Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-08, 00:40   #242
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lirik

Deshta te ndėrtoj kala

xhelal ferizi autori i vargjeve shqiptare

me optimizmin tim
u turra per tė ndertuar kala marrveshje nėpėr botė
sa i pa kuptim dola me kėt vetmashtrim
po kjo qenka nji punė e kotė

dhe a e dini pse
sepse un muratorė isha
me nji pe tė drejtė pa lak
dhe kur doja me vendosė gurin nė qdo miqsi e marrveshje me dorė
kėrcenin kombet me tė pa rehatshmin gjak

ore un po ndėrtoj kala thash me ton dashamirsije
pėr tė gjith ju pėr paqe
qė tė jet kala e perjtshme marrveshje e miqsije
ku nuk do tė behen ngatrresa e gjaqe

jo mė than nuk e ke vu mirė kėt themel
nji mė thoshte vendose sipas kutit tim
kur nji tjeter me nji rrėnim mė del
nė gėrmadha ma shėndrroj mundin plot pelim

sipas penit tė fortit pastaj
u ngrit e tha nji tjeter
do ta vendosi si dua un
kala nga mbrendė me lugeter

mandej u ngrit nji tjeter i zi e nji tjeter i verdhė me lėkurė
e plot tjerė si demon me hipokrizi
mė prishnin pe e gurė
tė bardhė tė kuq e tė zi

nuk je ti mjeshter mė than
q' ėsht kjo kala e butė
kėtu nuk vendose as tmerr as hatanė
nė qdo cep e skutė

po pse ore thash un dua mirsinė
tė gjith qė tė rrini tė lirė
kala kjo qė pėrfaqson njerzinė
qe kohen ta keni ditmirė

jo tha nji tjeter shoven pėr kah gjeni
me lkurė tė bardhė por me pamje mongoli
ti nuk do tė vendosėsh kėta gurė bedeni
priti luftnxitsi e foli


dhe u ngrit nji tjeter qė cakun e kishte
me pre me gri e me vra
ma i ziu ndėr shekuj qė virgjri vashash prishte
sa nanat i kishte tha

ndalu ti me tha paqsorė i ballkanit
gojen e kishte krokodil
mos je farė e ilirianit
ndal se te ha o bilbil

pse don ti kala kėtu miqsije
per kombe pėr njerz e fe
tė ndėrtosh pėr breza njerzije
kur dheun duam tė shembim ne

po jo thash se globin
si lamsh me dhe e ujė
e fali zoti e pse ju kobin
ja doni! mosni a nuk e shihni se vuaj


qeshen gajasur do tjerė
lene mė than at aventurė ti ndėrton diten ne ta rrėzojmė naten
a nuk e sheh o i mjerė
se kombet e fe mbi dhe me gjak e lot rropaten

ore un dua thash dua kala dhe besė pėr breza
me leni tė lirė mė lejoni
se mjaft na mbyten kobet varfri e,luftrat e zeza
qė ju priu gjithfar demoni

mė leni tash e kėrkon modernija
e koha e brezat e ri
se kaloj koha e absurdeve kaloj barbaria
ėsht koha per liri

jo mė than do tjerė me fe tė veshur zi si korba
dhe do tjerė mandej klanorė
dhe dolen disa tjerė qe perzienin qorba
e disa tjerė si akuj disa tė ftoft si borė

kishin dalė te gjith nė qiell e mbi dhe
shikonin me mua ket skenė
dikush po gajasej dikush lotin rrke
mos e nis me than se nuk ja vlenė

dhe un me qekan ne dorė e gurin ne latim duke e gdhendė
kur erdhen disa puthadorė
e nisen tė me shisnin mend
sa te mjerė ishin sa tė gjorė

mė than morem vesh nga larg
se ti ndėrton nji kala
me gurė tė renditur varg
por kėtu servili nuk ka

e 'q' mė duhet thash nėpėr gurė servilija
a'jeni ju nė vete
se kala tė qėndrushme teė drejt don qytetnija
e jo si tuajat adete

pse ju kėrkoni servilinė
nėpėr qdo rrudhė tė gurit dhe nė themel
jo jo se guret nuk rrijnė
parimet nuk duan me i shkelė

un me gurė neper mure ne punė
me varg me pe e me pendė
kur u duken te muret disa te etshem per dhunė
e disa tjerė mbas tyre te pa mend

po q' bėn ti kėtu me than,kala don te njerzisė
ore a nuk sheh ti plane
se nuk don askush ndertim te miqsisė
se bota po mbahet me klane

po pikrisht per ket shkak thash o njeri
kala e gurė kam nisė
kjo kala permbanė paqe e dashuri
ndertue nga peni i drejtsisė

qeshen edhe kta dhe ma than mos e nis
se naten do ta rrezojnė gjahtartė
ata i duan brezat si qyqet mbi lis
ata nuk i duan brezat t' barabart


iken edhe kta dhe un po vazhdoja
me pe e guret ne latim
me nji kėngė lirije nga shkrumbueshmja goja
i etur per miqsi e vllazrim

o zot kur paprimtmas erdhen danajt grek
dihatur me vrap e rremujė
pse ti me than mua akoma s ke vdekė
ilir i mallkuar dhe nderton si ne krujė

nderton kala jo per njerzinė
por kala ku nuk mud te hyjm ne
me veset e tona intrigė e tradhtinė
me kuaj druri e me fe

un shtanga e mbeta me gurin ne dorė ngri
jo ju thash kuptoni
kala po dua per mqisi e liri
ku vend nuk ka demoni

leni ato prralla me than me akuzė
ne duam vetem tradhti
qe boten ta bejm shkrumb e hi e shpuzė
me sllav se bashku ne nji trinitri

un shtanga u habita nga ky moskuptim
kur erdhen dhe rus e shkje
e tjer radikal esktrem n' shpartallim
qe e duan planetin me dhe

e duart me dridheshin nga ky presion
se peni s me mbahej dot
kishin dal me sulme vampir e demon
dhe ne guri me piku nji lot

e ne qiell te gjith kishin dalė
hanė e deille yje
po eveshtronin skenen edhe fusha me mal
te bukurat kreshta e pyje

te gjith sikur em thonin vazhdo me kala
se jeta e jon esht n rrezik
se njeriu me fe me klane esht nda
na e prishė natyren o mik

e un per hirė te yjeve per hirė te dheut e zallit
per hirė te gurve e ranes
edhe pse n' trysni e ne pikė te hallit
gurve po ju flisja ne gjuhen e nanes

secilit ne palcė ne rudhė ene qendresė
secilin ne latim
qe te rrijnė ne kala te drejt e me besė
per pe pa u lekundė ne lakim

xhelal ferizI autori nga mitrovica
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė