Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-08, 22:39   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Intervista,Opinione /Jehona e Pavarsisė sė Kosoves

Presidenti i Republikės sė Kosovės flet ekskluzivisht pėr ATSH-nė pak minuta para se Kuvendi tė miratonte shpalljen e pavarėsisė

- Zoti President, faleminderit qė na pritet nė kėtė orė historike pėr Kosovėn dhe pranuat intervistėn me Agjencinė Telegrafike Shqiptare. Fillimisht, si po ecet me axhendėn e Pavarėsisė sė Kosovės?
Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet institucionale dhe pak mė parė mbaruam njė seancė tė Kryesisė sė Parlamentit, ku ishin dhe shefat e grupeve parlamentare. Ishte njė iniciativė e pėrbashkėt e imja dhe e kryeministrit Thaēi qė tė thirret seanca e jashtėzakonshme e Kuvendit. Ishte miratim i rendit tė ditės qė e kishim propozuar si ide dhe do tė procedojmė mė vonė me seancėn solemne qė do tė jetė seancė historike pėr Kosovėn, qė natyrisht ndan njė kufi shumė tė qartė me tė kaluarėn qė ka qenė e dhimbshme, e vėshtirėsive tė shumta dhe hapjes sė njė kapitulli tė ri tė zhvillimit tonė dhe ecjes sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur, tė mbėshtetjes sė Kosovės edhe nga miqtė e saj tė mėdhenj qė ka patur nė kėtė proces tė madh qė kemi kapėrcyer pėr tė pėrmbushur ambicjen tonė dhe natyrisht udhėtimin tonė suksesshėm, besoj me qasje tė pėrbashkėta dhe ndihmė po kėshtu drejt procesit tė integrimeve euroatlantike. Ajo ėshtė po ashtu synimi jonė qė Kosova, bashkė me vendet e tjera tė rajonit, shumė shpejt tė jetė nė kulmin e kėtyre integrimeve.
- A keni marrė njė konfirmim sa vende do tė jenė nė valėn e parė qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės?
Unė them se do tė jenė shumė vende. Unė, qė mbrėmė edhe sot, kam punuar gjithė ditėn qė tė bėjė letrat me nėnshkrimet, ku do t'ju adresoj shteteve, udhėheqėsve tė shteteve, tė qeverive tė tyre, nė njė pjesė tė nėnshkruara bashkė me kryeministrin Thaēi, po njė pjesė nga unė, natyrisht sipas protokolleve qė duhen respektuar. Dhe, mendoj se do tė jetė njė fluks i madh pozitiv i vendeve qė do tė na mbėshtesin. Eshtė shumė e rėndėsishme qė do tė jenė nė radhė tė parė gjithė kėto vende qė kanė qenė prijėtare nė proceset e mėdha, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet kyēe tė Bashkimit Evropian. Po edhe shumė vende tė botės demokratike s'do tė mungojnė nė kėtė qasje dhe kujtoj ndonjė prej vendeve qė ka pasur ndonjė hezitim tė deritashėm do tė jetė nė kuadėr tė kompozicionit tė pėrbashkėt. Vlerėsoj shumė lart rolin e Shqipėrisė pėr pavarėsinė e Kosovės.
- A jeni nė kontakt me autoritetet shqiptare dhe ēfarė ndihme po ju ofrojnė ata nė kėto momente?
Kėto janė kontakte shumė korrekte, shumė tė thella. Unė dėshiroj edhe njė herė tė vlerėsoj shumė lart qasjen qė ka patur Shqipėria, institucionet e saj, presidenti, kryeministri, parlamenti, pozitė dhe opozitė dhe nė tė gjitha kohėrat. Qė nga koha kur Kosova ka hyrė nė njė rrugė dinamike tė zhvillimeve, qė nga fundi i viteve '80 tė njė procesi institucional, por edhe tė rezistencės. Dhe mendoj njė pėrkujdes tė natyrshėm pėr tė dhėnė ndihma tė veēanta edhe nė rrjetin diplomatik, pėr tė ndihmuar ēėshtjen e Kosovės, pėr tė arsyetuar ato argumenta qė i kemi shtruar dhe janė tė natyrshme, qė janė pasqyruar gjithashtu edhe nga rrjeti diplomatik. Por edhe nė mėnyra tė tjera me angazhimet e drejtpėrdrejta qė ka patur qoftė pėrmes kryeministrit, presidentit, kryetarit tė parlamentit, si edhe drejtuesve tė tjerė nė pozitė dhe opozitė, pėrmes rezolutave tė rėndėsishme qė ka miratuar Kuvendi i Shqipėrisė.
- Ēfarė dimensioni ka pėr ju pavarėsia e Kosovės, parė nė rrafshin kombėtar?
Unė mendoj se ėshtė pėrmbushje e njė ambicje tė madhe qė shqiptarėt nė Kosovė, si shumicė tė jetojnė tė lirė, tė kenė respekt ndaj pakicave qė i kemi brenda, si njė larmi etnike. Ėshtė shumė e rėndėsishme se ne do tė shpejtojmė hapin tonė nė ndihmė reciproke pėr tė ecur nė rrugėn drejt Bashkimit Europian dhe NATO, pėr tė dhėnė njė shembull tė jashtėzakonshėm tė asaj qė shquhet nė identitetin tonė, tė respektit tė tė drejtave dhe lirive njerėzore, tė raporteve tė mira qė duhet t'i kemi me fqinjėt, po ashtu edhe nė njė ndihmė tė mirė tė pėrvojave qė kanė kapėrcyer Shqipėria, por edhe vendet e tjera tė rajonit pėr tė shpejtuar edhe Kosova hapin e saj drejt integrimit dhe zhvillimit. Prandaj unė me kėtė rast dėshiroj tė pėrgėzoj njėherėsh tė gjithė mbėshtetėsit e Kosovės, gjithė Shqipėrinė, qė ka qenė nė tė gjitha kohėrat ndihmė e veēantė pėr ecjen tonė, qė ėshtė edhe ambicja e tė gjithė qytetarėve tė Shqipėrisė pėr tė patur kėtė ditė pėr Kosovėn dhe tė bėhet gjithashtu edhe pjesė e pėrkushtimit edhe e vendeve tė tjera qė nuk na janė ndarė edhe nė kohėt mė tė vėshtira.
- A ka Presidenti i Kosovės ndonjė frikė sot?
Jo! Unė kam njė gėrshet emocionesh, siē ėshtė tek ēdo qytetar i Kosovės nė kėtė ditė historike. Ne nuk kemi frikė nga e ardhmja. Kemi punuar pėr tė hyrė nė kėtė kapitull tė jetės. Tė gjithė sėbashku kemi njė krenari tė veēuar pėr tė mbajtur me nderim edhe nė vertikale ecjen tonė, dhe po ashtu njė respekt tė veēantė pėr tė gjithė ata njerėz qė kanė sakrifikuar veten e tyre pėr Kosovėn, edhe nė luftėn e armatosur, edhe nė lėvizjen e fuqishme politike, qė ėshtė bėrė dhe ka qenė njė kombinim i mirė nė ecjen nė kohė tė vėshtira, nė orėt e liga qė kemi patur. Natyrisht dua tė ēmoj nė veēanti kėtė pjekuri, kėtė maturi, durim dhe kulturė politike dhe shtetformuese qė kanė qytetarėt e Kosovės. Ndaj, kjo na bėn tė fortė, na bėn qė tė besojmė nė perspektivėn tonė, kjo na bėn qė tė reflektojmė me urti edhe me serbėt dhe komunitetet e tjera qė i kemi nė Kosovė, si edhe pėr ata qė mund tė kenė njė drojė tė veēantė rreth kėtyre proceseve nė kėtė kapitull tė ri ku po hyjmė. Kosova do tė jetė e qytetarėve tė saj. Kosova do tė shprehė identitetin e vet shtetėror nė kėtė ecje tė suksesshme nė trendet e reja qė do tė ecė dhe shansin e madh e ka. Nga kjo ditė do tė jetė njė Kosovė e bekuar. Flas edhe nė kuptimin ndėrkombėtar, sepse vetė populli i Kosovės e ka bekuar me vullnetin e vet tė lirė.
- Nė kėtė ditė mungojnė shumė nga ata qė kanė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr Kosovėn. Mungon Ibrahim Rugova dhe luftėtarė tė shumtė qė kanė dhėnė edhe jetėn e tyre?
Janė tė shumtė ata qė mungojnė. Na mungon Presidenti Rugova, na mungon Adem Jashari, gjithė plejada e luftėtarėve tė lirisė, qė siē thashė edhe mė herėt, kanė patur njė gėrshet tė fuqishėm tė ambicjes politike, pėr ecjen politike, por edhe tė rezistencės, pėr tė qėndruar nė kohėt e vėshtira qė kemi patur. Gjithashtu na mungojnė edhe shumė e shumė breza qė kanė dhėnė edhe veten e tyre pėr Kosovėn. Ideja e pavarėsisė dhe lirisė sė Kosovės nuk ka qenė asnjėherė ide e tėhujėsuar, apo jashtė genit, jashtė shpirtit, jashtė idesė themelore tė artikuluar, qė ka patur njė kontinuitet pėr tė patur kėtė ditė. Pra, njė kontinuitet tė organizimeve politike. Ka shumė njerėz qė kanė shkuar mė syēelė pėr tė parė Kosovėn e lirė. Eshtė fat i kėsaj gjenerate, pavarėsisht moshės, fati i kėtyre njerėzve qė ta gėzojnė kėtė qė mbėshtetet nė tabanin e gjithė kėsaj tė kaluare tė lavdishme dhe njėkohėsisht qė tė japė njė garanci pėr tė patur njė Kosovė tė mirė, njė Kosovė europiane, njė Kosovė qė vjen nė djepin e vet, pjesė e civilizimit antik tė njė Dardanie qė ka qenė thellėsisht e njohur me vlerat e saj. Dhe kjo gjakon nė ecjen tonė, nė shpirtin tonė.
- Rreth muajit qershor ėshtė lajmėruar mbajtja e njė konference ndėrkombėtare tė donatorėve. A janė tė pėrgatitura institucionet e Kosovės pėr tė prezantuar projektet e tyre tė zhvillimit dhe pėr tė orientuar mbėshtetjen financiare ndėrkombėtare?
Ka njė projekt qė ėshtė bėrė mė parė nga qeveria paraardhėse. Mendoj se, nė kontinuitet ėshtė marrė hapi qė tė pėrfundohet me ekipin aktual tė qeverisjes sė Kosovės, nė njė bashkėpunim shumė tė thellė me Bankėn Botėrore dhe me mekanizmat e tjerė ndėrkombėtarė. Ne mendojmė se do tė jetė njė pėrkushtim i veēantė i vendeve nė kėtė konferencė pėr tė ndihmuar me njė inxheksion tė parė Kosovėn, por nė tė njėjtėn kohė e kemi thėnė se do tė jemi tė pėrkushtuar qė kėto mjete, kėto para qė do t'i jepen Kosovės nuk do tė harxhohen kot sė koti, por do tė jenė mjete qė do tė investohen nė projekte kapitale pėr tė nxjerrė ciklin e rėndėsishėm tė zhvillimeve tona. Prandaj, ne e besojmė kėtė konferencė, e besojmė ndihmėn e shumė vendeve qė edhe ashtu Kosovės i janė gjendur pranė, pa ndėrpreje nė projekte tė shumta. Po ashtu, besojmė se do tė kemi edhe shumė qasje tė tjera paralele, se Kosova do tė ketė njė mundėsi shumė mė tė madhe tė operimit tė saj, si vend i njohur ndėrkombėtarisht, qė tė hyjė nė fondacione monetare ndėrkombėtare, qė tė hapė portėn e investimeve tė guximshme dhe me garanci nė Kosovė pėr investitorėt e huaj dhe pėr diasporėn shqiptare, qė tė jetė shfrytėzuese me prioritet e pasurive tė shumta qė i ka falė zoti. Njė basen, apo shumė basene tė pashtershme tė mineraleve qė i ka, tė njė toke tė plleshme dhe tė bukur, nė kuptimin e bonitetit tė saj, sepse nevojiten investime pėr teknologji moderne pėr tė pasur artikujt ushqimorė tė industrisė ushqimore, tė agrikulturave qė Kosova mund t'i ketė brenda vetvetes dhe tė gjejė njė shtrat tė fuqishėm tė veprimit dhe tė inkorporimit tė kėsaj popullsie tė re, qė ėshtė njė begati e jona. Ne kemi rreth 60 pėrqind tė popullsisė tė Kosovės nėn moshėn 30- vjeēare. Ata njerėz kėrkojnė punė, sepse ka njė shkallė tė papunėsisė mbi 40 pėrqind. Ata njerėz duhet ta kenė shansin e vet.
- Ndėrkohė qė Serbia ka paralajmėruar njė bllokadė, a mendoni se Kosova ėshtė pak e vonuar nė investimet pėr rrugėn Prishtinė-Morinė, ndėrsa qeveria e Tiranės ka angazhuar shumė fonde dhe mjete pėr tė ndėrtuar kėtė rrugė nė njė kohė rekord?
Unė mund tė them se nuk mund tė ketė bllokadė ndaj shtetit tė Kosovės. Mund tė ketė nė kuptimin e njė presioni politik, sepse fundja edhe ata qė duan tė bėjnė bllokadė, sigurisht bėjnė bllokadė edhe ndaj vetvetes. Sė dyti, ne kemi njė raport ekzistues, tė shkėlqyeshėm tė marrėdhėnieve tė mira me Maqedoninė, me Shqipėrinė dhe Malin e Zi, por edhe me vendet e tjera tė rajonit dhe do tė lėvizim fuqishėm. Sė treti, qė ėshtė shumė e rėndėsishme, mendoj se rruga ka marrė kahun e vet dinamik tė pėrfundimit. Ne na kujtohet Presidenti Rugova kur ka pas dhėnė idenė e parė, qė tė ringjallim kėtė rrugė tė komunitetit, prej antikitetit, dhe tė marrė fuqinė e vet tė investimeve dhe ėshtė shumė mirė qė qeveria shqiptare ka bėrė kėto veprime kaq tė rėndėsishme, qė kushtojnė, por qė nuk kanė aspak peshėn e asaj dobie tė madhe qė do tė ketė bota shqiptare, qė do tė ketė Shqipėria, qė do tė ketė Kosova me komunkime tė tilla. Mendoj se nga ana e Kosovės do tė punohet shumė shpejt. Ėshtė njė rrugė qė megjithatė mund tė lėvizet mirė, sepse nuk ka ndonjė problematikė tė posaēme, sepse ėshtė rrugė e kalueshme, qė nuk ka probleme tė mėdha pėr tė investuar, pėr tė patur magjistralen e re dhe do tė bėhet shumė shpejt.
- Shumė faleminderit, zoti President dhe urime!
Ju pėrshėndes dhe urime edhe ju!
Intervistoi: Artur KOPANI
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė