Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-11, 09:12   #37
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton .

6. Kurvėria shkakton largimin e njerėzve, dhe bėn qė ata (qė bėjnė zina) tė shihen me neveritje nga tė tjerėt

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė:"Kurvėria bėhet shkak qė personi tė humbasė nderin dhe respektin nė mesin e njerėzve. Ajo e ul pozitėn e njeriut tek Allahu i Madhėruar dhe e ul vlerėn e tij nė sy tė njerėzve… Si pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe humbja e autoritetit. Laviri nuk gėzon autoritet nė zemrat e familjarėve tė vet, tė afėrmve dhe njerėzve nė pėrgjithėsi. Ai ėshtė gjėja mė e neveritshme nė sytė e tyre. Nė tė kundėrt, i moralshmi gėzon autoritet dhe posedon pozitė tė lartė nė mesin e njerėzve…Pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe fakti se njerėzit e shohin lavirin me syrin e mosbesimit dhe tradhtisė. Atij askush nuk i zė besė pėr familjen dhe fėmijėn e tij.

7. Kurvėria lė gjurmėt e prishjes nė fytyrėn e vepruesit tė saj.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė lidhje me kėtė ka thėnė:"Prej shenjave tė imoralitetit ėshtė nxirja e fytyrės dhe errėsira e saj. Nė fytyrėn e lavirit mbizotėron brenga dhe trishtimi, gjė kjo e cila vėrehet nga njerėzit... Nė krah tė kundėrt, i moralshmi, nė fytyrėn e tij ka dritė dhe ėmbėlsi, nė zemrėn e tij ka rehati dhe qetėsi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, shumė shpejt miqėsohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndėrsa laviri, nė fytyren e tij vėrehet trishtimi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.

8. Kurvėria shkakton erė tė rėndė dhe tė neveritshme.
Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Gjithashtu pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe era e keqe qė del nga goja dhe trupi i lavirit. Kėtė erė e dallon ēdo njeri me zemėr tė shėndoshė. Sikur tė mos ishte pjesmarrja e njerėzve nė kėtė erė, do tė pėrhapej dhe do tė lėshonte britmė, duke treguar mbartėsin e saj.

9. Kurvėria bėhet shkak qė njeriu tė meritojė ndėshkimin nė jetėn e varrit dhe nė ditėn e Kijametit.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Rruga e kurvėrisė ėshtė rruga mė e keqe, dhe vendqėndrimi i lavirėve nė ferr (xhehenem) ėshtė vendqėndrimi mė i keq. Vendi i shpirtrave tė tyre nė barzakh ėshtė furra e ndezur fortė (tennuri). Poshtė tyre ata i godet flaka e zjarrit. Sa herė i kap flaka ata rėnkojnė dhe pėrpiqen tė largohen pėr t'u shpėtuar flakėve, e pastaj sėrish kthehen nė vendin e tyre. Ata vazhdojne tė jenė nė kėtė gjendje deri nė ditėn e Kijametit, ashtu siē i ka parė nė ėndėrr i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e s'ka dyshim se ėndėrrat e profetėve janė pjesė e shpalljes."
Kėto janė ēfarė vuri nė dukje Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) prej urtėsive tė rralla dhe fshehtėsive tė imta legjistlative, nė sqarim tė urtėsisė sė moslejueshmėrisė sė imoralitetit. Siē vėrejtėm mė sipėr, tė argumentuarit e tij ai e bazoi duke sqaruar dhe vėnė nė dukje dėmet dhe rreziqet e imoralitetit (kurvėrisė), si dhe shkaqet negative tė tij, tė cilat janė shkatėrruese tė mirėqenies sė mbarė njerėzimit, si nė rang shoqėror ashtu edhe nė atė individual. Nė dorėshkrimet e Ibnul Kajim-it, lexuesit i bėhet e qartė urtėsia legjislative e moslejueshmėrisė sė imoralitetit nga ana fetare. Autori (Allahu e mėshiroftė!) e shpalos temėn nė mėnyre tė atillė argumentuese, saqė rrallė e gjen atė tė shpalosur nga tė tjerė dijetarė tė cilėt e kanė prekur kėtė temė. S'ka dyshim se kjo argumenton edhe njė herė aftėsitė e gjera dhe gjithėpėrfshirėse tė kėtij dijetari, si dhe mendjemprehtėsinė dhe pėrpjekjet e tij pėr t'u zhytur thellė nė urtėsitė legjislative tė kėsaj feje madhėshtore.
Pėrktheu: Edmon AJDINI
© all rights reserved

[1] E transmeton Buhariu nė "Sahihun" e tij me nr [3849].
Shkėputur nga libri "Ez Zina" me autor Ahmed en Nehari
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė