Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 19:24   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Schmitt: Do lobojmė pėr Kosovėn te Sllovakia dhe Rumania
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė ditėn e dytė tė vizitės nė Hungari, u prit me nderimet mė tė larta shtetėrore nga presidenti i Hungarisė, Pal Schmitt. Presidenti i Hungarisė, e vlerėsoi lartė vizitėn e parė tė nivelit shtetėror tė Presidentes Jahjaga pikėrisht nė Hungari dhe tha se vendi i tij ėshtė krenar qė ishte nė mesin e vendeve tė para qė e njohu pavarėsinė e Kosovės.






14 shtator 2011
Ekonomisti

Schmitt tha se Hungaria ka qenė dhe vazhdon tė jetė pėrkrahėse e tė gjitha proceseve tė Kosovės dhe do ta ndihmojė atė nė rrugėn e saj pėrpara.
Presidenti hungarez tha se vendi i tij mbėshtet perspektivėn evropiane pėr Kosovėn dhe theksoi se Hungaria ka kėrkuar nga tė gjithė partnerėt evropianė qė tė vazhdojnė procesin e anėtarėsimit pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Schmitt tha se nuk ka alternativė tjetėr pėr vendet e Ballkanit perėndimor pėrveē anėtarėsimit nė BE dhe ky proces tha ai do tė pėrmbyllet pasi tė jenė plotėsuar kushtet nga kėto vende.
Ai tha se ėshtė i pėrkushtuar qė tė ndihmojė nė lobimin pėr Kosovėn tek vendet anėtare tė BE-sė qė ende nuk e kanė bėrė kėtė, veēanėrisht tek dy fqinjėt e Hungarisė, Sllovakia dhe Rumania, tė cilat kanė komunitet hungarez nė vendet e tyre, dhe qė kjo ėshtė njė nga arsyet pse kėto dy vende ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Schmitt tha se Hungaria do tė hapė ēėshtjen e anėtarėsimit tė Kosovės nė nismat rajonale dhe ato ndėrkombėtare qė do tė ndihmonte vendin nė thellimin e reformave dhe qartėsimin e rrugės evropiane si dhe do tė ndihmojė qė Kosova tė pėrfitojė nga liberalizimi i vizave. Presidenti hungarez tha se marrėdhėniet e mira mes Kosovės dhe Hungarisė duhet tė thellohen edhe mė tutje nė fushėn e ekonomisė dhe theksoi se duhet tė inkurajohen bizneset hungareze pėr tė investuar nė Kosovė.
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, e falėnderoi presidentin Schmitt pėr pritjen madhėshtore dhe tha se Hungaria ėshtė mik dhe partner i ngushtė i Kosovės. Ajo tha se Hungaria e ka ndihmuar Kosovėn nė zhvillimin dhe avancimin e saj drejt integrimeve evropiane.
Jahjaga i vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve si shumė tė mira dhe theksoi nevojėn e thellimit tė tyre nė fushėn politike dhe ekonomike. Ajo tha se Hungaria e ka kaluar rrugėn e anėtarėsimit nė BE dhe pėrvoja e saj do tė shėrbejė pėr rrugėn e Kosovės drejt anėtarėsimit nė BE.
Jahjaga tha se Kosovės i duhet marrėdhėnia kontraktuale me BE-nė, meqė kjo tė qartėsonte rrugėn evropiane tė saj me marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizim tė vizave. Ajo theksoi se anėtarėsimi i plotė i tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshirė Kosovėn, nė BE do tė garantonte stabilitetin afatgjatė tė rajonit.
Jahjaga tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme dhe integriteti territorial i saj i paprekshėm. Ajo tha se Kosova ka marrėdhėnie tė mira me tė gjitha vendet fqinje dhe ėshtė faktor i paqes dhe stabilitetit nė rajon. Presidentja tha se i ka dhėnė pėrkrahje dialogut me Serbinė, i cili ka filluar tė jap rezultate me arritjen e njė numri marrėveshjesh, qė lehtėsojnė jetėn e qytetarėve tė te dyja vendeve.
Ajo tha se nė kėtė proces tė dialogut nuk do tė diskutohen ēėshtjet e brendshme tė Kosovės dhe integriteti territorial i saj.
Jahjaga tha se Kosova dhe Serbia kanė pasur njė tė kaluar jo gjithmonė tė mirė, por ato mund ta planifikojnė tė ardhmen dhe ta ndėrtojnė atė pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve dhe si dy shtete fqinje duhet tė ndihmojnė njėra-tjetrėn nė rrugėn e integrimeve evropiane.
Jahjaga tha se e mirėpret mbėshtetjen e Hungarisė pėr pjesėmarrjen e Kosovės, si shtet i pavarur, nė organizatat rajonale dhe ndėrkombėtare. Ajo tha se ndihma e Hungarisė nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės do tė ishte rėndėsisė sė veēantė dhe theksoi nevojėn e inkurajimit tė investitorėve hungarezė pėr tė investuar nė Kosovė.
Tė dy presidentėt kanė diskutuar edhe pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera qė janė me interes pėr tė dyja vendet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė