Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-05, 05:14   #50
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lamon Brewster i premton revanshin Luan Krasniqit
E Premte, 30 Shtator 2005

Luan Krasniqi ka dashur ta vazhdonte ndeshjen per titull bote ndaj Lamon Brewster-it, por ka qene trajneri i tij, Torsten Schmitz, qe e nderpreu luftimin. "Une po e shikoja, qe Luani kishte probleme qe ne raundin paraardhes (te 8-in), - thote Schmitz, - sidoqofte, Luani donte te vazhdonte dhe une doja ta respektoja vendimin e tij, por ne fund, ai nuk ishte ne vete".

Ky eshte komenti i trajnerit gjerman te Krasniqit, ne konferencen e shtypit pas ndeshjes ne titullin boteror ne peshen e rende ne boks, federata WBO. "Nje gabim, nje KO, shume shfaqje", titullonte ZDF. Kjo ishte perpjekja e pare e Krasniqit drejt titullit boteror dhe qe perfundoi me disfate, por menjehere po mendohet per nje revansh.

Lamon Brewster arriti te godiste ne raundin e 8-te, kur Krasniqi udhehiqte ndeshjen me pike, ne tabelat e te tre gjyqtareve. Luani beri nje kombinim e majte-e djathte, duke u mbeshtetur ne kemben e gabuar dhe si pasoje mori nje goditje dhe pas saj, nje te djathte ne mjeker, qe e rrezoi pertoke. Ai u cua shpejt, dhe ne raundin e 9-te arriti ta vinte ne veshtiresi Brewster-in me disa goditje rradhazi. Ne fund, ai u godit fort dhe erdhi rrezimi i dyte, pas te cilit ai u cua serish. Por Schmitz vendosi qe ndeshja te mos vazhdonte. Krasniqi u shpreh pas ndeshjes se "ishte mrekulli qe u cova ne kembe, por ne raundin e 9-te une nuk e shikoja Brewster-in, nese ishte para apo prapa meje".

"Une bera nje gabim, - vazhdon Krasniqi, - une isha i bindur se gjithcka do te ecte sipas planit tim. Por besimi me i madh ne vetvete dhe lodhja, bene ate qe une te mos rrija i mbuluar sa duhur, te isha neglizhent. Me pas gjithcka shkoi shume shpejt".

A eshte kjo disfata e karrieres per Krasniqin? Luani nuk ishte ne gjendje te jepte nje pergjigje te plote kaq shpejt. "Do te shikojme, - u shpreh ai, - nese do te vazhdojme apo jo. Tani une kam nevoje vetem per pak pushim, qe te marr veten nga ndeshja".

Brewster i kerkoi falje Krasniqit, per goditjet e palejuara qe dha gjate ndeshjes. Ai goditi nen brez ne raundin e pare dhe me pas ne te katertin. "Une nuk jam nga ata njerez qe godasin ne menyre te palejueshme, me qellim, - tha ai, - por dua t'i kerkoj Luanit te falur. Ne mund te ngjitemi serish se bashku ne ring". Kesaj oferte, Luani iu pergjigj menjehere, me syte qe i shkelqyen: "Me shume gezim". "Heren tjeter do te jem une ai qe do vije ne SHBA", - vazhdoi Krasniqi.

Pas ndeshjes, pas konferences per shtyp, Luani shkoi ne hotel, ndersa Brewster qe u shpreh se "ia arrita qellimit tim", beri nje banjo te gjate dhe ndenji deri ne 3 te nates duke nenshkruar autografe dhe duke bere foto. "Une jo vetem mbrojta titullin tim, - vazhdoi amerikani, - por edhe fitova shume tifoze te rinj. Kampionia e botes per femra, Regina Halmich, u shpreh se "kur dikush humb ndeshjen per titull bote, duhet te provoje prape". Brewster ka shtuar, se ai do ndeshet vetem ne nje skenar tjeter, nese ndeshja zhvillohet ne SHBA.

Por skenari duket i pamundur, sepse menaxheri Sam Simon, trajneri Jesse Reid dhe promotori Don King, kane ne plan disa ndeshje, ku Brewster te fitoje te gjithe titujt boterore. Kjo eshte perparesia per ta.

Korrieri
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė