Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 14:47   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit

Pėr pavarėsinė dhe politikėn e kohės

Nė fakt, Abdyli si pakkush kishte derdhur veē parave dhe vullnet pėr Shqipėrinė. Ai shpenzoi pasurinė e tij prej mijėra lirash kundėr aneksimit tė anėve tė Janinės dhe tė Prevezės, Greqisė. Kuptohet se nuk mundi, ashtu si tė gjitha gjėrat ideale. Tė paktėn, vendosi njė standard se deri ku mund tė shkojė vullneti i njė njeriu patriot. Sė bashku me njė bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė, njė figurė, po aq interesante Mehmet Ali Vrionin pėrpiqet pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Mbi kokė u qėndron postulati perėndimor i asaj kohe "Nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar". Si pėr dreq, e asaj kohe ėshtė vėrejtja cinike e mė tė madhit burrė shteti tė kohės, Bismark, qė thotė se "nuk ka kombėsi shqiptare". Kurse nė Kongresin e Berlinit, qė mbahet pak ditė pas Lidhjes sė Prizrenit miratohen dhėnia e tokave shqiptare Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. "Berlini" doli shumė mė i ashpėr se "Shėn Stefani". Gati njė dekadė mė vonė, kryeministri arbėresh i Italisė, Krispi, njė njohės prej gjaku dhe kulture mė i mirė se Bismarku- i Ballkanit, i rrėfeu se: ”Po tė ndodhin ndryshime nė qeverinė turke, mbi tė gjitha Maqedonia, Shqipėria dhe Serbia duhet tė kenė autonominė e tyre, ashtu si e ka dhe Rumania dhe Bullgaria”. Shqipėria mbeti sėrish dhurata e Turqisė, ndėrsa Abdyl Frashėri erdhi nga Berlini mė i vendosur, tash pėr tė zhvilluar gjuhėn shqipe, qė tė justifikonte kėrkesėn e saj pėr pavarėsi.

Vite mė vonė, Mit’hati, i biri do tė gjej njė dokument interesant, kur Abdyl Frashėri i drejtohet kryeministrit Krispit mė 16 shtator 1890 me fjalėt: "Shqiptarėt janė tė gjithė tė gatshėm tė vdesin me armė nė dorė para se tė lejojnė qė tė ndahen nė mes tė shteteve fqinje, qė do tė shkatėrronin plotėsisht gjuhėn dhe kulturėn e tyre, tė cilėn ata e kanė ruajtur qė nga kohėt parahistorike...Shqiptarėt duhet tė ruajnė autonominė e tyre administrative dhe kufijtė kombėtarė e etnikė tė atdheut tė tyre...Ata do tė mirėprisnin me kėnaqėsi ligjet dhe organizimin evropian. Ata nuk i kushtojnė shumė rėndėsi besimit: myslimanė, katolikė, ortodoksė, janė tė gjithė pa pėrjashtim, nė njė mėndje pėr gjithēka qė ka tė bėje me vendin e tyre. Ata do tė preferonin pronca nga gjaku i tyre, tė denjė pėr kėtė titull, tė zotė qė t’i drejtojnė mirė nė udhėn e pėrparimtar dhe qė do t’i njihnin traditat dhe zakonet e vendit".

Ajo qė ndodhi dihet. Ushtria trime e Lidhjes sė Prizrenit luftoi kundėr turqve mė 4-6 shtator nė Gjakovė dhe fitoi. Po ashtu, luftoi trimėrisht kundėr malazezėve, kur Turqia tėrhoqi trupat nga Plava e Gucia. Por nuk mundėn tė ruanin dot Hotin e Grudėn, qė Fuqitė e Mėdha ia lanė Malit tė Zi si kėmbim. Mė pas Ulqini, i rrethuar nga deti nga 17 anije tė Fuqive tė Mėdha dhe nga toka nga 10.000. Tė 3000 vullnetarėt shqiptarė vetėm ashtu u detyruan qė tė lėshojnė..Nė vitet qė do tė vazhdonin, shqiptarėt do tė mblidheshin nė Dibėr, me njė Kuvend tjetėr dhe mė 23 korrik 1880 nė Gjirokastėr, kur njė Kongres, ndėrmori masa tė ngjashme. Ky ishte fillimi i fundit pėr Turqinė dhe fillimi i madh i Rilindjes sė shqiptarėve. Njė ushtri e madhe mori Shkupin, Prizrenin e Gjakovėn dhe rivendosi administratėn turke...Njerėz si Abdyl Frashėri u pėrndoqėn kudo...
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė