Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-11, 08:23   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Afrika ime






Zėvendėskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli shkon nė Afrikė pėr herė tė katėrt i bindur se do tė sigurojė njohje pėr Kosovėn. Do tė takojė edhe presidentin e Afrikės sė Jugut.


Nė njė intervistė pėr gazetėn Express, ai po ka folur edhe rreth disa ēėshtjeve tjera. Duke folur rreth riformatimit tė Qeverisė, ai ka thėnė se bėhet sė shpejti dhe se pret njė ministri tė re pėr koalicionin Kosova e Re.

Pacolli tha se ende nuk ka vendosur nėse do tė kandidojė pėr president tė Kosovės, por beson se zgjedhjet nuk do tė shtyhen.

Zėvendėskryeministri duke folur rreth vizitės sė presidentit tė Hondurasit nė Kosovė e Shqipėri tha “Sė pari falėnderoj institucionet e Kosovės dhe ēdokėnd kėtu qė ka punuar qė kjo vizitė tė kalojė nė mėnyrė dinjitoze. Edhe pse me pengesa, kjo vizitė ka shkuar mirė dhe shpresoj se Presidenti tė jetė ndarė i kėnaqur. Kuptohet qė ka mundur tė pritet mė mirė, por mirė qė u krye”.

Pacolli foli edhe rreth pritjes mė tė organizuar qė i ėshtė bėrė presidentit tė Hondurasit nė Shqipėri. “Po, ėshtė e vėrtetė dhe pėr kėtė unė i falėnderoj pėrfaqėsuesit e institucioneve mė tė larta tė Shqipėrisė duke filluar nga Presidenti i shtetit, Bamir Topi. Ju e dini se Shqipėria vjen nga njė traditė e madhe dhe protokolli shtetėror i saj ėshtė i jashtėzakonshėm. Por pėrveē kėsaj, mė lejoni qė t’ju pėrmend detaje tė vogla. Shqipėria kishte nė rrugėt kryesore tė kryeqytetit flamuj tė mėdhenj tė Hondurasit, duke i dhėnė karakter shtetėror vizitės. Unė isha nė krah tė Kryeministrit Berisha dhe Kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli nė pritjen qė ata i rezervuan Presidentit tė Hondurasit”, tha ai.

Sipas tij, kryetarja e Parlamentit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli nga kati i tretė, ku e ka zyrėn, ka zbritur poshtė dhe e ka pritur dhe njėjtė po ashtu e ka pėrcjellė mysafirin tonė.

“Kryeministri Sali Berisha, i cili dha drekė pėr mysafirin ishte aq i pėrgatitur pėr takimin me Presidentin e Hondurasit saqė nė takim dėshmoi se kishte lexuar shumė gjėra pėr historinė, kulturėn dhe ekonominė e Hondurasit....Presidenti i Hondurasit edhe nė Shqipėri rikonfirmoi mbėshtetjen e tij dhe angazhimin pėr tė lobuar pėr Kosovėn. Mos tė harroj tė pėrmendi faktin se ai na ka ndihmuar shumė pėr njohjet nga Caricomi”, tha Pacolli.

Ndėrkaq, duke iu pėrgjigjur pyetjes rreth vonesave pėr njohje nga disa vende qė ai kishte thėnė se do tė vijnė shumė shpejt, Pacolli u shpreh se njohjet nuk janė njė gjė e cila varet nga vullneti i tij ose prej dėshirės sė kosovarėve.

Ai vlerėsoi se njohjet janė njė proces jashtėzakonisht i vėshtirė dhe ēdo vendim i ēdo shteti pėr ta njohur Kosovėn sigurisht nuk kalon pa ndonjė hallakamė brenda atij shteti.
“Pėr arsye se prishet njė qetėsi, e cila ėshtė tani tek ai shtet; pėr arsye se dikush sigurisht do tė intervenojė, do tė thotė se do t’i prishim marrėdhėniet me Serbinė, pėr shembull. Kėtu, e dini se nuk ėshtė vetėm dikush i vogėl, por kjo shkon deri te Rusia. Kėrcėnimet pra ekzistojnė. Lobi serb ėshtė shumė i madh nė shtetet afrikane dhe duhet gjithmonė tė gjinden rrugė qė prishja e kėsaj qetėsie tė jetė me efekte sa mė tė vogla negative pėr atė shtet qė na njeh. Prandaj, njohjet qė kanė ardhur janė pasuar me kėrcėnime nga Beogradi pėr ato shtete qė na kanė njohur. Kėto shtete do ta kenė vėshtirė tani tė jenė prezentė nė Beograd nė aktivitetin pėr 50-vjetorin e organizatės sė vendeve tė painkuadruara dhe unė nuk di si do tė veprojė nikoqiri.... Pėr kėtė ju them edhe njė herė se njohjet tė cilat unė i kam pėrmendur edhe me emra, do tė vijnė shumė shpejt. Unė kėrkoj mirėkuptimin nė kėtė ēėshtje edhe nga mediat kėtu, por edhe nga shoqėria civile, sepse njohjet nuk kanė qėllim vetėm shkrimin e njė letre, ato janė proces”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė