjencia Associated Press raporton se “organizatorėt e manifestimit ‘Mis bota’ kishin hequr nga programi pikėn e defilimit tė bukurosheve nė rroba banjoje (bikini) dhe nė vend tė saj kanė futur defilimin e tyre me sarong, veshje kjo tradicionale nė Indonezi, mirepo as kjo nuk i kishte kėnaqur ekstremistėt tė cilt kėrkonin ndalimin e mbajtjes sė manifestimit. Kėto ishin arėsyet pse ai u zhvendos nga Jakarta dhe u mbajt nė Balli”.
Pėrkundėr tė gjithave, si po e shpalon edhe fotoja me tė cilin u ilustrua ky shkrim, Miss Bota 2013 duket e buzėqeshur dhe e relaksuar, e tė tilla sot ishin edhe shoqėruesja e parė e Misit tė sivjetmė 20 vjecarja nga Franca, Marine Lorphelin, dhe shoqėruesja e dytė , Carranzar Naa Okailey Shooter, 22 vjecare nga Gana./infoGlobi/V.B.

Share!
  • inShare
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė