Tema: iPhone
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-13, 19:43   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: iPhone

Sensori i shenjave tė gishtave nė iPhone 5S do tė pėrballet sė shpejti me konkurrentė







Me teknologjinė e sensorit tė shenjave tė gishtave (TouchID), Apple mund tė ndikojė nė zgjerimin e biometrikės nė fushėn e pajisjeve mobile.

Faktikisht, shumė ekspertė tė kėsaj industrie mendojnė se prodhuesit e tjerė do ta ndjekin shumė shpejt kompaninė duke sjellė edhe ata skanuesit e tyre tė shenjave tė gishtave. TouchID, pjesė e iPhone 5S, skanon shenjat e gishtave tė personit qė shtyp butonin “Home”.

Pėr personin qė e zotėron telefonin, ky i fundit zhbllokohet menjėherė, pa pasur nevojė pėr kod. Po ashtu, sistemi mund tė mėnjanojė nevojėn e vendosjes sė njė fjalėkalimi sa herė qė shkarkohen aplikacione nga App Store.

Zv. Presidenti i sektorit tė marketingut, Phil Schiller, shpjegoi se sensori ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj prekjes. Fizikisht, ai ėshtė shumė i hollė – 170 microns, ose konkretisht, vetėm pak mė i trashė se njė fije floku.

Ka rezolucion shumė tė lartė, 550 pixels per inch. Gishtin mund ta rrotullosh si tė duash, pasi sensori do ta lexojė gjithsesi.

Pėr ta mbrojtur sensorin, Apple ka pėrmirėsuar jetėgjatėsinė e butonit duke shtuar kristal safir, e duke e rrethuar atė me njė unazė ēeliku qė bėn dedektimin e gishtit. Duke marrė parasysh kėto karakteristika, mund tė jetė e vėshtirė pėr konkurrentėt si Samsung, butonat e sė cilit kanė madhėsi jo tė rregullt, ose BlackBerry, telefonėt e sė cilit nuk kanė buton “Home”.

Megjithatė, ekspertėt mendojnė se kjo veēori do tė mbetet e kufizuar edhe pėr disa kohė, duke qenė se ofruesit e biometrikės janė ende duke bashkėpunuar me prodhuesit e smartfonėve dhe nė shumė raste, nuk ėshtė vendosur diēka e qartė mes tyre.





Sa tė sigurta janė gjurmėt e gishtave tuaj nė iPhone 5S







Me prezantimin e sensorit tė gjurmėve tė gishtave nė iPhone 5S, kanė ardhur njė lumė shqetėsimesh lidhur me ēėshtjen e privatėsisė.

Ideja e “dorėzimit” tė gjurmėve tė gishtave tek Apple pėrmes iPhone 5S ka filluar tė nervozojė njerėzit. Telefoni do tė dalė nė shitje mė 20 shtator dhe nė butonin Home do tė ketė tė pėrfshirė edhe njė sensor qė do tė skanojė gjurmėt e gishtave. Fillimisht, pėrdoruesit duhet t’i regjistrojnė gjurmėt e tyre nė telefon e mė pas mund ta pėrdorin sensorin pėr tė zhbllokuar telefonin.

Ideja konsiston nė faktin se shenjat e gishtave janė unikė pėr ēdo person dhe nė ndryshim nga kodet apo fjalėkalimet qė pėrdoren, ato janė mė tė sigurta. Gjithsesi, mos prisni qė skanuesi tė jetė perfekt. Pėrgjithėsisht, ai nuk funksionon kur gishtat janė tė lagur apo tė djersitur.

Por, problemi qė ngrihet ėshtė nėse mund t’i besojmė Apple-it shenjat tona tė gishtave? Pėrtej saj, a mundet njė haker tė thyejė sigurinė e telefonit dhe tė gjejė njė mėnyrė pėr “t’ia hedhur” sensorit?

Pėrgjigjet qė kanė ofruar ekspertėt pėr kėto pyetje janė:

1) Ndoshta, tė paktėn pėr momentin.

2) Po, edhe pse ka shumė pak mundėsi tė ndodhė.

Teknologjitė e reja duhet tė shihen gjithmonė me njė farė kriticizmi ose shqetėsimi. Joe Schumacher, kėshilltar nė firmėn e sigurisė Neohapsis, shprehet se lexuesi i shenjave tė gishtave ėshtė mė tepėr njė veēori komerciale, pėr tė rritur shitjet, sesa njė opsion vėrtet i vlefshėm pėr rritjen e sigurisė. Ai shton se duhet tė kryhen ende kėrkime mbi mėnyrėn se si ruhet kjo gjurmė gishtash, si mund tė hakohet apo tė menaxhohet nė iCloud.

Shenjat e gishtave nė cloud?







Problemi nė kėtė rast qėndron nė ndėrhyrjen qė bėhet shpesh nga NSA pėr tė marrė tė dhėna mbi pėrdoruesit. Nėse qeveria jep urdhėr, kompanitė janė tė detyruara tė japin tė dhėnat e kėrkuara. Nė fund tė fundit, Apple u raportua se kishte qenė partnere nė programin e mbikėqyrjes sė NSA-sė (Prism) dhe e ka pranuar se i dorėzon qeverisė tė dhėna nėse kjo e fundit ia kėrkon.

Megjithatė, informacionet mbi shenjat e gishtave do tė enkriptohen dhe do tė ruhen nė mėnyrė tė sigurt brenda ēipit tė ri A7 nė iPhone 5S. Pra, ato nuk do tė ruhen nėpėr serverėt e Apple apo nė iCloud. Kėshtu, edhe nėse njė haker akseson ēipin, duke qenė se shenjat janė tė enkriptuara, ai, me shumė mundėsi, nuk do tė arrijnė t’i aksesojnė ato pėrmes inxhinierimit tė kundėrt. Apple ka deklaruar gjithashtu se nuk do tė lejojė aplikacione tė palėve tė treta tė aksesojnė skanuesin, tė paktėn pėr momentin jo.

Ky ėshtė lajm i mirė pėr sigurinė e pėrdoruesit, edhe pse disa burime thonė se NSA mund tė kontrollojė e tė spiunojė smartfonėt. “iPhone juaj e di se cilėt telefononi dhe ku gjendeni. Nė versionin e fundit, do tė shtohet nė kėtė listė edhe gjurma e gishtave. Duke marrė parasysh kėto gjėra, a duhet tė shqetėsohemi mbi tė dhėnat biometrike? Jo, jo, jo. Absolutisht jo,” shkruan Philip Bump nė The Atlantic.

“Gjurmėt tuaja tė gishtave nuk do tė lėvizin nga telefoni. A ka shanse qė NSA t’i kėrkojė Apple-it tė ngarkojė shenjat e gishtave tė njė personi tė caktuar dhe mė pas t’ia dėrgojė agjencisė? Sigurisht. Por, kjo nuk mund tė kėrkohet nga PRISM; ndoshta do tė kishte nevojė pėr njė urdhėr tė posaēėm. Shanset pėr kėtė janė shumė, shumė tė pakta, edhe pse nuk mund tė themi se ėshtė e pamundur qė tė ndodhė.



Hakimet e shenjave tė gishtave



Ekziston edhe shqetėsimi i riprodhimit tė shenjave tė gishtave nga hakerėt pėr tė hyrė nė telefon. “Shenjat e gishtave nuk janė private, sepse nė fund tė fundit ne i lemė kudo ku shkojmė dhe prekim sende. Nėse dikush ka burimet dhe vullnetin apo arsyen, mund tė pėrpiqet tė thyejė ēdo mjet sigurie qė besoni,” shkruan kėrkuesi i sigurisė Graham Cluley nė blogun e tij. “Diēka ėshtė e sigurt. Me lanēimin e iPhone 5S, do tė rritet numri i njerėzve qė do ta pėrdorin sensorin si pjesė tė pėrditshme tė jetės sė tyre. Kjo do tė rrisė interesin e hakerėve pėr gjetur njė mėnyrė se si mund ta thyejnė sigurinė,” shton ai.

Dino Dai Zovi, bashkautor i “The iOS Hacker’s Handbook,” u shpreh se nėse do tė pėrpiqej tė hynte nė njė iPhone 5S, fillimisht do tė pėrpiqej tė merrte gjurmėt nga njė vend tjetėr nė pajisje dhe tė gjente njė mėnyrė se si mund t’i ēonte ato mbi sensor, pėr tė aksesuar telefonin. Faktikisht, kjo metodė nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė sa duket. 10 vjet mė parė, njė kriptograf japonez dėshmoi se si mund t’ia hedhėsh njė sistemi qė njeh shenjat e gishtave, duke vendosur njė gisht tė pėrbėrė nga xhelatina, tė cilit pėrmban njė riprodhim tė gjurmėve tė gishtave.







Metoda u quajt nė atė kohė”Gummi bear hack.” Gjithsesi, teknologjia e pėrdorur sot nga Apple supozohet tė jetė mė e sofistikuar se sistemet e vjetra. Pėr mė tepėr, riprodhimi i tillė i shenjave tė gishtave, mund tė mos ofrojė tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė zhbllokuar telefonin, argumenton eksperti i sigurisė dixhitale, Robert Graham.

“Pėr zhbllokimin e iPhone-it tuaj pėrdorni njė pjesė tė ndryshme tė gishtit nė krahasim me atė qė pėrdorni pėr tė prekur gjėra tė tjera. Kjo do tė thotė se pavarėsisht se hakerėt mund tė pėrpiqen t’i marrin shenjat e gishtave nga objekte tė tjera qė mund tė keni prekur, ose nga pjesė tė tjera tė telefonit, ka shumė mundėsi qė nuk do tė kenė pjesėn e duhur qė nevojitet pėr zhbllokimin e iPhone-it,”shton ai.

“Pra, me pak fjalė, bazat e tė dhėnave tė NSA-sė, FBI-sė dhe sigurisė kufitare, tė cilat mbajnė shenjat e gishtave, nuk vlejnė pėr zhbllokimin e telefonit tuaj sepse nuk mbulojnė tė njėjtėn pjesė tė gishtit,” shprehet Graham.

Ka edhe njė shqetėsim tjetėr po kaq serioz sa ato mė lart. Sistemi Touch ID mund tė pėrdoret edhe pėr tė aprovuar blerjet nga iTunes apo App Store, ēka i ve nė mėdyshje disa ekspertė sigurie. “Nėse Apple pretendon se shenjat nuk dalin nga pajisja, kjo do tė thotė se iPhone-ėt e rinj do tė dėrgojnė njė farė autentikimi nė serverėt e Apple pėr tė bėrė verifikimin nėse pėrdoruesi fundor ka dėrguar njė gjurmė tė vlefshme apo jo,” shkruan Dan Goodin, partner i CNN.com. “Nėse sulmuesit gjejnė njė mėnyrė pėr tė kapur dhe riprodhuar kėto gjurmė, kjo mund tė sillte nė rrugė tė reja pėr vjedhjen e llogarive tė pėrdoruesit.” Nė fund, duke marrė parasysh se faktin se nuk ka teknologji tė pahakueshme, pėrdoruesit kanė gjithmonė alternativėn e ēaktivizimit tė sensorit. Nė kėtė mėnyrė, iPhone nuk do tė regjistrojė gjurmėt e tyre tė gishtave dhe kėshtu mund tė ndihen mė tė qetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė