Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-14, 14:44   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Pavarėsia e Kosovės - dokumente

SHBA deklasifikon tri dokumente sekrete pėr Kosovėn



Uashington, 08.01.2014

Shtėpia e Bardhė nė Washington ka deklasifikuar tri dokumente sekrete qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.

I pari ka tė bėj me memon e Kėshilltarit pėr ēėshtje tė sigurisė drejtuar nė shtator tė vitit 1998 , atėherė, Presidentit amerikan Bill Clinton lidhur me ultimatumin e NATO-sė, dokumenti i dyti ka tė bėj me shkresėn nga takimi ku janė diskutuar opsionet ushtarake tė ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė (mars 1999), ndėrkaq dokumenti i treti shpalon detajet nga biseda telefonike e Clintonit me Hashim Thaēin nė kohėn kur ai ishte lider politik i UĒK-sė.

“Me t’u ofruar dimri e me rezistimin e mėtutjeshėm tė Milosheviqit, ėshtė arritur pajtimi se ka ardhur koha kur duhet mbėshtetur kėrkesat ndėrkombėtare pėr zgjidhjen politike dhe pėr ti dhėnė fund dhunės kundėr popullatės civile nėpėrmjet kėrcėnimit kredibil me ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-sė. Kjo nėnkupton se duhet bėrė trysni nė NATO qė ta lėshojė njė ultimatum ku kėrkon nga Milosheviqi tė ndėrmarr hapa konkret pėr tė zgjidhur krizėn humanitare dhe politike, ose do tė ballafaqohet me pėrgjigjen ushtarake”, i kishte shkruar Kėshilltari Samuel Berger Presidentit Clinton nė shtatorin e vitit 1998.

Berger ka shtuar se nė rast tė kundėrshtimit tė Millosheviqit SHBA-tė “duhet tė jenė tė gatshme pėr njė ndėrhyrje tė gjerė ajrore me qėllim tė pengimit tė Millosheviqit tė realizojė operacione ushtarake nė Kosovė”. “Ultimatumi duhet tė shoqėrohet me vėrejtjen strikte drejtuar shqiptarėve tė Kosovės qė ata tė mos provokojnė pėrgjigje ushtarake tė Serbisė”, ka shkruar mes tjerash Berger, i cili poashtu ka shpjeguar se ‘ekziston konsensus qė qasja tė jetė ekskluzivisht e ndihmės humanitare’.

Berger poashtu i ka tėrhequr vėrejtjen Clintonit se “prolongimi i operacioneve brutale nga forcat serbe tė kombinuara me ndėrprerjet e sulmeve tė UĒK-sė do tė vazhdojnė tė pengojnė ndihmėn humanitare, kurse rreziku pėr masakra do mbetet edhe mė tej i lartė’.

Nė shkresėn e deklasifikuar sot, Berger pėrmend rezolutėn e OKB-sė dhe vendimin e NATO-sė pėr tė filluar tė gjenerojė forcat, janė ēėshtje tė rėndėsishme pėr pėrgatitjen politike e ushtarake pėr tė shpallur ultimatumin. “Njėherėsh kjo do tė ishte njė mesazh serioz qė do ia pėrcjellnim Milosheviqit”, thuhet mes tjerash aty.

Njė pjesė e dokumentit ka tė bėj me OKB-nė dhe Rezolutėn e atėhershme tė saj . “Rezoluta ndihmon nė pėrgatitjen e bazave politike pėr pėrdorimin e forcės nga shumė aleatė tonė, por e njėjta nuk ė bėn nė mėnyrė eksplicite autorizimin pėr pėrdorimin e saj”, kishte shkruar Berger, sipas tė cilit pėr shkak tė rezistencės nga Rusia pėr pėrdorim tė forcave “ShBA-tė duhet tė konsultohen nga afėr me Rusinė, direkt me tė dhe pėrmes NATO-sė, nė mėnyrė qė tė limitohen dėmet nė marrėdhėniet mes tyre”.

Kėshilltari i presidentit tė atėhershėm tė SHBA-ve kishte ngritur po ashtu edhe shqetėsimin e Kongresit amerikan pėrkitazi me ndėrhyrjen ushtarake dhe frikėn se diēka tė tillė Kongresi mund ta shoh si ‘ndėrhyrje qė rrezikon forcat amerikane’ dhe qė mund tė shpie nė ‘zotimet afatgjate ushtarake pėr tė mbėshtetur autonominė e Kosovės’.

Rreziku tjetėr qė pėrmendet nė kėshillat e Bergerit drejtuar Clintonit 6 muaj para fillimit tė ndėrhyrjes sė NATO-sė nė Kosovė ėshtė ai se pėrdorimi i forcės apo madje vetėm i kėrcėnimit ‘mund tė shkaktojė qė Beogradi tė ndėrpres pėrpjekjet pėr tė ndihmuar si dhe tė ndėrpres procesin e negociatave, gjė qė do tė thellojė krizėn edhe mė shumė’.

Nė fund tė shkresės Berger i rekomandon Presidentit qė tė pajtohet pėr tu pėrgatitur pėr ultimatumin e NATO-sė , tė mbėshtetur mė kėrcėnimin pėr pėrdorimin e fuqisė ajrore dhe strategjive pėrcjellėse diplomatike.

Shtėpia e Bardhė ka deklasifikuar edhe shėnimet nga takimi ku ėshtė biseduar pėr procesin e planifikimit tė ndėrhyrjes ajrore tė NATO-sė kundėr caqeve ushtarake serbe nė Kosovė, transmeton RTK

Faza e parė e planit, sipas kėtij dokumenti qė e ka edhe InfoGlobi, parashihte koncentrimin para sė gjithash nė sistemin e integruar tė mbrojtjes ajrore tė ish - Jugosllavisė nė Serbi dhe nė Mal tė Zi. “Me kėrkesė tė SHBA-ve, NATO ka zhvilluar skenarin me dy opcione…Opsioni A ėshtė tė synohen ushtria dhe njėsitet policore tė involvuara nė ripėrtėritjen e dhunės kundėr shqiptarėve nė Kosovė, dhe opsioni B qė synon tu pėrgjigjet sulmeve tė Serbisė ndaj forcave tė NATO-sė nė Maqedoni, Bosnjė dhe nė shtetet e tjera fqinje”.

Dokumenti, po ashtu pėrmban pyetjet dhe ēėshtjet qė duhet tė diskutohen, nė mesin e cilave edhe ‘a duhet domosdoshmėrish tė sulmohen sistemet e mbrojtjes nė Malin e Zi’ dhe jepet sqarimi se ish Presidenti i kėtij shteti, Gjukanoviq, ėshtė lajmėruar se kjo mund tė ndodhė.

“Faza njė dhe dy opsionet mund tė zbatohen brenda 24 orėve , sė kėndejmi kėrkojmė pėlqimin tuaj pėr tė involvuar forcat amerikane nė to para fillimit tė ndėrhyrjes”, thuhet mes tjerash nė kėtė dokument, qė ishte sekret deri tani. Dokumenti pėrfundon me shtimin e njė sėrė pyetjesh qė duhej diskutuar atėbotė para marrjes pėrfundimtare tė vendimit.

Dokumenti i tretė i deklasifikuar, poashtu ka tė bėj kohėn kur Bill Clinton ishte president. Ai shpalon detajet e bisedės telefonike qė Clinton kishte realizuar me liderin politik tė UĒK-sė, Hashim Thaēi, pas tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova, pra pas ndėrhyrjes 79 ditore nga ajri tė NATO-sė nė Kosovė.

Gjatė kėsaj bisede Clinton ka falėnderuar Thaēin pėr “demilitarizimin dhe transformimin e UĒK-sė” dhe i ishte falėnderuar ‘qė kjo ndodhi mu nė ditėn kur u pėrmbyll procesi i tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova’.

Atėherė lideri politik i UĒK-sė, aktualisht Kryeministėr i Kosovės, Hashim Thaēi i pėrgjigjet Presidentit amerikan, po ashtu me njė falėnderim dhe i thotė se ‘demilitarizimi ėshtė edhe sukses i tij’. “Ky ka qenė njė kompromis nga ana jonė qė e bėmė pėr hir tė angazhimit pėr paqen e stabilitetin nė Kosovė e rajon”, i kishte thėnė mes tjerash Thaēi.

Mė pas Clinton premton se do tė angazhohet pėr sigurinė, pėr forcėn lokale policore dhe institucionet vetėqeverisėse nė Kosovė. Nė anėn tjetėr Kryeministri i Kosovės i premton presidentit amerikan se ‘do tė respektohen tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e minoriteteve nė Kosovė‘.

“Ne do tė punojmė pėr tė siguruar lirinė , paqen dhe demokracinė pėr tė gjitha grupet etnike nė Kosovė. E do tė punojmė poashtu pėr krijimin e njė ekonomie tė hapur e tė lirė”, i ishte pėrgjigjur Thaēi.

Clinton ka pėrgėzuar Thaēin pėr lidershipin dhe pėr zotimin qė i bėri pėr tė drejtat e njeriut dhe ato tė minoriteteve, kurse Thaēi i ka pėrkujtuar atij ‘se na presin beteja tė reja, si kthimi i refugjatėve, rindėrtimi, krijimi i shoqėrisė civile dhe mbajtja e zgjedhjeve tė lira e pluraliste’. Letra e fundit e deklasifikuar ishte e datės 20 qershor.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante