Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-13, 18:19   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjia CLOUD

BitTorrent Sync, shėrbim falas pėr ngarkim pa kufi nė cloud





Shėrbimet pėr backup nė cloud janė duke u paraqitur gjithkund kėto ditė, ku edhe vetė BitTorrent ėshtė duke u hedhur nė cloud: BitTorrent ka lajmėruar njė shėrbim tė ri pėr backup nė cloud tė cilin e quan Sync dhe ndonėse ka mjaft shumė ngjashmėri me shėrbimet e tjera nė cloud qė tashmė ekzistojnė, Sync ofron disa ndryshime kyēe.

Duke pėrdorur Sync-in, ju nė fakt jeni duke pėrdorur serverėt e BitTorrentit pėr tė bartur skedarėt nga njėra pajisje tek tjetra. Kjo ka njė numėr tė pėrfitimeve, pasi nėnkupton qė ju mė nuk do tė jeni tė kufizuar pėr madhėsinė sikurse jeni me shėrbimet e tjera.

Njėra nga kokėēarjet madhore me shėrbimet si Dropbox dhe SkyDrive ėshtė qė ju jeni tė kufizuar nė atė se sa mund tė vendosni nė folderėt tuaj tė sinkronizuar, pėr shembull, me Dropbox ju merrni 2 GB hapėsirė tė lirė pa pagesė dhe qė shpenzohet shpejt kur e pėrdorni pėr tė sinkronizuar shumė video.

Sapo ta keni arritur kufirin, ju duhet tė shpenzoni para pėr tė marrė mė tepėr hapėsirė.

Kjo nuk ėshtė njė ankesė e madhe, teksa ndėrmarrjet qė ekzistojnė bėjnė para nga kėto pagesa.

Sync i BitTorrent-it nė anėn tjetėr ėshtė falas pėr t’u pėrdorur. Ju nuk duhet tė shqetėsoheni pėr kufizimet nė madhėsinė e bartjeve qė e realizoni nga njė pajisje nė tjetrėn, qė me siguri tingėllon si njė gjė mjaft e kėndshme pėr ata qė nė vazhdimėsi duhet tė mbėshteten nė shėrbimet e cloud-it pėr bartur skedarėt mes pajisjeve.

Aq mirė sa tingėllon, ekziston vetėm njė problem: BitTorrent Sync nuk ėshtė ende nė dispozicion pėr t’u pėrdorur (nėse nuk dėshironi ta pėrdorni versionin testues pre-alpha). Ai pėr momentin ėshtė nė fazat e testimit, por mbase mund tė kalojnė disa muaj derisa Sync tė jetė nė dispozicion pėr pėrdoruesit e BitTorrent-it.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė