Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-12, 11:42   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ushqimi dhe shėndeti

3 km ne dite per te mbajtur trupin ne forme

30 January 2012 -





Pesė mijė hapa. Kjo ėshtė distanca, e barabartė me 3 kilometra, qė secili prej nesh duhet tė pėrshkojė ēdo ditė pėr tė qenė nė formė. Kėtė e thekson edhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, e cila ka rreshtuar dėmet e tė ndenjurit pasiv nė kontinentin e vjetėr (Europė). Ecja nuk i bėn mirė vetėm shėndetit, por edhe portofolit. Duke e lėnė makinėn nė garazh mund tė kursehen rreth 700 euro nė vit. Nga kėto, 400 lidhen drejtpėrdrejt me koston e karburantit dhe mirėmbajtjen e makinės. Kėsaj shifre i shtohen edhe 300 euro qė ēdo njeri shpenzon pėr tė ndihmuar qytetarėt e sėmurė tė cilėt kėrkojnė ndihmė nė mes tė rrugės.
Rregullat
Rregullat bazė qė duhen ndjekur, duke filluar nga dieta, aktiviteti fizik nė bazė tė moshės, deri te sugjerimet pėr tė kuruar traumat e vogla, janė shkruar nė manualin “Njė shėtitje e shėndetshme”. Libri flet pėr shėndetin dhe mjekėsinė e tė shėndetshmėve: modelin e zhvillimit dhe strategjitė e komunikimit. Jeta sedentare shkakton 600 000 vdekje nė vit vetėm nė Europė dhe pėrfaqėson njė nga dhjetė shkaqet kryesore tė vdekshmėrisė nė botė. Diabeti, kardiopatitė, hipertensioni, kanceri, osteoporoza janė sėmundjet kronike qė prekin mė masė pothuajse tė gjithė njerėzit. Kėto sėmundje lidhen pikėrisht me stilin e gabuar tė jetesės. Ndoshta ju nuk e dini, por shėndeti fitohet dhe ruhet veēanėrisht nė tavolinė, qė nė fėmijėri.
Regjimi ushqimor
Sot modeli tradicional ushqimor mesdhetar konsiderohet ndėr mė efikasėt nė botė pėr parandalimin e obezitetit. Po ashtu, ėshtė njė nga mė tė larmishmit dhe tė balancuarit. Qytetarėt duhet tė marrin mesazhe tė sakta nė lidhje me ushqimet, nuk ėshtė e nevojshme qė tė heqin dorė nė mėnyrė drastike, por tė pėrdorin kėshilla praktike qė na hyjnė nė punė nė jetėn e pėrditshme. Njerėzit duhet tė njihen me terapitė e reja, studimet e bėra nė kėtė fushė dhe cilėsinė e jetės. Duhet tė bėjnė mė shumė sport dhe tė hanė mė pak: duket e vėshtirė, por nuk ėshtė aspak. Aktiviteti fizik ndihmon qė t’ju pritet oreksi dhe tė silleni nė mėnyrė mė tė ekuilibruar nė tavolinė. Kjo gjė ėshtė vėrtetuar edhe nga njė studim shkencor: marrja me njė lloj sporti ndryshon psikologjikisht prioritetet tona, duke na nxitur qė ta shohim ushqimin si diēka dytėsore, qė mund tė shoqėrohet me kėnaqėsinė. Kėshtu, dieta e shoqėruar me ushtrime fizike do tė na ndihmonin tė digjnim mė shpejt kaloritė, sepse ndikon nė zgjedhjet tona ushqimore. Njė fakt tjetėr i rėndėsishme ėshtė se sporti rrit kontrollin frenues, ose mė saktė funksionin ekzekutiv tė trurit qė na ndihmon t’i rezistojmė vendimeve impulsive dhe tė dėmshme, shpeshherė pėrgjegjėse pėr njė ērregullim ushqimor. Pėr kėtė arsye, subjektet obezė duhet medoemos t’i nėnshtrohen sportit dhe dietės, pėr tė ndryshuar qė nė rrėnjė njė sjellje tepėr tė dobėt kundrejt tundimit, gjė qė sjell vetėm kile tė tepėrta. Ideale do tė ishte qė njerėzit tė edukoheshin me mendimin e aktivitetit fizik, sepse shėndeti mendor ėshtė shumė mė i rėndėsishėm se ai fizik dhe kjo duhet t’i bėhet kulturė ēdo njeriu qė nė vogėli. Pra, sporti ėshtė mjeti i domosdoshėm pėr tė na nxitur qė tė mbajmė njė dietė tė shėndetshme ose tė ndjekim njė regjim ushqimor tė ekuilibruar. Duke u ndierė tė tonifikuar dhe energjikė, mund t’i rezistojmė mė lehtė tundimit pėr tė ngrėnė ushqime kalorike dhe tė dėmshme pėr organizmin, siē janė patatinat dhe ėmbėlsirat, edhe pse mund tė kemi njė formė fizike tė shkėlqyer. Tė gjithė e keni provuar qė pas njė ore palestėr, ndjesia qė kemi nė stomak ėshtė njė e vetme: uri! Kėshtu, pėr tė mos ēuar dėm njė orė fizkulturė, mund ta kėnaqni nė mėnyra tė ndryshme stomakun tuaj: ushqimi mė i shėndetshėm ėshtė njė frut, mollė ose banane, ose pak fruta tė thata nė pritje tė vaktit kryesor, siē ėshtė dreka.

Burimi: Gazeta Shqip
  Pėrgjigju Me Kuotė