Cili grup kishte tė drejtė nė trazirat qė ndodhėn ndėrmjet sahabėve
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka lajmėruar se
Amarin do ta vrasė grupi i padrejtė, gjithashtu pėr hauarixhėt ka thėnė:
Ata do tė dalin nė njė kohė trazirash dhe do ti vrasė grupi qė ėshtė mė afėr sė vėrtetės.
Duke u nisur nga kėto dy hadithe tė qarta, themi se grupi i Aliut ishte mė afėr sė vėrtetės. Kėto hadithe sqarojnė se Aliu ishte mė afėr sė vėrtetės nė betejėn e devesė dhe tė Sifinit, por kjo nuk do tė thotė se gjithė e vėrteta ishte me tė. Kjo nuk duhet tė kuptohet si sharje pėr Aliun, sepse qėllimi ynė ėshtė tė sqarojmė se ata qė nuk morėn pjesė nė kėto beteja, e kishin gjetur tė vėrtetėn.
Drejtėsia e Aliut u tregua nė momentin kur ndaloi luftėn. Mė parė pėrmendėm se ai u pendua kur e pa Talhan tė vrarė dhe tha: Ah sikur tė kisha vdekur qė para njėzet vitesh. Madje nė momentin kur Hasen bin Ali u kthye nga beteja e Sifinit dhe i tregoi Aliut se ēfarė kishte ndodhur, tha: Betohem nė Allah se nuk e kisha menduar kurrė tė arrinte puna deri nė kėtė gradė.
Tė gjithė u penduan pėr pjesėmarrjen nė kėto beteja, prandaj Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte lavdėruar Hasenin me fjalėt:
Ky djalė ėshtė zotėri dhe ndoshta Allahu do ta bėjė shkak pėr pajtimin e dy grupeve tė muslimanėve. Pra Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e lavdėroi Hasenin sepse i pajtoi dhe jo Aliun, i cili i luftoi.
Lėvdatat pėr Aliun janė nė luftėn qė bėri me hauarixhėt, sepse nė kėtė betejė ishte me tė vėrtetėn dhe askush nuk u mėrzit pėr vrasjen e tyre. Tė gjithė u gėzuan dhe Aliu bėri sexhde pėr tė falėnderuar Allahun pėr fitoren. Por ai ka qarė dhe ėshtė penduar kur luftoi nė betejėn e devesė dhe u mėrzit shumė kur luftoi nė Sifin.