Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-07, 22:56   #68
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shume kan ber pyetje mbi trinitetin ketu jam munduar te gjej disa materiale te thjeshta dhe te kuptueshme.



Para se gjithash Trinia e Shenjte eshte fshehtesi feje, mister. Dhe cdo njeri i cili do te thote dicka per Trinine Shenjte duhet ta kete parasysh kete fshehtesi dhe prej saj duhet filluar fjalen e vet. Trinia e Shenjte eshte bashkesi e Atit e Birit dhe Shpirtit Shenjt, pra bashkesi dashurie, jo bashkesi e qenieve te ndryshme, sikurse tek qeniet njerezore, por bashkesi ne te njejten esence hyjnore.
Ajo eshte fshehtesi - misteri i Hyjit ne vetvete. Fshehtesi e cila eshte e paarritshme - e pakapshme per arsyen njerezore. Megjithate ky Hyj ne te vertete eshte bere "i arritshem-i kapshem" per arsyen njerezore ashtu qe ne bashkim me Shpirtin Shenjt e dergoi Birin e vet, Jezu Krishtin, ne bote i cili edhe na zbuloi Hyjin-At.
Ne baze te kesaj Zbulese dhe mesimit te Katekizmit te Kishes Katolike do te mundohem, ne pika te shkurtera, te paraqes ketu dicka per Trinine Shenjte ne tri Vehtje hyjnore.

Ati

Prej Besojmes se Nikese dhe Konstantinopolit mund te shohim se ne pjesen e pare e deshmojme fene ne nje Hyj Atin e gjithepushtetshem(Katekizem i Kishes Katolike - KKK, nr. 237). Ne jeten konkrete te besimtareve shpeshhere nuk dallohet shprehja Hyj dhe At.

Hyji eshte nje dhe si nje eshte At, Bir dhe Shpirt Shenjt. Nga Beselidhja e Re ne gjuhen greke mundemi ne menyre te qarte ta shohim kete dallim. Kur paraqitet shprehja me theks te caktuar ho Theos kjo gjithemone ka te beje me Atin. Kjo shprehje kurre nuk paraqitet kur eshte fjala per Hyjin ne Trini apo per Shpirtin Shenjt, kurse per Jezusin paraqitet pa theks (Krah. Kusar Stjepan, Misteri i Trinise Shenjte, Zagreb 1994, fq. 93; po ashtu Rom 9, 5; Tit 2, 13; Gjn 1, 1; 18, 20; 28; 1 Gjn 5, 20.). Sipas kesaj mundemi te shohim qarte se shprehja ho Theos gjithmone ka te beje me Atin, mund te them edhe si emer personal per Atin.

Biri

U tha me larte se Vetja e dyte hyjnore eshte Biri, me relacionin (raportin) e bijerise, te cilin Hyji - At e lind prej shekujve ne bashkim me Shpirtin Shenjt. "'Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dergoi Birin e vet, te lindur prej gruaje, te nenshtruar Ligjit, qe t'i shperblente te nenshtruarit e Ligjit, qe ne ta fitonim bijesine ne shpirt" (Gal 4, 4-5). Hyji Ati i gjithpushtetshem e i amshuar e dergoi Birin e vet, Vetjen e dyte hyjnore qe ta pershkoje popullin e vet dhe te permbush premtimin te cilin i'a dha Abrahamit dhe pasardhesve te tij" (Krs. KKK 422).

Ne Besojmen e Nikese - Konstantinopolit e deshmojme fene ne Jezu Krishtin nje te lindurin Birin e Hyjit. Jezusi eshte nje i linduri Bir, i amshueshmi Bir i Hyjit i cili u be njeri, i cili eshte ne Atin dhe e posedon (ka) Atin ne vete, i cili 'erdhi prej Hyjit' (Gjn 13,3), dhe u be njeri (Krs. GJn 1,14-16). Nese Hyji mes Jezu Krishtit dhe Shpirtit Shenjt definitivisht dhe ne plotesi e zbuloi vetveten dhe me kete u definua si 'Ati Zoterise sone Jezu Krishtit', atehere Jezusi i perket eksistences se amshueshme hyjnore. Prandaj ai eshte Biri i Hyjit prej shekujve.

Shpirti Shenjt

Shpirti Shenjt eshte Vetja e trete hyjnore i cili rrjedh prej Atit dhe Birit. Katekizmi thote: "'Gjithēka eshte ne Hyjin, askush nuk di, perveē Shpirtit te Hyjit' (1 Kor 2, 11). Kurse Shpirti i tij, i cili e zbulon, na mundeson t'a njohim Krishtin, Mendimin e tij dhe Fjalen e Gjalle, por vetveten nuk e shpreh. Ai qe 'foli me anen e profeteve' ben qe ta degjojme Fjalen e Atit. Por Ate (Shpirtin) nuk e degjojme. Ne e njohim vetem ne levizje e cila na 'zbulon' Krishtin, nuk flet prej vetvetes (Gjn 16, 13). Mbulesa e tille, ne kuptimin e plote hyjnor, shpjegon pse 'bota nuk mund ta pranoje, sepse nuk e sheh e as nuk e njeh', kurse ata qe besojne ne Krishtin e njohin sepse Ai mbetet ne ta" (KKK 678).

Ajo cka u tha me pare per Atin dhe Birin vlen edhe per Shpirtin Shenjt. Ai eshte Zot, Vetja e trete hyjnore, nje natyre (njegjejte) me Atin dhe Birin. Ai eshte Shpirti i Hyjit, jeteberes, i pandashem ne jeten intime te Trinise, as edhe ne dhurimin e dashurise se vet per boten.

Prej gjithe asaj qe u tha shihet se Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt vertete ne eksistencen hyjnore e perbejne nje Hyj te vetem. Te perkryer ne gjithcka. Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar kesht nje bashkesi te perkryer. Ai eshte nje Hyj i vetem te cilin e perbejne tri Vetje hyjnore, te cilat dallohen mes veti, por jo edhe ne natyre. Te Tre jane te nje eksistence - natyre mes veti, dhe te krishteret me plote te drejte e deshmojne Fene ne nje Hyj, i cili si nje eshte Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė