Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-06, 16:33   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ndikimi i Konstantinit
Kur Konstantini u bė perandor i Romės, ai sė paku formalisht u bė njė i krishterė. Por duke qenė drejtuesi i njė perandorie politike tė pėrhapur, ai kujdesej pėr unitetin dhe stabilitetin e kėsaj perandorie. Si njė politikan i mprehtė, ai kėrkoi tė bashkėrendonte dhe tė pėrziente praktikat pagane me besimet e krishtere pėr tė shkrirė paganizmin nė Kishėn romake. Nė vitin 313 p.e.s., Konstantini shpalli "Dekretin e Tolerancės". Ai u bė perandor nė vitin 323 p.e.s. dhe "atėherė, krishterimi u vė nė fron" [Jesse Lyman Hurlbut, "Rrėfenja e Kishės sė Krishtere", f.74]. Qė nga kjo kohė, pėr dyqind vjetėt nė vijim, ndaluan tė gjitha persekutimet e tė krishterėve tė Kishės romake dhe ithtarėve tė saj. Shpata e persekutimit nuk u fut thjesht nė kėllėf; ajo u varros" [Ibid, f.75].
Jesse Hurlbut vajton pasojat e bėrjes sė krishterimit fe zyrtare nga Konstantini, qė ishte e lirė nga tė gjitha persekutimet. Qė nga ajo kohė, thekson ai, Kisha plotėsisht u shkatėrrua nga politika dhe oportunistėt.
"... vendosja e krishterimit si njė fe zyrtare u bė njė mallkim".
"Ēdonjėri kėrkonte tė anėtarėsohej nė kishė dhe pothuaj ēdonjėri u pranua. Tė mirėt dhe tė kėqijtė, kėrkuesit e sinqertė tė Zotit dhe hipokritėt qė kėrkonin pėrfitime e mėsynė bashkėsinė. Njerėz ambiciozė e tė paskrupullt kėrkonin pozitė nė kishė pėr ndikime politike e sociale..."
"Shėrbesave tė adhurimit iu shtua shkėlqimi, por ishin mė pak shpirtėrore dhe tė pėrzemėrta sesa nė kohėt e kaluara. Format dhe ceremonitė e paganizmit gradualisht u futėn nė adhurim. Disa nga festat e paganėve u bėnė festivale kishtare me ndryshimin e emrit tė adhurimit" [Hurbult, "Rrėfenja e Kishės sė Krishtere", f.79].
Will Durant, njė historian i famshėm, nė punimin e vet voluminoz "Rrėfenja e Civilizimit", shkroi nė vėllimin III, tė titulluar Cezari dhe Krishti, qė, nė kishėn e re, e cila u zhvillua nė perandorinė romake, ēifutėria e Jezusit humbi apo u refuzua dhe u zėvendėsua me filozofinė dhe mendimet greke, dhe, ai shkruan:
"... Krishti u asimilua nė traditat fetare e filozofike tė mendjes Helene. Tash bota pagane – madje edhe bota antisemite – do tė mund ta pranonte si tė veten".
"Krishterimi nuk e shkatėrroi paganizmin; ai e adoptoi atė. Mendimi grek, duke vdekur, erdhi nė njė jetė tė migruar nė teologjinė dhe liturgjinė e Kishės... misteret greke kaluan nė njė mister mahnitės tė meshės. Tė tjera kultura pagane i kontribuan rezultatit tė bashkimit tė dy sistemeve tė besimit. Nga Egjipti erdhi ideja e njė trinie hyjnore... nga Egjipti erdhi adhurimi i Nėnės sė Fėmijės... Nga Frigjia erdhi adhurimi i Nėnės sė Madhe... Rituali Mitraik aq shumė i ngjante sakrifikimit eukariot tė meshės, saqė etėrit e krishterė e akuzuan djallin se kishte shpikur kėto ngjashmėri pėr tė mashtruar mendjet e brishta. Krishterimi qe punimi i fundit i madh i botės sė lashtė pagane" [f.959].
Krishterimi qė shohim pėrreth sot s'ėshtė tjetėr veēse njė pėrfundim i kėsaj shkrirjeje apo bashkėrenditjeje tė paganizmit nė Kishėn e deklaruar tė Jezusit, e cila ka rėnė nė njė plėngprishje dhe papastėrti. Pasardhėsit e virgjėreshės sė dėlirė tė njė herė e njėkohshme, Kishės sė Testamentit tė Ri, siē duket ėshtė bėrė, pėr tė gjitha qėllimet dhe synimet, lavirja shpirtėrore e Babilonisė, njė zuskė e zbukuruar me margaritarė dhe njė prostitutė e ngatėrruar, njė kurvė shpirtėrore!
Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishėn dhe e ngashėnjeu pėrbrenda. Kisha e deklaruar krishtere u bė fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetėm emrat. Nė disa raste, si nė pashkėt, nuk u prekėn madje as emrat e vjetėr paganė.
H.G. Wells, nė "Pėrvijim i Historisė" sė tij, shqyrton transformimin e mėsimeve tė Jezusit nė njė adhurim pagan, duke e quajtur veten e krishtere. Ai shėnon:
"Respektimi i tė Shtunės Ēifute, prapė, tė transferuar nė tė dielėn Mitraike, ėshtė njė veēori e rėndėsishme e shumė kulteve tė krishtere... Ai [Jezusi] nuk e ka thėnė as njė fjalė pėr adhurimin e nėnės sė tij, Marisė, nė maskėn e Isis, mbretėreshės sė qiejve. Shkruesit skeptikė kanė pasur guximtari tė mohojnė nėse Jezusi mund tė quhet njė i krishterė nė rend tė parė" [f.445].

Marrur nga www.fjalaebukur.com e cila e ka marur prej www.mburoja.net

Pershendetj nga Kumanova Legjendare
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė