Kaspersky: Kujdes nga botnet!
Nė shumė se katėr million kompiutera personalė kanė qėnė pre e njė programi tė sofistikuar botnet, i cili identifikon nė mėnyrė automatike komputerat me sistem sigurie tė brishtė.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga njė raport i ekspertėve tė Kaspersky, i cili nėnvizoi se tė paktėn 4.5 milion pėrdorues janė sulmuar nga ky botnet.
Bėhet fjalė pėr njė program, i njohur si TDL, i cili nė mėnyrė automatike kėrkon pėr kompiutera me nivel tė ulėt sigurie, qė ky program i sulmon duke thyer barrierat e duke u fshehur nė njė dosje tė quajtur master boot record nga ku vjedh tė dhėnat e pėrdoruesve.
Fatkeqėsisht, raportojnė ekspertėt, kėto botnet (version i fundit i tė cilit ėshtė TDL-4) nuk gjurmohen nga anti-virusėt e thjeshtė. Raporti evidenton se rreth 28% e viktimave ėshtė shėnuar nė SHBA, 7% nė Indi, 5% nė Britani dhe rreth 3% e tyre ėshtė gjetur nė Francė, Gjermani dhe Kanada.