Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?
Inteligjenca: Fuad Ramiqi agjent serb, dyshohet si vrasės i Ahmet Krasniqit
Prishtinė, 07.11.2013
"Ushtarak i suksesshėm dhe agjent i Kundėr-zbulimit serb (KOS), por politikan deri tani i dėshtuar". Kėshtu e pėrshkruan Inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, njė person kontrovers, ish-zyrtar i sė paku dy partive, kandidat i pavarur dhe tani lobues i vijės ekstreme tė tė drejtave tė myslimanėve nė Kosovė si dhe fytyra e partisė sė dytė islamike nė vend, partisė LISBA.
"Besohet se Fuad Ramiqi ėshtė rekrutuar nga KOS-i qysh nė fillim tė viteve tė '90. Personeli qė i ka mundėsuar veprimtarinė ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zėvendės i eprorit tė KOS-it, Aleksadėr Vasiljeviq", thuhet nė disa dokumente analitike pėr figurėn e Ramiqit, tė cilat i ka siguruar gazeta "Express".
"Besohet qė edhe sot Ramiqi vazhdon tė jetė i lidhur me strukturat ushtarake tė Serbisė qė trashėguan KOS-in, si VBA apo VOA. Por tani e vazhdon aktivitetin pėr kėtė organizėm si mbrojtės i vlerave tė islamit". Nė kėto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte pėr kėtė lidhje tė tij pėrmend ngritjen e tij nė karrierė. Veē kėsaj, nė raportin e Inteligjencės kosovare hidhen dyshime edhe mbi vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi. Inteligjenca pretendon qė ka nė dorė faktet qė ai u betua nė FARK dhe para ministrit tė Mbrojtjes Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetėm njė ditė para atentatit kundėr kėtij tė fundit. Ēuditėrisht, sipas Inteligjencės, ai ditėn e dytė tė tij si ushtar i FARK-ut, ditėn kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa mė vonė ai do tė bėhej kėshilltar i zėvendėsit tė Krasniqit, Halil Bicaj. "Asnjėherė nuk u kuptua se ku ka qenė Fuad Ramiqi ditėn kur u vra Ahmet Krasniqi", thuhet nė dokument. Kolonel Ahmet Krasniqi u vra nė mes tė Tiranės, diku nė zonėn e ish-shtėpisė sė Partisė, nė 21 shtator tė vitit 1998.
Express
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|