Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-04, 19:01   #4
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fjalet duhet ti pershtaten veprimeve

Ne kryeqytet, ne Berlin Luani leviz i qete dhe teper i koncentruar.Nuk eshte e lehte te takohesh me kampionin e Europes keto dite. Si ne aktivitetet publike dhe ashtu ne ambjentet private mund te shikosh ne syte e kampionit te Europes se sa i etur eshte ai ne dyluftimin kunder Timo Hoffman (04.12.2004 ora 22.00). Ndoshta eshte dhe deshira e kundershtarit qe provokimet qe jane bere ditet e fundit te realizohen ne ring.Shoke nuk kane per tu bere me me njeri tjetrin. Hoffmann e ka provokuar shpeshhere Krasniqin.

Edhe ne konferencen e shtypit pas perfundimit te stervitjeve ku Hoffmann kishte vetem pese minuta kohe leshoi perseri kunja kunder mbajtesit te titullit duke deklaruar se ai do ta ktheje perseri titullin ne Gjermani. Per kete gjest ai u shperblye menjehere me te qeshura e me fishkellima.

Duket sikur Hoffmann nuk jeton ne Gjermani pasi Luan Krasniqi ka vite qe jeton ne Gjermani, ka mbaruar gjimnazin, ka boksuar per Gjermanine dhe i ka dhuruar Gjermanise medaljen e bronzte ne lojrat olimpike te Atlantes gje qe te cilen Timo Hoffmann nuk mund ta realizonte.

Kampioni i Europes reagon me humor ndaj shprehjeve te Hoffmannit: Cfare duhet ti them me une Timos?" Sic duket Timo nuk e ka nocione gjeografike. Edhe persa i perket perfundimit te dyluftimit Krasniqi i eshte pergjigjur Hoffmannit:"Ne dyluftimin e te shtunes titulli do i dhurohet perseri Gjermanise dhe per kete ai ka te drejte, por ky titull do mbetet ne Gjermanine jugore pikerisht aty ku une banoj."





Persa i perket temes Hoffmann Luani nuk do te harxhoje shume fjale" Ne kemi ardhur ketu jo per te replikuar me njeri tjetrin, por per te boksuar. Tani ka ardhur koha qe ne te ngjitemi ne ring." Pra keshtu fjalet e shumta duhet te kthehen ne vepta diten e shtune ku edhe ketu Hoffmann ka dhe me pak fjale" Timo nuk eshte ndonje boksier magjistar dhe kurre nuk e ka treguar ate cfare ka thene para boksit ne ring.
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė