11.07.2003, 22:24:00
DILAVER
me pervojė
Anetar prej: 25.06.2003
Postime: 323
Po me formimin e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, apo me emėrimin e Kryetarit dhe kryeministrit, thashethemet e njerėzve tė lodhur nga karakteri kanė perfunduar.
Pra Dr. Ibrahim Rugova i pelqeu apo nuk i pelqeu dikujt ėshtė President.
RTK-ja nuk ėshtė kompetent pėr tė bėrė njohjen, pranimin apo emėrimin e kryetarit dhe as nuk ėshtė kompetent tė bėjė njohjen e Kosvės si shtet.
Dhe as nuk e dėmton aspak karrierėn e Kryetarit por me paraqitjet e tyre tregojnė sa profesionistė janė nė lemin e tyre.
Stafi drejtues i RTK-sė me gjeste tė tilla apo me mosnjohjen e institucioneve shtetėrore tregojnė kulturen, edukatėn dhe shkallėn profesionale (tė rrugėve) tė cilėn e posedojnė.
Njohjen e shtetsisė apo pavarsisė e bėjnė shtetet e huaja nderkombtarisht tė pranuara, kurse mediat informative emetojnė informata per njohjen apo mosnjohjen e shtetėsisė, ndersa Presaidenti aktual Dr. Rugova ėshtė edhe nga faktori nderkombėtar i njohur, por ma e rėndėsishme ėshtė se elektorati zgjedhės ia ka dhėnė votėn dhe e ka emėruar si President.
Ėshtė fakt se fjala Kryetar e ka domethanjen President.
Por ėshtė e pahijėshme pėr nji medium publik i cili pretendon tė jetė i pavarur tė perdor fjalor tė rrugės, ėshtė papjekuri e madhe per stafin drejtues ėshtė etiketė e keqe pėr vetė shtepinė botuese, dhe asgjė me atė punė nuk dėmtohet Kryetari_Presidenti por ky gjest i ultė RTK-sė e demton ma tepėr imazhin e terė shqiptarėve tė Kosovės.
Me ketė gjest tė ulėt tė njerėzve tė pandergjegjshėm i sinjalizojmė faktorin nderkombėtar se ne shqiptarėt nuk i njofim as vet institucionet shtetėrore tė dalura nga vota e lirė e popullit dhe drejtpėrsedrejti i bajmė me dije se ne shqipatrėt nu kjemi tė aftė dhe tė gatshėm tė vetėudhėheqim, por duhet tė kemi njė tutor mbi kokė apo tė na udhėheqė i huaji sepse tonin nuk e njofim dhe nuk e pranojmė edhe nese shumica ėshtė percaktuar per tė, dhe ku ėshtė ma e keqja Zoti mos e thashtė kontribojmė nė atė qe ma tė gatshėm jemi qe tė na udhėheq armiku se sa i joni.
Njerėz tė caktuar janė nė gjendje qė ta sakrifikojnė edhe rrugėn e shenjtė e cila ėshtė trasuar dhe nuk ka tė ndalur drejt pavarsisė sė Kosvės, pėr interesa tė tyre personale apo partiake, nese thuhet se filani ėshtė iniciator i kesaj rruge apo pjesėtari i njė subjekti politik tė cilit ata nuk i takojn. Por per fat kjo nuk ka tė ndalur dhe vetėm mund tė ngadalėsohet edhe ndonji ditė se nuk ka forcė ma qe mund ta ndalė, pranoi apo nuk pranoi RTK-ja, i pelqeu apo nuk i pelqeu RTK-sė apo kujtdoqoftė.
Sa qesharake tingėllon perseritja shumė e nėnēueshme ēdo ditė e fjalės kryetar. Fjala shqip pėr President ėshtė kryetar, nuk ka asgjė tė keqe tė kjo fjalė. Por nese fjala president pėrdoret pėr kryeshtetasin e njė shteti pse RTK-ja pėrdorė fjalen kryetar pėr Dr. Ibrahim Rugoven?!
P. sh. Kjo ndodh nė tė njejten fjali edhe shpesh herė! Presidenti Moisiu dergoj leter urimi Kryetarit Rugova me rastin e 125 vjetorit tė lidhjes sė Prizrenit. Ose sot me 3 korrik kur Dr. Rugova dėrgon njė mesazh pėrurimi Presidentit Bush.
Kryetari Rugova sot i dėrgoj njė letėr urimi Presidentit Bush pėr rastin e ditės sė pavarsisė sė SHBA-ve
Kjo shkon drejtpėrdrejt nė favor tė armiqve tanė shekullor tė cilėt me mjaft dinakeri janė duke i shfrytėzuar gabimet tona, dhe kanė perfituar bukur mirė nga ato.
Me nderime