Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-11-08, 18:36   #263
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme Aktuale....

Arrihet marrėveshja Bruksel – Beograd pėr sistemimin e EULEX-it nė Kosovė

Bashkimi Evropian ėshtė i gatshėm qė mandati i misionit tė tij civil nė Kosovė tė miratohet nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, ka deklaruar ambasadori francez nė Beograd, Jean Francois Terral, vendi i tė cilit kryeson BE-nė. Ai ka thėnė se, pėrkundėr disa pohimeve nė Beograd, BE-ja nuk do tė kėrkojė nga Serbia tė njohė pavarėsinė e Kosovės. Ndėrkohė edhe Pjer Mirel dhe Goran Svilanovic kanė deklaruar se BE ka pranuar kushtet e Beogradit pėr sistemimin e EULEX-it nė Kosovė.

Jemi pajtuar me propozimin qė mandati i EULEX-it tė miratohet nga Kėshilli i Sigurimit, qė ai tė jetė neutral ndaj statusit dhe se tė mos e zbatojė planin e Ahtisaarit, ka thėnė Terral. Ai po ashtu ka shtuar se gjatė viteve tė ardhshme duhet tė gjendet njė zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės dhe pėr marrėdhėniet nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės. Kjo, sipas tij, do tė marrė kohė, mirėpo, Brukseli konsideron se procesi i integrimeve evropiane, nė gjithė hapėsirėn e Ballkanit Perėndimor, ėshtė nė tėrėsi i lidhur pėr stabilitetin e rajonit.

Ndėrkohė, pas takimit tė sotėm me nėn/kryeministrin e Serbisė, Bozhidar Gjeliuq, edhe drejtori pėr Ballkanin Perėndimor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme pėr shtrirje tė BE, Pjer Mirel ka thėnė se Bashkimi Evropian (BE), i ka pranuar kushtet e Beogradit pėr sistemimin e Misionit tė BE (EULEX) nė Kosovė –

"BE ka pranuar se sistemim i EULEX-it duhet tė miratohet nė KS tė KB, tė jetė neutral ndaj statusit dhe nuk do tė ketė lidhje me Planin e Marti Ahtisarit", u ka thėnė Mirel gazetarėve pas takimit me Bozhidar Gjeliuqin.

Zotėri Mirel ka shtuar se pėr kėtė shkak ėshtė e rėndėsishme qė tė arrihet kompromisi nė mėnyrė qė EULEX-i tė sistemohet nė Kosovės dhe tė jetė i dobishėm pėr tė gjithė banorėt e saj.

Ndėrkaq Gjeliq, duke iu pėrgjigjur pyetjes nėse ėshtė arritur marrėveshja me Brukselin pėr sistemimin e EULEX-it, ka thėnė se negociatat po zhvillohen nėn patronatin e KB dhe se "zgjidhja duhet tė gjendet nė Nju Jork".

Svillanoviq: BE ka pranuar tė gjitha kushtet e Beogradit pėr sistemimin e EULEX-it nė Kosovė

Ndėrkohė edhe anėtari i Komisionit ekonomik tė KB pėr Evropėn, Goran Svillanoviq, ka konfirmuar se BE i ka pranuar tė gjitha kushtet e Beogradit pėr sistemimin e Misionit EULEX nė Kosovė, dhe ka shfaqur shpresėn se ky vendim i BE do tė konfirmohet javėn e ardhshme edhe nė KS tė KB.

KS i KB do tė debatojė mė 11 nėntor mbi gjendjen nė Kosovė, pėrfshirė edhe modalitetet e sistemimit tė EULEX, por diplomatėt nė Ist River kanė paralajmėruar edhe mundėsinė qė anėtarėt e kėtij trupi mė tė fuqishėm tė organizatės botėrore, me pėlqimin paraprak tė Serbisė, ta miratojnė kumtesėn presidenciale me tė cilėn do tė hapeshin dyert pėr sistemimin e Misionit tė BE.

Marrėveshja ndėrmjet Beogradit e Brukselit ėshtė arritur pas negociatave tė gjata tė zyrtarėve tė BE dhe autoriteteve nė Beograd dhe tė dėrguarit tė posaēėm tė KB, Endrju Ledli, shefit tė UNMIK-ut -Lamberto Zannieri dhe zyrtarit tė lartė tė BE, Shtefan Lene.

Negociatat janė zhvilluar rreth gjashtė pikave qė i ka pėrkufizuar Sekretari i Pėrgjithshėm i KB, respektivisht mbi funksionimin e policisė, doganave, kontrollit tė kufirit nė veri tė Kosovės, trafikut, infrastrukturės dhe mbrojtjes sė trashėgimisė fetare e kulturore serbe.

Marrėveshja rreth kėtyre gjashtė pikave ka qenė njėri nga katėr kushtet qė negociatorėve ndėrkombėtar ua kanė parshtruar zyrtarėt e Serbisė.

Pėrpos kėtyre kushteve, Beogradi ka kėrkuar qė EULEX, para sistemimit, tė marrė "dritėn jeshile" nga KS i KB, tė jetė neutral ndaj statusit dhe tė mos e zbatojė Planin e Marti Ahtisarit.

Javėn e shkuar mbi problemet lidhur me EULEX-in kanė biseduar me zyrtarėt e Beogradit, Shtefan Lene, Pjer Mirel dhe ministri i Jashtėm britanik, Dejvid Miliband.
/f. musliu/. RTK


Thaēi: Kosova ėshtė e vendosur pėr dialog dhe fqinjėsi tė mirė me Serbinė

Kryeministri, Hashim Tha1i, tha sot se Kosova ėshtė e vendosur pėr dialog dhe fqinjėsi tė mirė me Serbinė pasi, siē u shpreh ai, tė dyja vendet kanė perspektivė evropiane. Beogradi duhet ta ndryshojė qasjen karshi Kosovės derisa pretendon tė ketė politikė pro perėndimore, tha Thaēi nė Gjilan ku sė bashku me Pieter Faith dhe Sadri Feratin qėndruan pėr tė sqaruar dhe pėr t’i dhėnė mbėshtetje procesit tė decentralizimit.

Duke folur pėr decentralizimin kryeministri Thaēi tha se Gjilani ėshtė lider i kėtij procesi tė rėndėsishėm pėr Kosovėn. Pas takimit me kryetarin e komunės sė Gjilanit, Thaēi tha se decentralizimi ėshtė i domosdoshėm dhe proces i cili duhet tė pėrcillet me integrime territoriale dhe etnike.
”Decentralizimi ėshtė nė pėrputhje me pakon e Ahtisarit, tė cilėn e ka miratuar Kuvendi Kosovės”, deklaroi Thaēi duke dhėnė mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė pėr implementimin e saj.

Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtarė, Pieter Faith tha se decentralizmi ėshtė ndryshim dhe reformė, i cili ėshtė zbatuar me sukses nė shumė shtete tė Evropės. Decentralizimi nuk bėhet vetėm pėr serbėt, por dobinė e tij do ta shohin tė gjithė qytetarėt e Kosovės, theksoi Faith.

“Procesi i reformės sė pushtetit lokal, apo decentralizimi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pėrmirėsuar qeverisjen dhe shėrbimet komunale. ICO do tė japė pėrkrahje nė implementimin e decentralizimit, i cili do tė ndihmojė nė krijimin e njė klime mė tė mirė ekonomike pėr tėrė vendin”, ka thėnė Fatih.

Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa, potencoi pėrparimet e dukshme qė janė bėrė nė kėtė komunė nė tė gjitha fushat e jetės, pėrfshi kėtu edhe procesin e reformės sė pushtetit lokal. Ai tha se kjo ėshtė meritė e tė gjitha subjekteve politike nė komunė.

Ndėrkaq, Sadri Ferati, ministėr i Pushtetit lokal, tha se decentralizim ėshtė pretendim i tė gjitha pushteteve lokale dhe shtoi se Qeveria do tė pėrkrahė financiarisht dhe politikisht implementimin e kėtij procesi.

Kryeministri Thaēi, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtarė Pieter Faith dhe ministri Pushtetit lokal Sadri Ferati vizituan sot edhe komunėn e Kamenicės ku po ashtu dhanė mbėshtetje tė plotė qytetarėve dhe kryetarit tė Kamenicės pėr procesin e decentralizmit.

RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė