Tema: Rugova
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 17:44   #7
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim

Me 16 korrik forcat vullnetare tė Dukagjinit e tė Potgurit arrijnė nė qafėn e Qakorrit, tė prirė nga Ali Bajraktari,Demė Ali Pozhari,Selim Shabani,Tahir Gashi, Lan Selim Mulla Zekė Bėrdyna,Kurt Abazi,Sadri Meta,Hajdin Sahiti,Ukė Sahiti e tė tjerė, me bashkėluftėtarė u shkojnė nė ndihmė kėsaj Krahine.Nė Qafėn e Qakorrit takohen edhe me luftėtarėt e Rugovės, ku pasi hartojnė planin e luftės dhe emėrojnė udhėheqėsit e pėrgjithshem luftarak, nisen pėr luftė, e cila zgjati mėse njė javė.Edhe kėtu Sak Fazlia emėrohet Bajraktar.Pas njė jave lufte,forcat malaziase obligohen qė, edhe nga kėtu tė tėrhiqen.Nė kėtė luftė,Sakut i vritet njėri prej bashkėluftetarėve me tė ngushtė, tė Ura e Murinės, Lan Selimi.Pas asaj lufte, forcat malazeze tėrhiqen,ndersa forcat vullnetare radhiten drejt vijės kufitare pėr mbrojtje tė tij.Qe nga ajo kohė,Sak Fazlisė i lejohet edhe formimi i njesisė vullnetare, ku caktohet pėrveē tė tjerave, nė mbrojtje tė pikės kufitare tek Kulla e Moknės, aty ku nga vet dora e Sak Fazlizė ishte vendosur Flamuri Kombėtar pėr herė tė parė.Vija kufitare tani qe ishte vu nė mbikqyrje tė forave vullnetare, ishte qe nga Smilovica, Kacuberri, Qafa e Murgashit, Moknat, Qakorri, Murina e deri nė Plavė-Guci, tė udhėhequra nga Sak Fazlia, Rive Zymeri, Sali Rama, Zhukė Haxhia, Isuf Mehmeti, Haxhė Mustafa, Demė Ali Pozhari, Mulla Zekė Bėrdyna, Kurt Abazi, Sadri Meta, Hajdin Sahiti Ukė Sahiti, Imer Maliqi e tė tjerė. Pėrveē mbrojtjes me luftė qė bėri Sak Fazlia gjatė asaj pėriudhe tek Kulla e Moknės, ai nuk ngurroi t'u shkoi nė ndihmė edhe luftėtarėve tė tjerė nėpėr pikat e lartėpemendura, dhe vende tė tjera.
Nė vjeshtėn e vitit 1941, forcat serbo-malazeze hartojnė planin pėr tė pushtuar Pazarin e Ri. Aqif Bluta njėri prej luftėtarėve tė lirisė, qė nuk pushoi se luftuari gjatė gjithė jetės se tij,tani ishte udhėheqės pėr kėtė trevė,ku edhe diktoi planin e armikut se, cak i luftės tani ishte Pazari i Ri.I vetedijshem se do tė zhvillohet luftė e madhe,dhe nė pamundesi pėr t'u mbrojtur,ai lėshoi zėrin e kushtrimit nė tėrė Kosovėn dhe me gjėrė pėr ndihmė.Si ēdo trevė tjetėr qė i shkoi nė ndihmė Pazarit, ashtu veproi edhe Rugova ,e cila me 100 luftetarė ndėr mė te guximshmit, nė krye me Sak Fazlinė e Sali Ramėn ku nė Tregovishtė u bashkangjiten edhe shumė luftetaėr tė kėsaj ane, me 15 nėntor arrijn nė Pazar tė Ri,ku kishin arritur forca tė mėdha nga tė gjiha anėt dhe pritej njė luftė e madhe dhe e rrept.Me 16 nėntor,nė agun e parė fillon lufta pėr Pazar tė Ri.Luftėtarėt e Rugovės dhe tė Potgurit ishin tė vendosur nė njėrėn prej pikave mė strategjike pėr luftė.Para se tė fillonte lufta, Sali Rama sugjeron Sakun qe tė mos futet nė thellėsi sikurse nėpėr lufta tė tjera dhe tė kėtė kujdes pėr arsye se, tereni ishte i panjohur.Ishte diku mesi i ditės kur Saku bashkė me Demė Haxhinė,Xhemė Zekėn dhe disa tė tjerė ishin future nė thellėsi tė armikut duke luftuar pa nderprerė, ku edhe plagoset Sak Fazlia-Bajraktari I Rugovės me Flamur nė dorė.Demė Haxhia qe ishte afėr tij i shkon nė ndihmė,merr Flamurin pėr tė vazhduar luftėn.Njėri prej luftetarėve serbomalazias qė kishte plagosur Sakun nuk ishte shumė largė, pas njė ēube, gjuan edhe nė Demėn, tė cilin e plagosė.Saku edhe pse i plagosur, kur dikton armikun gjuan nė tė dhe e len tė vdekur.Xhemė Zeka i shkon nė ndihmė Demė Haxhisė dhe merr Flamurin,i cil vazhdon luftėn,ndersa njė grup luftetarėsh tė plagosurit i dergoin nė spital,siē e thot edhe rapsodi popullor:
Sak Faslia ish varrua
Demė Haxhia si po Thua
Edhe vete Sako jamė varrua
Dej n`spital s`po muj me shkue,
S`en spital n`i paskan que
Dema ish vdek Saku ish pshtue
Ish dekė Dema haj medet
Tuj luftue pėr Atdhe t`vet
Edhe nė spital tentoin ta helmojn Sak Fazlinė, por Saku i dikton dhe shpeton.Pas disa ditėsh Sakun e kthejn nė shtėpi,i cili pas tre muajsh sherohet dhe pėrsėri i kthehet Kullės se Moknės pėr tė vazhduar luftėn me bashkėluftėtarė.
Me 13 qershor 1942, forcat malazeze kishin sulmuar nė Smilovicė.Atje nė mbrojtje tė kufirit ishte Rizė Zymeri e Sadri Meta me bashkėluftėtarė. Me tė degjuar Sak Fazlia, fton Sali Ramėn,Tahir Colin, Bege Maliqin e dhjetra luftėtarė tė tjerė dhe i dalin nė mbrojtje Smilovicės.
Me 20 korrik pėrseri sulmohet Kulla e Moknės,aty ku valonte Flamuri Kombėtar dhe ku ishin pėrqendruar forcat e Sak Fazlisė.Me tė degjuar tė krismave tė para, Sak Fazlisė i shkojn nė ndihmė edhe disa forca tė tjera rugovase ku zhvillohet njė betejė e rrept,betejė e cila vazhdon edhe tė nesėrmen nė Qafė tė Sekiricės,por tani Sakut i kishin shkuar nė ndihmė edhe shumė luftėtarė tė tjerė, si nga Rugova po ashtu edhe nga Dukagjini, me ērast bie edhe Can Tishuku nga Isniqi, e plagoset Ali Kasemi nga Haxhajt.Edhe forcat serbomalazeze kishin tė vrarė e tė plagosur dhe obligohen qė te terhiqen nga vija frontale.Sipas njė raporti qė jepte drejtoria e pėrgjithshme e policisė,thuhej se 100 malazez u dolen nė pritė 40 rugovasve,ku u zhvilluan luftime nga ora 7,deri nė 15 tė datės 20 korrik 1942.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė