Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-08, 10:04   #9
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Tryeza ėshtė e shtruar... Serish falenderojme Allahun e tashmė te tre jemi rreth saj (ėshtė akoma herėt pėr te fjetur pėr vogelushen time)... Shuajme etjen dhe shijojme pa e ekzagjeruar nga begatite e tryezes tonė... Vajza e vogėl ėshtė shoqeri shumė e kėndshme gjatė ngrenies... nuk di akoma tė flasė por gjatė te gjithė kohės kėrkon ēdo gjė qe ndodhet ne tryeze duke bėrė me shenjė... Edhe pse tė gjitha i ka pėrpara ne karrige-tryezen e saj te vogėl, me te shijshme i duken ato qe janė ne pjaten time...

Ah sa here gjatė ngrenies na kujtohen iftaret (vakti pas perendimit te diellit) tipike te vendlindjes... buzagaz i pėrcjellim ato ēaste... Tavolina, plot e perplot me ushqime, te cilat ankoheshin se po u thyheshin kembet... Barqe te fryre e gjysėm te shtrire mbi karrige si gra shtatzana te cilat mezi marrin fryme...e lere pastaj sa te qete janė ne namaz... Pėr te qeshur apo jo...
Ramazani jo rrallė ėshtė trajtuar si muaj i ngrenies pa masė... Amvisat gjithė ditėn ne kuzhine duke pėrgatitur lloj lloj gjėrash pasi familjaret nuk kanė ngrėnė gjithė ditėn, duke mos i lėnė aspak vend leximit te Kur’anit apo miresive te tjera te kėtij muaji...

Ramazan Muaj i bekuar... sa e kanė kuptuar miresine tėnde? Sa e provojne me te vėrtetė urine... qe te nesėrmen te jenė doredhenes ndaj te varferve...? Sa e kuptojnė vetepermbajtjen qe ti u orfon... qe nesėr te jen me te matur?
Por ti mos u hidhero...Ti nuk je i vetėm... e as unė... ditet e tua gjithmonė do tė jenė te bekuara...
Unė do ti lutem Allahut pėr ty! Do te lutem qe te gjithė ta kuptojnė mirė atė ēka ti deshiron tu percjellesh... Do te lutem qe te shtohet numri i atyre qe mbushin me sinqeritet ēastet e tua...
Ja dhe mbrėmja e thelle erdhi... Namazi i mbrėmjes na pret... Im shoq tashmė ndodhet ne xhami (njė dhomez e vogėl te cilėn e kanė marrė me qera emigranten muslimane) pėr tu falur sebashku me vellezerit e tjer... Unė nuk kam mundėsi te shkoj atje... pasi ēupeza fle... falem vetėm dhe e qete ne dhomen time... Me mirė kėshtu... qetesia e vetmise ne adhurim me bėn me te perkushtuar...
Ja dita thuaj perfundoi duke i lėnė vendin te nesermes se ngjashme...

Ah po harrova te shtoj dhe diēka... Mesnata ėshtė thuaj i vetmi moment ku mund te shkruaj me qete dhe me gjatė kėtu... e me sy gjysėm te mbyllur nuk ėshtė ēudi t’ju vihet buza ne gaz nga ndonjė gjė e shkruar si pergjumesh...


E shkruar nga nje Moter Shqiptare Myslimane e emigruar ne Itali.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė