Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-10, 21:43   #51
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Vjosa R. Osmani 1982 - ????

Znjsh. Osmani ka lind 17. maj 1982, ka pėrfunduar shkollėn fillore dhe tė mesme nė vendlindjen e saj nė Mitrovicė. Ka vazhduar shkollimin nė fushėn e drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės. Aftėsitė e saj tė shkėlqyera janė vėrejtur shumė herėt nga profesorėt dhe kolegėt e saj. Kur njė grup profesorėsh nga Universiteti i Pittsburgut (SHBA) kanė vizituar fakultetin juridik pėr tė vlerėsuar mundėsinė e krijimit tė njė programi shkėmbimor, znjsh.Osmani ka krijuar njė pėrshtypje shumė pozitive qė nga kontakti i parė me ta. Tetė vite mė vonė, po tė njejtit profesorė kujtojnė takimin me Vjosėn, atėherė studente e fakultetit juridik, e cila i impresionoi me punėn e saj tė jashtėzakonshme. Gjatė asaj kohe, Vjosa pėrfaqėsoi Universitetin e Prishtinės nė konferenca tė ndryshme brenda dhe jashtė shtetit, gara dhe seminare nė fushėn e drejtėsisė.

Znjsh. Osmani, vazhdoi tė fitojė vlerėsimet mė tė larta gjatė tėrė kohės sė studimeve. Ajo diplomoj Summa Cum Laude nė krye tė gjeneratės sė pėrbėrė nga me shumė se 2000 studenta.

Pasi diplomoi nga Universiteti i Prishtinės, znjsh.Osmani i ėshtė dhėnė mundėsia tė studiojė me bursė tė plotė tė Departamentit tė Shtetit Amerikan nė Universitetin e Pittsburgut. Ka qenė njėra ndėr studentėt e pakta nė botė tė cilat kanė arritur tė fitojnė kėtė bursė shumė kompetetive dhe presitgjioze.

Vjosa me pas ka pėrfunduar studimet Master me vlerėsime mė tė larta dhe ka pranuar shumė lavdata dhe ēmime gjatė studimeve, pėrfshirė; “Faculty Award for Excellence in Legal Scholarship”, ēmim ky qė i ndahet vetėm njė studenti nga Universiteti i Pittsburgh-ut. Znjsh. Osmani ėshtė duke pėrfunduar doktoraturėn nė shkencat Juridike (nė fushėn e tė drejtės ndėrkombėtare komerciale), nė Universitetin e Pittsburgh-ut, dhe ėshtė e vetmja kandidate nga e gjithė bota qė ėshtė zgjedhur tė vijojė doktorraturėn me bursė tė plotė nė kėtė program. Ajo ėshtė autore e shumė shkrimeve dhe botimeve shkencore nė gjuhėn shqipe dhe angleze.

Pėrveq gjuhės amtare, znjsh. Osmani flet rrjedhshėm gjuhėn angleze, turke, spanjolle dhe serbe. Qė nga fillimi i karierės sė saj profesionale, zonjusha Osmani ka punuar nė kapacitetet ligjore me Zyrė e Kėshillit tė Europės, Departamentin e Drejtėsisė, Komitetin Ndėrkombėrar tė Kryqit tė Kuq, dhe gjykatat e Kosovės. Vjosa po ashtu ligjėron tė Drejtėn Ndėrkombėtare nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės dhe tė drejtėn biznesore nė Universitetin Riinvest. Si profesoreshė nė vizitė (Visiting Professor), sė fundi ka ligjėruar nė Universitetin e Pittsburgut lėndėn “Shtetndėrtimi dhe ligji: Pėrvoja e Kosovės”

Me 1 Gusht tė vitit 2006, zonjusha Osmani ėshtė emėruar Kėshilltare Ligjore e Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Pas dy vitesh ėshtė promovuar ne pozitėn Kėshilltare e Lartė e Presidentit dhe nė vitin 2009 ėshtė emėruar Shefe e Stafit te Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Ajo vazhdoi edhe gjatė kėsaj kohe tė kėshillojė Presidentin nė ēėshtjet e brendshme dhe tė jashtme tė shtetit. Vjosa hoqi dorė nga pozita nė shtator tė vitit 2010, kur Presidenti Sejdiu dha dorėheqje nga posti i Presidenti.


Nė nėntor tė vitit 2010, nė zgjedhjet e brendshme tė LDK-sė znj. Osmani ėshtė zgjedhur anėtare e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė pas anėtare e Kryesisė sė LDK-sė, qė paraqet edhe organin mė tė lartė tė Partisė. Lidhja Demokrtike e Kosovės ka shpallur listėn e kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, ku pėrfshihet edhe kandidatura e Vjosa Osmanit, me nr.12 nė kėtė listė.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė