Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-08, 20:10   #4
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Xhabir Zharku - kryetar komune i kerkuar nga policia per nje varg veprash kriminale..

raporti i RTK - es

Policia arreston katėr persona pėr detyrim dhe rrėmbim


Nė orėt e hershme tė mėngjesit tė sotėm Policia e Kosovės dhe Policia e UNMIK-ut ka zbatuar kėtė urdhėresė me ē’rast janė bastisur dhe arrestuar katėr persona, ndėrsa i kėrkuari i pestė nuk ėshtė gjendur nė shtėpi. Po ashtu policia njofton se nė kėtė aksion janė konfiskuar edhe disa armė e municion. Po ashtu policia ka arrestuar edhe dy persona tė cilėt ishin nė kėrkim pėr njė vepėr tjetėr penale.
Policia njofton se para pėrafėrsisht 10 muajve policia ka pranuar njė ankesė nga njė qytetar qė kishte tė bėnte me Detyrim dhe rrėmbim. Nga Gjyqtari Ndėrkombėtar ėshtė lėshuar urdhėr-arresti dhe urdhėr-kontrolli pėr pesė tė dyshuar, si dhe urdhėr kontrolli pėr dy tė dyshuar tjerė.
Vepra penale qė dyshohen tė dyshuarit ėshtė Detyrim (neni 267 i KPPK-sė) dhe Rrėmbim (neni 159 i KPPK-sė), qė dyshohet se ka ndodhur nė vitin 2006, thuhet nė njoftimin e policisė.

Kėshtu, sot nė orėt e hershme tė mėngjesit, Policia e Kosovės dhe Policia e UNMIK-ut ka zbatuar kėtė urdhėresė me ē’rast janė bastisur dhe arrestuar personat e poshtėshėnuar:

1. Nesim Curri (1969) nga Hani i Elezit

2. Arsim Kolshi (1978) fshati Doganaj, Kaēanik

Konfiskuar: tri bomba dore, njė pushkė automatike AK47, njė revole, qindra plumba, etj.

3. Fikri Hasani (1969) nga fshati Firajė, Shtėrpcė

Konfiskuar: njė revole, njė karabinė, qindra fishekė, etj.

4. Afet Dalloshi (1978) nga Saponica, Kaēanik


Ndėrsa i dyshuari i pestė pėr tė cilin ishte urdhėr-arresti, Xhabir Zharku (1964) nuk kishte qene nė shtėpi nė Kaēanik.

Policia ka kontrolluar shtėpinė ku janė konfiskuar: njė pushkė automatike AK 47, dy pushkė automatike MP5, njė revole, njė sasi eksplozivi, etj.

Pėrveē shtėpisė, ėshtė kontrolluar edhe vendi i punės sė Xhabir Zharku-t (njė zyre) nė Kuvendin Komunal-Kaēanik.


Po ashtu, janė bastisur edhe shtėpitė e dy tė dyshimtėve tė tjerė, tė cilėt tanimė gjenden nė paraburgim si tė dyshimtė pėr njė vepėr tjetėr penale:

1. Besnik Hasani (27 Tetor 1976) nga fshati Firajė, Shtėrpcė

2. Nusret Cena (01 Janar 1975) nga fshati Doganaj, Kaēanik

Tė arrestuarit janė dėrguar para gjyqtarit qė e ka lėshuar urdhėr-arrestin, thuhet nė komunikatėn e lėshuar sot nga Zyra pėr informim tė Policisė sė Kosovės.
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė