Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-10, 23:44   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit tė Pavarėsisė mė 12 gusht 1912

Kėtė detyrė shumė tė vėshtirė ushtarake e morėn pėr sipėr dy burra nga mė tė zotėt nė mesin e tė gjithėve Isa Boletini heroi i Carralevės me Idriz Seferin heroi i Kaēanikut, dy vite mė parė. Kėta dy komandantė tė spikatur tė Ushtrisė sonė Kombėtare, e filluan sulmin sipas planit tė fshehtė tė pėrgaditur mė parė nė fshatin Smirė. Pra sulmin pėr marrjen e Shkupit e filluan nga Karadaku i Gjilanit, nėpėr mes malit tė Zi tė Shkupit, nga fshati Luboten, anės sė lindjes duke i rrėnė Shkupit prapa shpinės. Ky manovrim i rrezikshėm por tejet efektiv, nė taktikėn uhtarake, e detyroi komandėn supreme turke tė heq dorė nga mbrojtja e mėtutjeshme e Shkupit e Kaēanikut, duke hapur rrugėn shqiptarėve qė pa luftė tė marrėshonin drejt Shkupit.

Nė kėtė aksion luftarak tejet tė suksesshėm, me njė disiplinė tė lartė ushtarake, u treguan vullnetarėt nga Presheva, Kumanova e Gjilani, nėn komandėn e Isa Boletinit e Kadri Preshevės. Nė anėn e Velesit komandonte operacionin luftarak Sali agė Gjilani, me 2 000 vullnetarė. Grupi i tretė nė krye me Zefin e Vogėl dhe Bajram Daklanin nga Gjakova, tė cilėt pėr nė Ferizaj arritėn mė 11 gusht, ndėrsa nė Shkup hynė mė 12 gusht kah mali i Thatė i Shkupit, me 2 000 luftarė. Mė 13 gusht nė Shkup hynė Isa Boletini dhe Bajram Curri, i shoqėruar me muzikė dhe flamuj.


Bajram Curri me shokėt dhe bashkėluftarėt e tij hynė nė Shkup

Ndėrsa vullnetarėt tetovarė nėn komandėn e Halim Derrallės 3 000-4 000 veta hynė nė Shkup, nga Tetova, nėpėrmes grykės sė Dėrvendit.

Tani mė nė kryeqytetin e Kosovės kishin arritur paria e tėrė qyteteve tė Shqipėrisė, pėr tė marrė pjesė nė solemnitetin e shpalljes sė Autonomisė sė Shqipėrisė sipas marrėveshjes tė paraparė me pėrfaqėsuesit e qeverisė turke . Pėr kėtė solemnitet nė Shkup merrnin pjesė kėta atdhetarė. nga Gjakova, merrnin pjesė: Bajram Curri, Riza beu, Ahmed beu, Bajram Daklani, Hysni Curri, nga Peja, Mahmud Zaimi, Qerim beu, Rustem beu dhe Bari beu, nga Prizreni merrnin pjesė, Shani beu Musa Shehu, dhe Jahja beu, nga Mitrovica merrnin pjesė, Isa Boletini me tre djemtė dhe tre nipėr. Nga Vuēitėrna merrnin pjesė Hasan beu (Prishtina), Zenulla beu, nga Prishtina Xhemal beu, Abduraman beu, vėllau i Shaban pashės, Ahmed Daka, e Ibrahim Kokoli, nga Gjilani Idriz Seferi Kasem Seferi. Nga ana e Preshevės: Sali aga, Bejtulla beu, Hasan Kadriu, nga Kumanova Halil Vaksinca, Ejup H. Hasani, Ahmed beu. nga Tetova, Mehmet Tetova, Halim beu, Abdurahman beu, nga Gostivari Qamil beu, nga Luma merrnin pjesė Islam Spahia, Husein Lita. nga Kėrēova Ali Durgomishta. nga Elbasani doktor Xhafer beu, nga Korēa: Lutfi beu, nga Shkupi merrnin pjesė shumė atdhetarė por mė tė njour kanė qenė: Qemal beu, Menduh beu, Ali Efendi Shkupi, Adil efendiu, etj.

Me marrjen e Shkupit, kryengritėsit shqiptarė i ēliruan tė burgosurit qė ishin mbi 1 000 vetė, e shtynė nė dorė post telegrafin dhe suspenduan shumė qeveritarė dhe administratorė turq dhe pėrkrahės tė tyre nė Shkup dhe shumė qytete tjera tė Vilajetit tė Kosovės. Kėto tė dhėna i dėshmon edhe konsulli austriak nė raportin e vetė nga Shkupi, i cili thotė:” nė shumė qytete tė Vilajetit tė Kosovės janė dėbuar zyrtarėt turq dhe janė emruar administratorė shqiptar,( kėtu pėrfshihen edhe qytete tė Maqedonisė sė sodit) duke valuar nė shumė krahina shqiptare flamuri i pavarėsisė. Kėtyre veprimeve patriotike u ka prirė atdhetari i shquar Nexhip Draga, i cili i pari e ngriti Flamurin Kombėtar nė Klubin e Oficerėve nė Shkup, flamuri i ynė kombėtar valoi lartė disa ditė me radhė.

Ndėrsa Haxhi Abdullah Gjakova qė mbante nė dorė flamurin kombėtar hyri nė klubin e oficerėve turq duke u thėnė:”Deri tash ke e juja, sotė e masandej asht e Shqipėnisė, ēe shtatėqind vjet po na repėni lėkurėn, dilni pėrjashta klubit, s’e sot a ardhė dita e jonė”.

Tani mė nė shumė qytete shqiptare si nė Kėrēovė, Gostvar, Tetovė, Kumanovė, Preshevė, Bujanovc, Gjilan, janė ēliruar tė burgosurit politik, zyrtarėt turq janė dėbuar dhe zėvendėsuar me administrator shqiptarė. Nė bazė tė raporteve tė huaja diplomatike, nga Kėrēova, Gostivari, Tetova, deri nė Shkup, fare nuk ka egzistuar pushteti administrativ turk.

Mė 18 gusht pas njė zhagitje tė gjatė tė pėrgjigjes qeveria turke doli zyrtarisht se i pranon 12 pika nga 14, sa kėrkonin me marrėveshjen e Prishtinės kryengritėsit shqiptarė. Udhėheqėsi i kėtij memorandumi Hasan Prishtina, me disa udhėheqės tė tjerė pa u konsulltuar fare me Shtabin kryengritės dhe krerėt e tyre e pranojnė kėtė vendim dhe vendosin tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre. Kryengritėsit tė bindur se e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė e garantuar edhe nga Fuqitė e Mėdha. Hasan Prishtina kundėr vullnetit tė vetė (pasi edhe ai intimisht nuk ishte i kėnaqur, kėtė tė dhėnė e verifikojmė nė bazė tė dokumenteve egzistuese.V.XH.). Ky telegrafisht i njoftoi edhe kryengritėsit nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, se kėrkesat tona janė pranuar pėr tėrė Shqipėrinė, qė duhet pranuar si fitore..?.V.XH.).

Ky atdhetar, si mandator kryesor i tėrė Shqipėrisė nė kėtė Marrėveshje: shqiptaro-turke. Ky nga presioni qė pasoi nė kėto biseda qė vazhduan pėr disa ditė nė Shkup, kėrkoi nga komandantėt kryengritės qė ende qėndronin nė Shkup tė lėshonin qytetin dhe tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė