Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-05-05, 16:46   #35
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim BUZE LIQENIT TE SHASIT...

Buze liqenit te Shasit,uleshim gjithmone ne te njejtin vend. Kembezbathur sterpiknim njeri-tjetrin me ujin e ftohte,diku ne Maj apo Qershor,nuk me kujtohet mire!
Mbizoteronte qetesi e shurdhet. Vetem diku large,ne horizontin e murrme,paraqiteshin peshkataret vendas,qe me endje dhe pasion,ngrisnin rrjetet ne barkat e tyre shumevjecare.
Kohe pas kohe veshtronim ne drejtim te tyre pa bezere.Uronim qe te mos ktheheshin shpejt,sepse do prishnin ndejen tone. Si dy zogje shtegtare ,te friksuar nga shenjestra e gjuetareve,na trazonte ndjenja se dikush do na njohe. Dashurin e ruanim gjithnji si sekretin shteteror , eproret ushtarak. Me kujtohet....udhes per tek vendi yne i preferuar,mblidhnim gure te ndryshem nga madhesia.Gjuanim fluturimthi mbi siperfaqen e ujit te liqenit dhe enderronim per dashuri dhe te ardhuren tone. Guret zvarre-zvarre canin qetesin e liqenit dhe fundoseshin nje nga nje,sikurse bisedat tona ne valet e eres.
Zemrat tona perjetonin caste romantike.Deshironim qe ato momente te zgjasin gjere ne amshim,dhe fundin mos ta njohin.
Cicerrima e zogjve tretej ne eren e fresket ,buze liqenit piktoresk.
Mendonim se ne jemi cifti per te cilin poetet dhe shkrimtaret e medhenj kishin gjetur inspirim per veprat e tyre, me syzhe dhe perfundim hapy end.Por ,nuk e besoja se ti do mbetej per mua vetem "lulja e kujtimit".
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė