Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-05, 15:16   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ne ditet e sotme eshte nje prirje mbare boterore qe ka te bej me arritjen se barazise ne mes gjinive. Qellimi eshte qe te eleminoj ndonje ndryshim ne pergjegjshmeri keshtu qe te gjitha detyrat jane te ndara ne menyre te barabarte. Kjo perfshin marrjen e vendimeve, te ardhurat e te jetuarit, mirembajtjen shtepiake dhe kujdesin ndaj femijeve.

E njohur si Feminizem, kjo levizje, I filluar nga nje grup I femrave qe ishin te pa kenaqura me rolin tradicional te femres, u perpoqen qe te ri-formojne te menyren e te menduarit te te dy gjinive. Ato konsideruan punen shtepiake nje pune te klases se dyte dhe mbrojten qendrimin se femrat duhet avancuar ne boten e mashkullit ne nje baze te barabarte.

Keto femra kane injoruar disa principe themelore. Ato kane deshtuar te kuptojne se plotesimi i detyrave te jetes se perditshme dhe fatbardhesia arrihet vetem gjersa njerezit japin veteveten ne sherbimin te puneve, te cilat jane me rendesi per tu kryer. Asnje pune nuk eshte me rendesi se sa kujdesi per femijet dhe berja e detyrave te tjera shtepiake. Asnje pune tjeter nuk eshte me thelbesore ne interes, ekonomi dhe mireqenje kombetare. Asnje pune tjeter nuk kerkon me shume dashuri, durim, burimesi, intelegjence, dhe aftesi menaxhimi se sa te qenurit nje e eme dhe amvise efikase. Kjo pune ne menyre naturale bie tek femrat dhe behet me se miri nga ato.

Eshte nje pergjegjesi e shenjte, dhe deshtimi per te bere eshte nje braktije serioze e detyres me pasoja te keqija. Cdo vit qe leme pas qysh kur ky koncept I eger dhe I rreme eshte shpallur, kemi perjetuar nje pershpejtim te problemeve shoqerore. Ne nje mase te madhe prinderit e ketij brezi jane fajtoret. Bijat e tyre jane tani te ema te pa-pergaditura dhe te hutuara. Ne anen tjeter, shume prej bijeve te tyre jane baballare te papergjegjshem te pa martuar.

Ne sferen e femres kemi nje rekord deshtimi. Brezi jone eshte nje brez I divorcit, shtepive ngaterrestare dhe femije te pa-bindur. Keto nuk jane probleme te mungeses se fuqise se forcave te rendit dhe nuk do te zgjidhen nga forcat e rendit. Femrat duhet patjeter te kthehen ne shtepite e tyre dhe te sherbejne atje. Ato jane duke menduar se tepermi ne ate se cfare ato "deshirojne te bejne" se sa cfare ato "duhet te bejne."

Para se te fajesohen femrat, duhet akuzuar edhe meshkujt qe jane udheheqes ne shtepite e tyre. Pa-kenaqesia fokusohet ne ata. Ata nuk ben qe ne mungese te vetebesimit te zbrapsen nga detyra udheheqese, dhe per shkak te pa-aftesise se tyre udheheqese te fajesojne femrat.

Vetem atehere kur meshkujt dhe femrat me deshire te plote marrin pergjegjesite qe ata jane lindur per ti bere, duke ju perkushtuar vetevetes ne arritjen e nje suksesi te tyre dhe duke humbur veteveten ne sfidat e mundshme mbi pergjegjesia e tyre, ata do te gjejne fatbardhesi dhe ne do te kemi nje bote me te mire. Eshte paresore puna e burrit te plotesoj se pari pergjegjesine e tij dhe te perkrah gruan e tij dhe te bijat te jene pergjegjese dhe te kenaqura me detyrat femerore.

Nje numer i konsiderueshem femijesh rriten nje nje mjedis ku dallimi I gjinive eshte aq i pa-kuptueshem sa qe nuk ka prerje te qarte per ta qe te percjellin. Ne shume shtepi mungon udheheqja percaktuese, dhe ndryshimet te cilat duhet te jene te dukshme jane zvogeluar qellimisht gjersa meshkujt sillen si femra and femrat sillen si meshkuj. Kjo shpesh udheheq drejt nje nen-zhvillim te femijes ne gjinine e tij. E gjithe kjo ben te mendohet se te mohohen detyrat specifike te meshkujve dhe femrave eshte absurde.

AC
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė