Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-10-08, 23:05   #12
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anëtarësuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga DetiJon
E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"
(4)

MEHMET PASHE DERRALLA (1843-1918)
Ministri i paré i Mbrojtjes Shqiptare i Qeverisé sé Ismail Qemalit. Rrjedh nga njé familje kreshnik i Tetovés. Kishte lindur né katundin Gradec . Babai i tij , Hasan Pashé Dérralla ka qené njé nga udhéheqésit ushtarak té "Lidhjes sé Prizrenit"
Babai i Mehmet Dérrallés nga qé donte té béhej dhe i biri ushtarak ,até e dérgoi né Stamboll dhe ku e mbaroi shkollén e larté ushtarak . Shérbeu né xhandérmeri né Kosové ,Shkup ,Manastir ,Selanik dhe arriti gradohet Pasha (gjeneral).
Krahas shérbimeve zyrtare-ushtarak ,ndiqte edhe punét e veprat e rilindésve Shqiptare ; kishte lidhje ngushta me patriotét qé pérpiqeshin té realizonin Pavarésiné Shqiptare si Idriz Seferi, Hasan Prishtina , Ismail Qemali etj.

ALI SHEFQET SHKUPI (1883-1953)
Njé nga ushtarakét Shqiptaré dhe shok i afért i Mustafa Qemal Ataturkut .Kryetari i paré Shtatmadhorisé Shqiptare té Qeverisé sé Ismail Qemalit. Ka lindur né Shkup babain e ka pasur nga Peja.
HUSEIN ATAMAN PASHA (1900-1975)
Ushtarak dhe politikan i ndershém . Kishte lindur né Janiné ,rridhte nga familja fisnike Libohovite ,.Mbaroi me suksesé shkolén e lart " Harbije" dhe pastaj Akademin Ushtarake né Stamboll ,shérbeu né ushtri si komandant korparmate. Fliste Shqip , ushqente ndjenja té thella pér Shqiptarét e Shqipriné.
AHMET QAUSH KOSOVARI (1890-1980)
Njé nga rojet e shquara té "Ataturkut" Kishte lindur né katundin Novalan té komunesé sé Vushtrris. Kur kryente detyrén ushtarake né luftén Ballkanike mé 1912 me 40 shoké shkoi né Vloré , por siç pohonte veté, qeveria e Ismail Qemalit nuk ishte né gjendje t'i mbante kéta ushtaré té shpérndaré ,dhe emigroi né 1914 né Stamboll.

EDHE DISA PIKTORE , POETE, ARTÝSTE , SPORTÝSTE ME ORIGJIN SHQIPTARE
ABIDIN DINO (1913-1994)
Piktor karikaturist,shkrimtar pérparimtar,kishte edhe punime kinematografike .Ka disa vepra té botuara ,gézon famé ndérkombétare.
OMER KALESHI (1932 .. )
Piktor ultramodern dhe figurativ .Ka lindur né Kérçové -Maqedoni .Mésimet e mesme i mbaroi né Shkup .Pér shkak represionit serbomadh u detyrua té mérgojé né Turqi 1956.
Véllai i tij, Prof.Dr. Hasan Kaleshi (1920-1977) shkoi né Kosové ku punoi né Universitetin e Prishtinés si Albanolog dhe orientalist.

NEHAR TYBLEK (1924-1994)
Piktor dhe karikaturist i mirénjohur Shqiptaré .Ka lindur né Manastir.punoi né gazetat Aksham , Gynajdén ,Hyrrijet etj.
SAMI GYNER (1914 -1991)
Ka lindur né Prishtiné ,fotografist i dalluar me famé ndérkombétare .
VEFA BOZAXHIU
Vefa ésht njé familje qé ka emigruar né fillim té shek. XIX né Stamboll. Haxhi Sadik efendiu me t'u vendosur né Stamboll vazhdoi té ushtrojé profesionin qé kishte né Shqipéri , prodhimin e bozés .Sot né Turqi boza e prodhuar nga familja "Vefa " éshté e pérmendur dhe e kérkuar jo vetém nga Turqit ,por dhe nga turistet e huaja té shumté qé vizitojné Turqiné.
DY ARTISTE TEATRI
Halide Pishkin (1906-1959)
Ka lindur né Tirané jeten teatrale e filloi né skenén kombétare té Stambollit .Ka luajtur shum role né teatér ,kinema ,pjesé radiofonike etj.

JILLMAZ GRUDA (1930 ...)
Poet ,aktor dhe artist i teatrit e kinematografisé.

NIJAZI SULÇE (1938..)
Ka lindur né Pejé ,shkollén fillore dhe gjimnazin e kreu né vendlindje. Nga represioni i regjimit titist me 1956 emigruan né Turqi .Ka botuar afro 40 libra me poezi .Vjershat e tij nga piképamja tematike kané merita pér kauzén kombétare té Kosovés .

SPORTIST PISHTAR
ALI SAMI JEN (1886-1951)
Ali Sami Jeni, éshté themeluesi i Klubit "Gallatasaraj" ,biri i Sami Frashérit.
Studimet e mesme i kishte kryer né gjimnazin Gallatasaraj . Né kohén prapanike ,kur né Turqi nuk lejohej futbolli , Ali Sami Frashéri me 1905 bashké me disa shoké themeloi Klubin Gallatasaraj si anétar nr.1. Luajti edhe veté mé voné shérbeu si arbitér i dalluar . Stadiumi ma i madh né Mexhidijekoj éshté pagézuar ALI SAMI JEN.

Né fushén e futbollit pérmendim dhe Beratasin "Vasfi Samimi" portierin e paré dhe veteran té klubit Gallatasaraj té Stambollit.
ISLAM QUPI (Tirane 1932- Stamboll 2001)
Islam Çupi lindi ne vitin 1932 ne Tirane. Pas ardhjes ne pushtet te Enver Hoxhes familja e tij u shperngul ne Turqi. Ndoqi studimet ne "Liceun Gallatasaraj " dhe me pas ne "Vefa Lisesi" nga ku edhe u diplomua. Per njefare kohe u aktivizua me disa skuadra amatore dhe me pas filloi punen si gazetar sporti. Gjate karrieres se tij 44 vjeçare si gazetar fitoi 26 çmime dhe fitoi rrespektin e te gjithe autoriteteve te kesaj fushe. Aftesite e tij gjuhesore dhe zgjuarsia e jashtezakonshme bene qe profesioni i "gazetarit sportiv" te fitonte rrespekt ne Turqi. Eshte cilesuar si "Balzaku i Sportit" dhe "Princi Shqiptar".
Vdiq me 6 Shkurt 2001.


Sigurisht dhe sod ka mjaft Shqiptaré,qé kan arrit suksese ne shum fusha té ndryshme. Por nga sistemi i shtetit té Republikes sé Turqis ( UNITER ) ka dhe shum qé. nuk i dim se jan Shqiptaré.. Pra, nese nuk tregojn ata veht,ne ndonjé intervist ne mediat,nuk kem mundési ta diem se jan Shqiptaré.


Nga se ja vlen shum,kam borq t'ju njoftoj me njé kéngtare mjaft e vehtdieshme ( per origjinen e veht ) qé e ceké ne intervista ne media té ndryshme,dhe vende shum té réndésishme se,ésht Shqiptare. Ekam fjalen per kéngtaren e famshme dhe shum e adhurueshme ne Turqi "

Xhandan ERQETIN
e cila njékohsisht ésht mésuese e muzikes ne liceun mé prestigjioze té Turqis "Gallatasaraj"
Nga viti '86 ésht ne skené ka 5 albuma,ne njéren nga albumat e ka kéngen tané folklorike e mire njohur dhe e adhuruar, ( shoten- hajde shoto mashallah ) ka albuma veq me chansona Frangjiste . Xhandani,ndérkohé ésht dhe arkeologe. Mundéni ta shiqoni dhe té lexoni per to,ne web faqet -www.candanercetin.com
__________________
Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë