Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:45   #7
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fėmijėt, mjaft me gishtin nė gojė!

Foshnja juaj mban gishtin nė gojė dhe keni frikė se kur tė rritet do t’i ketė dhėmbėt e shtrembėr? Mos u shqetėsoni, por ndihmojeni qė tė ēlirohet nga ky ves i bezdisshėm.



Disa foshnja, qė nė muajt e parė tė jetės, marrin njė zakon qė prindėrit i shqetėson: mbajnė gishtin e madh tė dorės nė gojė. Kjo ėshtė njė mani e ėmbėl, qė zakonisht e bėn beben t’i ngjajė njė kukulle, por ndonjėherė bėhet shqetėsuese, sepse mund t’i dėmtojė dhėmbėt kur tė dalin dhe qiellzėn. Thithja e gishtit ėshtė njė ndėr reflekset natyrore tė foshnjės. Nė atė mėnyrė qetėsohen kur janė tė lodhur, tė uritur, tė mėrzitur apo kur dėshirojnė tė flenė. Shkencėtarėt pohojnė se thithja e gishtit u dhuron kėnaqėsi, sikurse tė kenė ngrėnė apo nė atė mėnyrė mundohen tė kompensojnė mungesėn e ushqimit nė biberon. Nė fakt situata nuk ėshtė aq dramatike sa duket: nėse ky ves nuk vazhdon mė gjatė se deri nė moshėn tre vjeē, nuk ka pasoja. Natyrisht qė rreziku ėshtė i pranishėm, por gjėrat duhet tė merren shtruar. Ideale do tė ishte qė gishtin ta zėvendėsonte me njė shami ose biberon, njė objekt qė ndryshe nga gishti, nė momentin e duhur mund tė zhduket si me magji nga qarkullimi. Foshnjat lindin me nevojėn pėr tė thithur dhe te disa, kjo gjė ėshtė tepėr e dukshme. Pėr tė pėrmbushur kėtė nevojė, disa bebe thithin gishtin dhe disa tė tjera biberonin. Megjithatė asnjėherė nuk dihet nėse metodat e veēanta pėr tė shmangur thithjen mund tė shkaktojnė efekte tė kundėrta.

Por ēfarė duhet bėrė nėse kjo manovėr nuk funksionon? Gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė kuptoni nėse thithja ndodh vetėm nė momentet kur foshnja do tė qetėsohet ose tė ngushėllohet. Fėmijės nuk i duhet bėrtitur, sepse dėshira e tij mund tė shtohet nga kjo mėnyrė. Nė vend tė kėsaj, mund tė shikoni se kur dhe nė ēfarė kohe bebja thith gishtin. Nėse kjo gjė ndodh gjatė kohės qė sheh televizor, jepini njė top nė dorė, kukull apo ndonjė lodėr tjetėr qė mund t’ia tėrheqė vėmendjen. Nėse thithja e gishtit ndodh kur ai ėshtė i frikėsuar apo i nevrikosur, mundohuni ta bindni qė ai t’i shprehė ndjenjat me anė tė fjalėve. Nėse ėshtė i uritur, jepini ndonjė mollė ose karotė. Ēelėsi i suksesit ėshtė qė ta zbuloni se kur e thith gishtin dhe t’i jepni ndonjė gjė tjetėr pa ju kuptuar. Nė kėto raste, ideale do tė ishte t’i ofronit njė objekt tjetėr, qė e ndihmon vėrtet tė plotėsojė nevojat psikologjike tė qetėsisė, nė njė mėnyrė tjetėr. Nė kėtė moment, gishti nė gojė nuk ėshtė njė ves, por njė pasazh i rritjes ku mėsohet tė shkėputet nga nėna dhe tė jetė mė i pavarur. Prandaj nėse kjo fazė zgjat pėr shumė kohė, atėherė duhet tė kėrkoni njė zgjidhje tjetėr tė tipit psikologjik. Pėr shembull, fėmija ka nevojė qė tė tjerėt ta dėgjojnė mė shumė ose mund tė mos jetė nė gjendje tė pėrballojė momentet e para tė autonomisė.

Ėshtė gjė tjetėr pastaj, nėse bebja thith gishtin nga mėrzia. Nė kėtė rast, gjatė viteve tė para tė jetės, bebja e heq vetė kėtė zakon. Rreth moshės katėrvjeēare, nėse vazhdon ta mbajė gishtin nė gojė, atėherė flisni me tė dhe shpjegojini se ēfarė po ndodh. Nėse as kjo mėnyrė nuk funksionon, zgjidhni mėnyra tė tjera, si pėr shembull lyejani gishtin e madh me manikyr, ose vendosini njė dorezė nė dorė, por gjithashtu mund t’ia lyeni gishtin me piper, spec djegės. Duhet tė jeni tė qartė se nuk po e ndėshkoni, por po e ndihmoni. Pėr kėtė arsye, nė fazėn e parė ėshtė e vlefshme qė ta shpėrbleni fėmijėn nėse mban premtimin pėr tė mos e futur gishtin nė gojė. Ekzistojnė dy mėnyra si thithin foshnjat gishtin. Foshnjat, tė cilat e thithin gishtin nė mėnyrė pasive, ku gjasat janė mė tė vogla qė tė kenė probleme me dhėmbėt, dhe foshnjat tė cilat kėtė e bėjnė nė mėnyrė agresive dhe nevrike. Ky ėshtė njė ves normal, por mundohuni qė t’ia hiqni atė para se t’i dalin dhėmbėt e pėrhershėm. Nėse ky ves vazhdon tė jetė i pranishėm pas moshės 5-6-vjeēare, atėherė zgjidhja e vetme ėshtė vizita te njė dentist. Ekzistojnė trajtime tė ndryshme pėr tė parandaluar thithjen e gishtit gjatė natės, qė ndoshta do t’i bėjnė netėt e para mė tė sikletshme, por do t’u shpėtojnė dhėmbėt dhe tė folurėn.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė