Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-13, 13:59   #66
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: (Pse) Do tė bie Asadi i Siris ?!

Shqiptarėt nė anėn e ekstremistėve sirianė, antishqiptarė








Tiranė, 21 tetor 2013

Pėrfshirja e shqiptarėve nė forcat ekstreme islamike nė Siri i bėn njė dėm tė madh pėrkatėsisė sonė perėndimore. Kėshtu shkruan ish ministri i Jashtėm, Tritan Shehu, nė njė status tė publikuar dje nė FB. Deputeti demokrat, i cili ndjek me vėmendje zhvillimet nė Siri dhe pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftėn e saj, shprehet se merr shkas nga disa njoftime tė reja nė media pėr shqiptarėt qė marrin pjesė nė kėtė luftė. “Disa ditė mė parė takova nė Romė njė nga drejtuesit e rezistencės demokratike siriane, njė personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perėndimore.Mė konfirmoi qartėsisht dy elemente: 1- Shqiptarėt autoktonė nė Siri, nė pjesėn dėrmuese tė tyre, mbėshtesin lėvizjen demokratike aty. 2- Ka shqiptarė tė tjerė, tė vajtur aty mbas fillimit tė konfliktit, edhe nga Shqipėria kėta, qė operojnė aty brenda formacioneve tė forcave ekstremiste islamike, duke i krijuar njė dėm tė madh ēėshtjes sė atij populli”. informon deputeti Shehu.

“Ai mė kėrkoi tė sensibilizohet opinioni publik nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, pėr kėtė fenomen shumė tė rrezikshėm, jo vetėm pėr atė vend, por nė radhė tė pare pėr vendet tona. Ai kėrkonte me forcė qė tė merren tė gjitha masat nga organet tona shtetėrore pėr tė goditur me forcė kėtė trafik tragjik qeniesh njerėzore, organizatat kriminale qė e organizojnė apo favorizojnė atė”, citon Shehu pjesėtarin e kryengritjes siriane. “Dhe ai, -vazhdon Shehu,- ka plotėsisht tė drejtė, ne nuk mund e nuk duhet ta kalojmė me mendjelehtėsi njė shfaqje tė tillė marrėzie, fatmirėsisht pėr momentin shumė e kufizuar kjo. Njė gjė e tillė bie krejt ndesh me aspiratat tona kombėtare, me pėrkatėsinė tonė perėndimore, me angazhimet tona, me filozofinė e mentalitetin tonė fetar e njerėzor, me imazhin tonė, me interesat tona madhore”, citohet Shehu nga mediat e Tiranės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė