Tema: Facebook
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-11, 17:45   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Facebook chat

Facebook dėshiron tė dijė ēdo gjė





Njė klasė tėrėsisht tė re shoqėrore pėr Facebook u bė publike nga ana e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg gjatė konferencės sė zhvilluesve f8, tė cilat aplikacione do tė ushqejnė kėtė rrjet me mė shumė informacione rreth pėrdoruesve tė saj dhe do tė rrisin nė shkallė mė tė lartė shkėmbimin.
Por ajo ēka premton tė jetė biznes i madh pėr Facebook mund tė jetė njė barrė e rėndė pėr pėrdoruesit e saj, tė cilėt do tė shohin ēfarėdo aktiviteti qė bėjnė pėrmes aplikacioneve tė caktuara nė Facebook tė publikuara menjėherė nė kuadėr tė faqes sė rrjetit social.
Fal njė versioni tė ri tė platformės sė zhvilluesve Open Graph – njė ndryshim nė Facebook i quajtur mė i rėndėsishmi pėr kėtė platformė qysh prej se ėshtė lansuar nė vitin 2007 – nė momentin qė pėrdoruesit pajtohen pėr tė lejuar aplikacionin tė qaset nė profilin e tyre, bashkėveprimi me atė aplikacion do tė shfaq nė mėnyrė automatike pėrditėsime qė tani shfaqen nė anėn e djathtė tė Facebook News Feed.
Nėse dėgjoni njė kėngė nė shėrbimin muzikor Spotify (qė nuk funksionon nė asnjėrin prej shteteve nė rajonin tonė), miqtė tuaj do tė shohin kėngėn qė jeni duke dėgjuar. Lexoni njė artikull nė njė prej aplikacioneve dhe ai do tė transmetojė nė Facebook titullin e tregimit qė po lexoni. Veprimet e shkėmbyera nė Facebook do tė dallojnė prej aplikacioni nė aplikacion, ku pėr shembull aplikacioni i gatimit do tė shfaq pėrditėsime mė ndryshe prej atij tė fitensit.
Zuckerberg theksoi se ndryshimi nė aplikacione do tė mundėsojė qė pėrdoruesit tė shkėmbejnė “shumė mė shumė” sesa mė parė: jo vetėm qė ai sheh potencial pėr industri tė reja si “lifestyle” dhe “media”, pėr tė integruar veēoritė e reja sociale por Open Graph sipas tij eliminon nevojėn pėr tė pyetur secilėn herė qė poston nė listėn transmetuese tė njė pėrdoruesi.
Kjo i mundėson procesit tė shkėmbimit tė bėhet mė i automatizuar dhe mė i shpeshtė, qė nė kthim i jep Facebook’ut njė host tė tė dhėnave tė reja pėr rreth 800 milion prėdouresit e saj qė mund tė shfrytėzohen pėr tė shitur dhe personalizuar reklama.
Por kjo nuk ishte e vetmja gjė e theksuar nga ana e Zuckerberg gjatė fjalimit tė tij nė konferencė. Nė vend tė kėsaj CEO u fokusua nė pėrdoruesit e Facebook dhe pėrfitimet e tyre prej kėsaj kategorie tė re tė aplikacioneve. Ai prezantoi idenė se aplikacionet sociale do tė jenė njė mundėsi e mirė dhe pa pengesa pėr tė shkėmbyer dhe tė ofruar njė burim tė “lėvizjeve nė kohė reale”.
“Spotify nuk do tė ketė nevojė t’ju pyet ēdo herė qė bėni diēka dhe ajo shton aktivitetet nė timeline, si njė pėrvojė pa pengesa” tha ai. “Ju do tė zbuloni njė sasi tė madhe tė muzikės nė kėtė formė”. Edhe pse opsionet e shkėmbimit do tė ndryshojnė prej aplikacioni nė aplikacion dhe pėrdoruesit e Facebook do tė kontrollojnė se ēka shohin miqtė me secilin pėrditėsim tė secilit aplikacion, dhe tė shijnė postime, ndryshimi megjithatė bie ndesh me pėrkushtimin e Facebook pėr tė shtyrė para limitin nė privatėsi. Tani duket se do tė ketė lėvizje drejt njė ere tė re kur nuk do tė pyet mė askush nėse do tė postohen informacione tė pėrdoruesve.
Nė fund, ka potencial pėr disa momente tė marrshme pėr tu paraqitur nė skenė, si tregime pėr shije tė keqe nė muzikė apo njė tėrheqje ndaj tregimeve pėr persona me ndikim tė keq. Nė varėsi tė asaj se ēfarė aplikacionet zgjedhin tė integrojnė me Open Graph tė ri dhe mėnyrėn e integrimit, mund tė ndodh qė tė shpalosen edhe detaje shumė mė intime. Aplikacioni i Nike Plus pėr shembull do tė shpalos detaje mbi shėndetin tuaj edhe pse mund tė deaktiviziohet.
Edhe CTO i Facebook, Bret Taylor mori pak vėrejtje nė lidhje me shijen e tij pėr Kenny G, qė doli nė skenė kur Zuckerberg demonstroi sesi Spotify sinkronizohet me profilin e Taylor’it. “Bret, duhet tė flasim pėr kėtė pas f8’it” tha Zuckerberg. Disa patėn nė anėn tjetėr skepticizėm nė lidhje me ndryshimet e reja nė Facebook.
“Ėshtė diēka e ēuditshme. Facebook tani dėshiron tė dijė ēdo gjė. Unė ndoshta do tė blejė njė dhi dhe do tė jetojė nė shpellė” cicėroi @Gabriellala.
Ēka mendoni rreth ndryshimit? A janė kėto gjėra tė frikshme? Apo pritni tė shihni se ēfarė informacione do tė zbuloni apo po frikėsoheni se ēka do tė del nė skenė? A mendoni se kėto shkėmbime tė tė dhėnash nuk janė ende tė gatshme pėr Kosovė e Shqipėri ku mund tė dalin nė skenė shumė detaje interesante pėr lidhje qė kanė pasur mė parė pėrdoruesit e qė kanė dashur t’i fshehin, pėr komente qė kanė bėrė, pėr like qė kanė bėrė, etj? Na shprehni mendimin tuaj nė rubrikėn e komenteve mė poshtė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė